Emocionet dhe loja e fëmijëve të moshës parashkollore!
Fëmijët parashkollor mësojnë më shumë rreth emocioneve gjatë gjithë kohës, veçanërisht gjatë lojës.
Loja është mënyra e natyrshme se si fëmijët mësojnë dhe zhvillohen. Loja u jep mundësinë parashkollorëve t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ta praktikojnë menaxhimin e tyre.
Çfarë të presim nga parashkollorët dhe emocionet e tyre?
Rreth moshës 3- 4 vjeçare fëmija juaj parashkollor ndoshta do të:
- përdor fjalë për t’i përshkruar ndjenjat themelore si i mërzitur, i lumtur, i zemëruar dhe i ngazëllyer.
- ndjejë keqardhje dhe ta kuptojë se ai/ajo duhet të kërkojë falje, kur ai/ajo ka bërë ndonjë gabim - edhe pse ju ndoshta do të duhet të jepni shumë ri-kujtues.
- të ndjehen bujarë dhe të tregojnë se ai/ajo e kupton idenë e ndarjes – por mos prisni që t’i ndajë gjërat gjatë gjithë kohës.
Në moshën 4-5 vjeçare, fëmija juaj parashkollor ndoshta do të:
- përdorë fjalë për të përshkruar ndjenja më komplekse si zhgënjimi, mërzia dhe sikleti, veçanërisht nëse ju keni qenë duke e inkurajuar atë për ta bërë këtë gjë.
- të fshehë të vërtetën për diçka nëse ndihet fajtor, i turpëruar ose i frikësuar. Madje mund të thotë “nuk e kam bërë” edhe kur e ka bërë.
- jetë më mirë në menaxhimin e emocioneve të forta si zemërimi, zhgënjimi dhe ka më pak shqetësime.
- jetë shumë i lidhur me ju – për shembull, fëmija juaj mund të ndihet në ankth për të shkuar në një vend të panjohur, si një festë ditëlindjeje.
Në moshën 5 vjeçare, fëmija juaj parashkollor ndoshta do të:
- përdorë fjalë për të përshkruar ndjenja komplekse si zhgënjimi, faji dhe xhelozia.
- jetë më i vetëdijshëm për ndjenjat e tij/saj ndaj të tjerëve dhe të veprojë sipas tyre – për shembull, fëmija juaj mund të jetë i sjellshëm me miqtë dhe familjen dhe dëshiron t'ju ndihmojë më shumë.
- përpiqet fort t’i përmbahet rregullave për të mos hyrë në telashe.
- ketë më shumë durim, kur është duke pritur për gjërat.
Ide loje për t’i inkurajuar ndjenjat e fëmijëve të vegjël
Loja me ty dhe me fëmijë të tjerë i ndihmon fëmijët e moshës parashkollore t’i eksplorojnë dhe t’i kuptojnë ndjenjat e tyre. Ja disa këshilla loje për ty dhe fëmijën tënd:
- Jepini fëmijëve tuaj mundësi për lojë të çrregullt, si për shembull duke luajtur me rërë, baltë ose bojëra. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për fëmijët që t’i shprehin ndjenjat si lumturia ose dëshpërimi.
- Kërko mënyra imagjinare dhe kreative, në mënyrë që të luajë fëmija yt. Fëmija do të mund të luante me kukulla ose lodra, ose të përdorte rroba të vjetra për t’u veshur dhe për t’u bërë si një luan. Për shembull, fëmija juaj i moshës parashkollore mund të pretendojë të jetë i sjellshëm dhe i shqetësuar, duke e imagjinar veten se është mësues ose mjek.
- Merrni fëmijën tuaj jashtë për të luajtur në një park ose zonë të hapur me shumë hapësirë për vrapim, përmbysje dhe rrokullisje. Kjo mund ta ndihmojë fëmijën t’i ekspozojë ndjenjat.
- Inkurajoje fëmijën t’i ngjyrosë dhe vizatojë ndjenjat si një mënyrë për t’u shprehur. Piktura dhe vizatimi mund ta qetësojnë fëmijën nëse është i/e frustruar ose i/e mërzitur.
- Nxite fëmijën të kërcejë e të “aktrojë” muzikë ose të bëjë muzikë me instrumente të thjeshta.
- Lexoni tregime që paraqesin personazhe që po përjetojnë situata dhe emocione të ngjashme me fëmijën tuaj. Kjo vërtet mund ta ndihmojë fëmijën të kuptojë ndjenja të reja si hidhërimi për ngordhjen e një kafshe shtëpiake ose të shqetësohet për fillimin e shkollës.
- Jepi mundësi fëmijës të luajë me fëmijë të të gjitha moshave. Duke luajtur me fëmijët e tjerë, fëmija juaj mund të mësojë si t’i njohë, t’i menaxhojë dhe tu përgjigjet emocioneve.
Fëmija mund ta ketë më të lehtë t’i shprehë ndjenjat nëse ndihet se është përgjegjës. Nëse e lë fëmijën të zgjedhë çfarë dhe si të luajë, kjo mund të të ndihmojë.
Të gjithë fëmijët zhvillohen sipas ritmit të tyre. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë aspekt të zhvillimit të fëmijës tuaj, është një ide e mirë të bisedoni me fëmijën tuaj dhe infermieren, mjekun familjar, ose mësuesin/edukatorin parashkollor të fëmijës suaj.
|