Shfrytëzimi i kohës për të menaxhuar sjelljen e fëmijës!

Kur i kushtoni kohë fëmijës për sjellje të papranueshme, ju e largoni fëmijën nga aktivitetet dhe vëmendja pozitive. Kur përdoret në mënyrën e duhur, koha e pushimit mund të jetë një mjet shumë efektiv për t’i ndihmuar fëmijët ta mësojnë ndryshimin midis sjelljes së pranueshme dhe të papranueshme.
Body

Çfarë është koha e pushimit?

Pushimi përfshin largimin e fëmijës tuaj nga aktivitete interesante dhe moskushtimi i vëmendjes ndaj fëmijës për një periudhë të shkurtër kohore.

Nëse fëmija sillet në mënyrë të papranueshme, pushimi është një strategji që mund t’ju ndihmojë që të drejtoni sjelljen e fëmijës.

Pushimi funksionon më mirë kur përdoret brenda një marrëdhënieje të ngrohtë dhe të sigurt prind-fëmijë dhe në kombinim me strategji të tjera udhëzuese – për shembull, në kombinim me parandalimin e sjelljes sfiduese (duke përdorur shpërqendrimin) dhe lavdërimin për sjelljen e pranueshme.

Si funksionon pushimi?

Kur përdoret me kujdes, pushimi mund të jetë një mënyrë e fuqishme për t’ua mësuar fëmijëve sjelljen e papranueshme. Megjithatë, ai mund të keqpërdoret. Edhe fëmijët e vegjël mund ta kuptojnë se kur sillen keq, mund të humbasin shansin për të qenë me njerëz të tjerë dhe me gjëra interesante për një kohë të shkurtër. Gjithashtu, koha e pushimit i jep mundësi fëmijës të mendojë për atë që ka ndodhur dhe për atë që mund ta bëjë ndryshe herën tjetër.

Përveç kësaj, pushimi ka më pak të ngjarë t’i bëjë fëmijët të ndihen të zemëruar, të turpëruar ose të frikësuar, sesa mënyrat e tjera të disiplinimit.

Koha e pushimit funksionon mirë kur koha që zakonisht e kaloni me fëmijën është e ngrohtë dhe e dashur dhe kur sjellja juaj është e arsyeshme për moshën e fëmijës. Nëse sjellja e fëmijës ose gjëra të tjera në jetën tuaj ndikojnë në kohën që kaloni me të, bisedoni me ofruesin e shërbimit shëndetësor ose me një profesionist tjetër.

Për kohën e qetë dhe pushimin!

Ka dy lloje të strategjisë së kohës së pushimit: koha e qetë dhe koha e pushimit.

Kohë e qetë
Kjo është kur ju e largoni fëmijën tuaj nga situata, por jo edhe nga vendi. Për shembull, nëse jeni në park, mund t’i kërkoni fëmijës të ulet nën pemë për pesë minuta dhe të qetësohet. Nëse je në shtëpi mund t’i kërkosh fëmijës të ulet në një karrige të kthyer nga muri, por në të njëjtën dhomë me ju.

Nëse fëmija juaj nuk do të qëndrojë gjatë kohës së qetë në të njëjtën dhomë, ju mund të provoni kohën e pushimit, duke e lënë të qëndrojë në një dhomë tjetër.

Koha e pushimit
Në rastin e pushimit, pasi të sillet keq fëmija juaj shkon në një hapësirë të paracaktuar më parë, si një dhomë rezervë ose korridor. Hapësira ku qëndron fëmija gjatë kohës së pushimit është zakonisht një dhomë ose vend i sigurt por pa lodra ose lojëra.

Ju mund ta lini derën e hapësirës të hapur, por nëse fëmija juaj del para se të thoni ju, mund ta mbyllni derën derisa të mbarojë koha e pushimit. Kjo mund të ndihmojë për të ndaluar çdo debat mes jush dhe fëmijës tuaj.

Mbyllja e derës mund të jetë zgjedhja më e mirë nëse koha e pushimit çon në sjellje shumë sfiduese ose agresive – nga fëmija juaj ose nga ju. Mbajtja hapur e derës mund të jetë zgjidhja më e mirë nëse ke nevojë ta mbikëqyrësh fëmijën gjatë kohës së caktuar.

Mos harro, koha e pushimit nuk është gjithmonë masa e duhur. Ndonjëherë sjellja sfiduese ndodh ngaqë fëmija nuk ndihet mirë, ka ndodhur një krizë në familje ose për ndonjë arsye tjetër, përfshirë edhe fazën e zhvillimit të fëmijës. Mbajeni parasysh këtë derisa vendosni për strategjitë e menaxhimit të sjelljes për fëmijën tuaj.

Përfshirja e strategjisë së pushimit në familjen tuaj

Ja disa gjëra që duhet menduar para se të filloni ta përdorni këtë strategji të kohës së pushimit:

Cilat janë strategjitë tuaja për të qëndruar të qetë?
Para se gjithash, kur ju jeni duke përdorur kohën e pushimit, është e rëndësishme që të qëndroni të qetë. Nëse ndihesh i/e stresuar, përpiqu të marrësh frymë thellë për të qetësuar trupin dhe mendjen.

Sa vjeç është fëmija juaj?
Koha e pushimit mund të jetë një strategji e dobishme për fëmijët e moshës 3-8 vjeç. Fëmijët më të vegjël se tre vjeç zakonisht nuk janë gati për këtë strategji. Është më mirë të përdorim metoda tjera, të përshkruara në artikuj të tjerë. Ndërsa fëmija rritet, mund të filloni dhe ta përfshini atë në vendosjen e kufizimeve dhe rregullave.

Kur është koha e duhur për të filluar?
Ndonjëherë fëmijët fillojnë të sillen në mënyra sfiduese kur ka pasur ndryshime në jetën e tyre – për shembull, mbërritja e një vëllai apo motre të vogël, shpërngulja në shtëpi tjetër, ose kur fillojnë kopshtin apo shkollën.

Në situata të tilla, mund të presësh derisa fëmija të ketë pasur ca kohë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe të mendosh për mënyra të tjera për ta inkurajuar sjelljen pozitive. 

Me cilën sjellje do të doje të punoje?
Mendoni për sjelljen e fëmijës tuaj dhe se çfarë do të donit të ndryshonit – për shembull, goditjet ose sharjet. Mbani parasysh se është më mirë të punoni për ndryshimin e një sjellje në një kohë të caktuar. Kur sjellja që ke zgjedhur nuk është më problem, mund të punosh në sjellje tjetër – për shembull hedhjen e lodrave.

Sa kohë do të zgjasë koha e pushimit ose koha e qetësimit të fëmijës suaj?
Masat e tilla nuk duhet të jenë të gjata për të qenë të efektshme. Një rregull i mirë është një minutë për vitet që i ka fëmija, deri në një maksimum prej pesë minutash – për shembull, tre minuta maksimumi për një trevjeçar dhe pesë minuta maksimumi për fëmijët e moshës 5-8 vjeçar. Mund të vësh një kohëmatës, që do të të ndihmojë të masësh kohën.

A do të japësh një paralajmërim para se ta vendosësh fëmijën në kohë pushimi?
Varet nga situata dhe nga fëmija. Mund t’i japësh mundësi fëmijës të ndryshojë sjellje para se ta përdorësh kohën e pushimit. Ose mund të vendosësh që disa sjellje, si goditja ose kafshimi duhet menjëherë të rezultojnë me pushim.

Nëse vendos për një paralajmërim para kohës së pushimit, sigurohu që të vazhdosh nëse sjellja e fëmijës nuk ndryshon. Përndryshe koha e pushimit nuk do të funksionojë.

Si do ti shpjegoni fëmijës tuaj kohën e pushimit?
Nëse nuk e ke përdorur këtë strategji më parë, duhet të shpjegosh se çfarë sjelljeje do të çojë në një pushim dhe çfarë do të ndodhë. Koha më e mirë për të folur është kur të dy ndiheni të qetë. Gjithashtu, fëmijët e vegjël do të kenë nevojë për ri-kujtues dhe më shumë ndihmë për ta kuptuar lidhjen mes sjelljes së tyre dhe kohës së pushimit.

Për fëmijët më të vegjël, mund të praktikosh atë që do të ndodhë duke përdorur një arush ose kukull ose edhe një të rritur tjetër.