Shpërqendrimi: mjet për menaxhimin e sjelljes
Përdorimi i shpërqendrimit si një mjet i menaxhimit të sjelljesShpërqendrimi është një strategji e thjeshtë që është e mirë për situata ku sjellja mund të jetë problem. Për shembull, kjo mund të jetë kur fëmijët:
Theksimi i diçkaje interesante, fillimi i një loje të thjeshtë, përdorimi i shprehjeve faciale - me siguri ju kanë ndihmuar për të shpërqendruar fëmijën tuaj. Shpërqendrimi zakonisht funksionon. Pra, është një mundësi e shkëlqyer për të menaxhuar sjelljen e fëmijës tuaj në shumë situata. Disa këshilla rreth shpërqendrimit! Këtu janë dhënë disa këshilla rreth shpërqendrimit, që zakonisht funksionojnë për fëmijët e të gjitha moshave:
Shpërqendrimi mund të funksionojë edhe për fëmijët më të mëdhenj. Këtu janë dhënë disa ide:
Nëse ndjeni se fëmija juaj është i/e mërzitur dhe ka nevojë për shpërqendrim, pse të mos e inkurajoni fëmijën tuaj t’i shpalosë idetë e veta? Shfrytëzimi maksimal i ndjesive të mërzisë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për krijimtarinë e tij/saj dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Kur nuk duhet ta përdorni teknikën e shpërqendrimit!?Shpërqendrimi funksionon më mirë kur shihni se fëmija juaj mund të bëjë diçka të gabuar ose ka nisur që të mërzitet. Shpërqendrimi nuk do të ndihmojë nëse fëmija juaj:
Në situata si këto, është më mirë të merreni drejtpërdrejtë me sjelljen. Për shembull, nëse fëmija juaj ka lënduar një fëmijë tjetër, mund të jetë joshëse të shpërqendroni të dy fëmijët me lodra ose aktivitete. Por kjo nuk e ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë se nuk është në rregull t’i lëndosh njerëzit e tjerë. Mund të jetë më mirë të përdorni strategjinë e pushimit, për aq kohë sa fëmija juaj është mjaft i rritur për ta kuptuar këtë pasojë. Gjithashtu, përpjekja për ta shpërqendruar fëmijën tuaj kur ai/ajo është i/e zemëruar mund të dërgojë mesazhin se ndjenjat e tij/saj të forta nuk janë të rëndësishme. Është më mirë ta trajtosh zemërimin duke pranuar ndjenjat e fëmijës tënd. Është e lehtë të sugjerosh fëmijën që të kalojë kohë para ekranit si një mënyrë e shpërqendrimit. Nëse e bëni këtë, duhet të jeni të qartë për atë që po e lejoni fëmijën tuaj të bëjë. Për shembull, jini specifikë me cilat aplikacione mund të luajë ose çfarë shfaqje televizive mund të shikojë dhe për sa kohë.
|