Pamja e foshnjës tuaj të lindur para kohe!

Foshnjat e lindura para kohe duken ndryshe nga foshnjat me lindje të rregullt. Pamja e tyre varet nga ajo se sa para kohe kanë lindur. Foshnjat e lindura para kohe mund të kenë nevojë për minerale dhe ushtrime shtesë për të ndihmuar zhvillimin e kockave dhe muskujve. Foshnjat e lindura para kohe kanë lëkurë të brishtë dhe duhet të trajtohen me kujdes.
Body

Si mund të duket foshnja juaj e lindur para kohe!?

Foshnjat e lindura para kohe duken ndryshe nga foshnjat me lindje të rregullt. Foshnjat e lindura para kohe gjithashtu mund të duken të ndryshme nga njëra-tjetra, varësisht nga sa para kohe kanë lindur.

Një foshnjë e lindur në javën e 36-37-të ndoshta do të duket si një foshnjë e vogël me lindje të rregullt.

Por një foshnje e lindur para kohe - për shembull, një foshnje e lindur në javën e 24-të - do të jetë mjaft e vogël dhe mund të jetë sa madhësia e dorës tuaj. Kjo foshnjë mund të ketë lëkurë të brishtë, të tejdukshme dhe qepallat mund t'i ketë akoma të mbyllura.

Ekipi i Njësisë së kujdesit intensiv neonatal (NICU)  monitoron me kujdes peshën, gjatësinë dhe madhësinë e kokës së foshnjës tuaj të lindur para kohe për t'u siguruar që po rritet sipas pritshmërive.

Kockat e foshnjës tuaj të lindur para kohe!

Kockat e një foshnje të lindur para kohe nuk janë gjithmonë të zhvilluara plotësisht.

Në muajt e fundit të shtatzënisë, shumë minerale - përfshirë kalciumin dhe fosforin - transferohen nga nëna tek fëmija. Te një foshnje me lindje të rregullt, kjo ndihmon që kockat të rriten dhe të bëhen më të forta. Por foshnjat e lindura para kohe nuk i marrin këto minerale të rëndësishme në barkun e nënës.

Gjithashtu foshnjat e lindura para kohe shpesh humbin më shumë minerale përmes urinës së tyre sesa foshnjat me lindje të rregullt.

Dhe foshnjat me lindje të rregullt, muajt e fundit në barkun e nënës i kalojnë duke u zgjatur, mbledhur dhe liruar muskujt, gjë që gjithashtu ndihmon në zhvillimin e kockave të tyre. Kurse foshnjat e lindura para kohe nuk mund ta bëjnë këtë gjë.

Mund të duhet shumë kohë deri sa kockat e foshnjës tuaj të lindur para kohe të rriten dhe të forcohen.

Si të ndihmoni që kockat e foshnjës së lindur para kohe të rriten!?

Ushtrimet e lehta të krijuara posaçërisht për foshnjat e lindura para kohe - për shembull, përkulja dhe drejtimi i krahëve dhe këmbëve të tyre - mund ta ndihmojnë foshnjen tuaj të fitojë peshë dhe të ndërtojë kocka më të forta dhe muskuj më të mëdhenj. Këto ushtrime gjithashtu mund ta bëjnë më pak të mundur që zhvillimi motorik i foshnjës tuaj të vonohet.

Këto ushtrime duhet të përshtaten në planin e përgjithshëm mjekësor të foshnjës tuaj të lindur para kohe, kështu që flisni me mjekun tuaj para se t'i provoni. Mjeku i foshnjës tuaj do ta dijë kur foshnja është gati të fillojë ushtrimet. Si fillim ndoshta një fizioterapist/e në spital do t'i bëjë këto ushtrime të veçanta me foshnjen tuaj, deri sa të mësoni si t'i bëni ato.

Kur të ktheheni në shtëpi me foshnjën tuaj të lindur para kohe, mund të luani lojëra që e inkurajojnë atë të lëvizë krahët dhe këmbët. Për shembull, lëreni fëmijën tuaj të godasë me këmbë ndërsa është shtrirë në dysheme, ose luani me të duke lëvizur butësisht krahët e foshnjës tuaj.

Lëkura e foshnjës tuaj të lindur para kohe!

Kur një foshnje lind para kohe, lëkura e tij/saj mund të mos jetë plotësisht e zhvilluar. Megjithatë ai/ajo zhvillohet shpejt.

Lëkura ka dy funksione shumë të rëndësishme. I mundëson foshnjës të ndiejë botën përmes prekjes dhe temperaturës. Gjithashtu mbron të gjitha indet dhe organet vulnerabël brenda trupit të foshnjës tuaj.

Ndjesia
Prekja është shqisa e parë që zhvillohet. Foshnja juaj e lindur para kohe mëson për botën kryesisht përmes prekjes, dhe prekja është një mënyrë kryesore për ju që të lidheni me foshnjën tuaj të lindur para kohe.

Mund të jetë qetësuese për foshnjën tuaj të lindur para kohe nëse i ngrohni duart dhe i vendosni butësisht në shpinë ose kokë. Thjesht mbajini duart aty pa i lëvizur. Presioni i tepërt ose lloji i gabuar i prekjes mund të jetë stresues për foshnjen tuaj. Infermierja e foshnjës tuaj do t'ju tregojë se si ta prekni foshnjen për ta qetësuar dhe për ta bërë të ndihet rehat.

Mbrojtja
Te një foshnje me lindje të rregullt, lëkura vepron si një pengesë kundër baktereve dhe viruseve që mund të infektojnë trupin. Yndyra nën lëkurë gjithashtu izolon foshnjën duke e mbajtur nxehtësinë dhe lëngjet. Gjithashtu parandalon dehidratimin.

Ndonjëherë, lëkura e foshnjave shumë të vogla të lindura para kohe - ato të lindura në javën e 26-të - nuk është zhvilluar plotësisht. Mund të duket e lëmuar dhe me shkëlqim ose e tejdukshme, dhe është shumë e brishtë. Ende nuk vepron si një pengesë efikase. Pra nëse diçka prek lëkurën e foshnjës, gjëndrat e qimeve mund ta lejojnë të futet brenda - për shembull ndonjë locion ose krem që vendoset në lëkurë.

Më vonë - në javën e 30-32-të - lëkura e foshnjës suaj mund të duket e rrudhur dhe e varur, sepse sipërfaqja e lëkurës është rritur, por foshnja nuk ka shumë yndyrë nën lëkurë.

Për shkak që foshnjat e lindura para kohe ndonjëherë kanë shumë pak yndyrë, nuk mund ta mbajnë një temperaturë të qëndrueshme të trupit. Inkubatori i foshnjes tuaj do të ngrohet dhe mund të krijojë lagështinë e duhur derisa lëkura e tij/saj të forcohet 2-3 javë pas lindjes.

Gjithashtu është normale që lëkura e foshnjave të lindura para kohe të bëhet e thatë dhe e çarë.

Lëkura është organ i gjallë që formon shtresa të reja dhe i largon të vjetrat gjatë gjithë kohës. Ajo përbën pore djerse, gjëndra, enë gjaku dhe nerva shqisore. Ajo ruan ujin, sheqerin dhe kalciumin dhe ndihmon në prodhimin e vitaminës D.

Kujdesi i lëkurës së foshnjës të lindur para kohe!

Çdo Njësi e kujdesit intensiv neonatal (NICU) ka procedurat e veta për t'u kujdesur për lëkurën e brishtë të foshnjave të lindura para kohe. Për shembull, profesionistët aty mund të përdorin vaj ose krem për foshnjat e lindura para kohe me lëkurë shumë të thatë, dhe stafi do të kujdeset për trajtimin e foshnjave të lindura para kohe me lëkurë shumë të brishtë.

Edhe ju mund të ndihmoni në kujdesin e lëkurës së foshnjës tuaj të lindur para kohe duke:

  • përdorur rroba të buta pambuku për foshnje në vend të atyre sintetike që nuk ju futet ajri ose të leshta të cilat mund të jenë gërvishtëse.
  • mos vendosur asgjë në lëkurën e foshnjës pa u konsultuar me infermieren ose mjekun.
  • mësuar se si ta prekni më mirë foshnjën tuaj - infermierja ose mjeku i foshnjës tuaj do t'ju ndihmojnë.

Pa shumë yndyrë ose muskuj të trupit, foshnjat e lindura para kohe priren të mos lëvizin shumë. Disa nga lëvizjet e tyre të para mund të jenë të vrullshme. Por ndërsa muskujt e tyre zhvillohen dhe nervat e tyre fillojnë të lidhen me trurin, lëvizjet e tyre bëhen më të ngadalshme dhe të kontrolluara.