Pjesëmarrja e të rriturve në lojën e fëmijëve!
Fëmija do të kënaqet duke luajtur me ju ose afër jush, veçanërisht në një moshë shumë të vogël. Pjesëmarrja e të rriturve në lojën e një fëmije është shumë e rëndësishme në të gjitha moshat.
Body
Pjesëmarrja e të rriturve në lojën e fëmijëve!
Ja disa udhëzime për të luajtur me fëmijën tuaj:
Merrni pjesë në lojën që krijon vetë fëmija
- për foshnjat, kjo mund të nënkuptojë t’i përkushtojmë një kohë për përkëdhelje ose për të folur; foshnja do të marrë iniciativë dhe do të fillojë të luajë – duke bërë lëvizje, vështrime, vokalizime.
- për fëmijët më të mëdhenj, kjo do të thotë t’u japësh mundësi për t’i menaxhuar lirisht kohën dhe veprimtaritë e tyre.
Ndiqni interesat e fëmijës dhe stimulojeni vazhdimisht
- lodrat, si dhe materialet të tjera për të luajtur me fëmijën; këto mund të jenë kuti, gjethe, gurë, pjata plastike, ose kartoni, tenxhere të vjetra gatimi etj.
- lërini ato në dispozicion të fëmijës, në mënyrë që t’i marrë kur të dojë.
Herë pas here përfshini diçka të re
- nuk do të thotë që patjetër të përfshini një lodër të re: ndryshoni lodrën e vjetër, vendoseni në një pozicion, në këmbë ose ulur ose brenda diçkaje; dhe kur t’i kaloni pranë, thoni diçka, ose bëni “zërin” e lodrës.
- ofroni përvoja të reja si një burim i ideve për të luajtur: përfshini fëmijën në rutina (gatim, pazar), flisni për gjërat që shihni gjatë shëtitjes, eksploroni një pjesë të qytetit, mësoni më shumë për një kafshë që pëlqen, merrni gjëra interesante gjatë shëtitjeve - degë, gjethet, guaska, fruta etj.
Respektoni nismën dhe udhëheqjen e fëmijës
- mbani mend se loja në vetvete ka kuptim për një fëmijë, edhe pse ju mund t’ju duket e pakuptimtë.
- pranoni fëmijën, aftësitë e tij/saj, mënyrën si e sheh botën, si e imagjinon dhe nxjerr përfundime dhe mësoni si tregon se çfarë i intereson dhe çfarë dëshiron të eksplorojë.
Punoni me fëmijën për ta zhvilluar më tej lojën
- ndonjëherë të rriturit përpiqen ta “rregullojnë” lojën ose të përcaktojnë një skenar të ri për të luajtur, për të ndryshuar veshjet e personazhit, ose për të thënë shprehje që janë më të drejta.
- rregulli i artë i lojës është: le ta përcaktojë fëmija sjelljen, komplotin, kursin dhe rezultatin e lojës.
- mos e ndërprisni lojën e fëmijës.
- mbani në mendje se loja nuk ka të bëjë me qëllimin apo rezultatin (p.sh., për të bërë një urë me blloqe ndërtimi), por më tepër ka të bëjë me atë që ndodh ndërsa përpiqemi të krijojmë qëllimin dhe të kërkojmë një mënyrë për ta arritur atë (p.sh., kush do që të ndërtojë një urë, për çfarë e ndërtoi urën, çfarë ndodh derisa ura u ndërtua, kush erdhi për ta ndërtuar urën etj.).
- qëndroni aty që fëmija ta përshkruajë atë që po ndodh, atë që fëmija dhe personazhet në lojë po bëjnë, si po ndihen, çfarë po përjetojnë.
- bëhuni “pasqyrë” për fëmijën, në mënyrë që ai/ajo të mund t’i kontrollojë idetë e tij/saj, t’i ndryshojë dhe t’i zhvillojë më tej.