Prindërimi si punë në grup/ekip: përse është i rëndësishëm
Rreth prindërimit si punë në grup/ekip Puna në grup/ekip është të punuarit së bashku, duke dakordësuar qasjen tuaj ndaj prindërimit, duke marrë vendime së bashku dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin. Kjo ka të bëjë me të dakordësimin për gjëra si për shembull, për kohën e gjumit të fëmijës, për ushqimin e familjes ose për disiplinën. Po ashtu ka të bëjë me ju dhe partnerin tuaj, në ndarjen e punës për menaxhimin e shtëpisë dhe familjes suaj. Kjo përfshin gjëra, si kujdesi për fëmijët, kryerja e punëve të shtëpisë, kujdesi për dokumentacionet dhe fitimi i të ardhurave. Përse prindërimi në ekip është i rëndësishëm për fëmijët? Mënyra se si ju dhe partneri juaj bashkëveproni me njëri-tjetrin ka një ndikim të madh tek fëmijët tuaj. Për shembull, kur prindërit e shohin veten si një skuadër dhe punojnë së bashku, fëmijët ndihen të sigurt dhe më mirë me veten. Gjithashtu, mësojnë për komunikimin me respekt dhe mënyrën si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Nga ana tjetër, fëmijët që shohin dhe dëgjojnë konflikte të ashpra midis prindërve të tyre kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë probleme me sjelljen dhe zhvillimin. Përse prindërimi në ekip është i rëndësishëm për ju? Kur punoni si një ekip me partnerin tuaj ka të ngjarë të ndihesh më i/e lumtur, më i/e sigurt dhe më i/e kënaqur me prindërimin dhe jetën tënde familjare. Gjithashtu, është më e lehtë ta shijosh kohën që kalon me familjen. Dhe për të qenë në gjendjen më të mirë për të punuar si pjesë e një ekipi prindëror me partnerin tuaj, ju duhet të kujdeseni për veten dhe marrëdhënien tuaj. Për shembull, të qëndrosh i/e shëndetshëm/e, të kontrollosh stresin dhe të kujdesesh për veten në përgjithësi mund të të japë më shumë energji për të mbështetur dhe respektuar partnerin dhe fëmijët. Gjithashtu, mund të të ndihmojë të japësh sa më shumë nga vetja si prind. Ia vlen, gjithashtu, të ndash kohë që marrëdhënia jote me partnerin të jetë e shëndetshme. Kujdesi për fëmijët dhe angazhimi në punë në të njëjtën kohë, kujdesi për familjen dhe koha për veten vendosin kërkesa për marrëdhënien tuaj si çift. Por kur ndani “kohë si çift”, ju do të ndiheni më të afërt me partnerin dhe më të përkahur si prind. Kjo mund ta bëjë më të këndshëm prindërimin së bashku. Aftësitë e prindërimit në ekip Puna si prind bëhet më e lehtë me kalimin e kohës dhe me praktikën. Por ka edhe disa aftësi që ju ndihmojnë ju dhe partnerin tuaj të punoni mirë si një ekip. Këtu përfshihen:
Prindërimi në ekip pas ndarjes Prindërimi në ekip mund të jetë edhe më i rëndësishëm pas ndarjes, por ndonjëherë mund të jetë edhe më sfidues. Bashkë-prindërimi shpesh nënkupton se ju keni më shumë gjëra për të ndjekur. Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si orari i vizitave dhe rregullimet për të ndjekur takimet me prindër ose vizitat mjekësore. Nëse ju dhe ish-partneri juaj jeni në konflikt, është e rëndësishme ta menaxhoni atë në një mënyrë pozitive dhe të respektueshme. Menaxhimi i konflikteve të personave të rritur mund t’i mësojë fëmijës aftësi të vlefshme, por konflikti i vazhdueshëm mes prindërve të ndarë nuk është i mirë për fëmijët. Nëse jeni prind i vetëm, ndonjëherë mund të ndiheni sikur po i bëni të gjitha vetë. Por nuk keni përse. Do t`ju ndihmojë nëse krijoni një marrëdhënie të fortë me njerëz që mund t`ju mbështesin. Këta njerëz mund të jenë nga familja, shoqëria, kolegët dhe grupet mbështetëse. Kur prindërimi si ekip është i vështirë Mund të ketë raste kur ju dhe partneri juaj e keni të vështirë të punoni si ekip. Kjo mund të ndodhë më shumë gjatë kohëve të ndryshimit, si për shembull kur njëri prind rikthehet në punë ose kur një fëmijë fillon shkollën. Ndryshimet e natyrshme në jetë mund t'i bëjnë të ndërlikuara punët në grup, sepse ndikojnë në rutinën familjare. Ju mund të vëreni se keni vështirësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose konflikteve, ose keni menduar për ndarjen. Është mirë nëse ju dhe partneri të kërkoni ndihmë së bashku. Bisedoni me mjekun rreth këtyre gjërave i cili mund t`ju referojë për të marrë shërbim në zyrën lokale të marrëdhënieve ose këshillimit familjar. Nëse partneri juaj nuk dëshiron të vijë për këshillim, përsëri ia vlen të kërkoni ndihmë, edhe nëse jeni vetëm. Nëse jeni në një marrëdhënie që përfshin dhunën në familje, telefononi një linjë ndihme nëse ka një të tillë në qytetin/vendin tuaj, kërkoni mbështetje dhe bëni çdo gjë që duhet të bëni për të mundësuar sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj.
|