Alergjitë ushqimore tek fëmijët
Rreth alergjive ushqimore
Nëse keni alergji ushqimore, sistemi juaj imunitar reagon ndaj një ushqimi të caktuar kur ushqimi hyn në trupin tuaj. Ky ushqim quhet alergjen.
Sistemi juaj imunitar reagon duke lëshuar histaminë dhe substanca të tjera në indet e trupit tuaj. Kjo çon në simptomat e një reaksioni alergjik.
Edhe sasi të vogla të ushqimit ndaj të cilit jeni alergjik mund të shkaktojnë reaksion alergjik. Disa reaksione mund të ndodhin menjëherë, dhe të tjera mund të ndodhin disa orë më vonë.
Reaksionet alergjike janë të zakonshme. Por shumica e reaksioneve nuk janë të rënda dhe vdekjet janë të rralla.
Alergjitë ushqimore me reagim të menjëhershëm: simptomat
Simptomat e alergjive ushqimore me reagim të menjëhershëm zakonisht shfaqen brenda pak minutash. Por ndonjëherë simptomat mund të shfaqen 1-2 orë pasi fëmija ka ngrënë ushqimin.
Simptomat e alergjive ushqimore me fillim të menjëhershëm zakonisht shfaqen brenda pak minutash. Por ndonjëherë simptomat mund të shfaqen 1-2 orë pasi fëmija ka ngrënë ushqimin.
Simptomat e lehta deri të moderuara të alergjive ushqimore me reagim të menjëhershëm përfshijnë:
• ënjtje e buzëve, fytyrës ose syve
• reaksione të lëkurës si skuqje, urtikarie ose ekzema
• ndjesi shpimi gjilpërash në gojë ose kruarje e gojës
• të vjella, dhimbje stomaku ose diarre
• bllokim i hundës.
Reaksionet e rënda alergjike:
Reaksioni i rëndë alergjik quhet anafilaksi dhe edhe kjo mund të ndodhë menjëherë. Simptomat e anafilaksisë përfshijnë:
• vështirësi në frymëmarrje
• ënjtje e gjuhës ose shtrëngim i fytit
• gulçim ose kollë e vazhdueshme
• probleme në të folur ose zë i shterrur
• marramendje e vazhdueshme ose të fikët
• zbehje dhe plogështi (te fëmijët e vegjël)
Anafilaksia është një reaksion alergjik i rrezikshëm për jetë dhe kërkon kujdes emergjent mjekësor. Nëse fëmija juaj ka reaksion anafilaktik, së pari shtrijeni atë ose mbajeni ulur. Mos e lini të qëndrojë në këmbë ose të ecë. Më pas, përdorni një autoinjektor të adrenalinës si EpiPen, nëse keni. Pastaj thirreni ambulancën.
Alergjitë më të zakonshme ushqimore janë:
- qumështi i lopës
- vezët e pulës
- soja
- kikirikët
- pemët arrore të tilla si shqemet, fëstëkët, arrat, arrat amerikane ose lajthitë
- susami
- gruri
- peshku
- butakët (molusqet).
Diagnostifikimi i alergjive ushqimore tek fëmijët
Mjeku juaj mund t'ju referojë te një specialist i alergjisë ose imunologjisë për kontrolle dhe teste të mëtejshme.
Testet për alergjitë me reagim të menjëhershëm përfshijnë:
• Testimi përmes shpimit të lëkurës: lëkura e fëmijës suaj shpohet me një pajisje të veçantë e cila duket paksa si kruese dhëmbësh dhe përmban një pikë të një alergjeni specifik. Nëse shfaqet urtikaria aty ku është shpuar lëkura e fëmijës suaj, fëmija juaj ka gjasa të ketë alergji.
• Testi i antitrupave specifik IgE në serum përdor gjakun e fëmijës suaj për të parë nëse ai/ajo është i/e ndjeshëm/ndjeshme ndaj alergjenëve specifikë. Nëse gjaku i fëmijës suaj ka një sasi të lartë të këtyre antitrupave, ai/ajo me siguri ka alergji. Fëmija juaj mund t'i nënshtrohet këtij testi, nëse ai/ajo nuk mund të testohet përmes shpimit të lëkurës.
• Sfidat e ushqimit oral: ndonjëherë fëmijës suaj do t'i jepet alergjeni i mundshëm në një mjedis të sigurt dhe të mbikëqyrur. Stafi mjekësor dhe infermieror do të shikojnë nëse ndodh një reaksion alergjik. Ky test mbart rrezikun e anafilaksisë, kështu që duhet të kryhet vetëm nga specialistë mjekësorë në një mjedis ku anafilaksia mund të trajtohet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.
Menaxhimi i alergjive ushqimore tek fëmijët
Nuk ka ende kurë për alergjitë ushqimore, por shumë prej tyre largohen me rritjen e fëmijëve. Ju gjithashtu mund të ndërmerrni disa hapa për ta bërë më të lehtë për ju dhe fëmijën tuaj jetën me alergji ushqimore.
Shmangni ushqimin
Ju mund të bëni dy gjëra të rëndësishme për ta ndihmuar fëmijën tuaj të shmangë ushqimin:
• Lexoni të gjitha etiketat e ushqimeve. Kini parasysh se disa ushqime alergjike kanë emra të ndryshëm.
• Kini kujdes kur hani jashtë. Pyesni se çfarë përbërës ka në secilën pjatë.
Është më mirë të shmangni bufetë dhe ngrohësit e ushqimit, sepse ka shumë mundësi që përbërësit të jenë transferuar nga një pjatë në tjetrën.
Keni një plan veprimi
Duhet të dini si të përdorni një autoinjektor të adrenalinës
Nëse fëmija juaj është në rrezik nga anafilaksia, atij/asaj mund t'i përshkruhet një autoinjektor i adrenalinës si EpiPen®. Këta autoinjektorë e bëjnë të lehtë vetëinjektimin e adrenalinës. Mjeku juaj do t'ju mësojë ju dhe fëmijën tuaj (nëse është mjaftueshëm i/e rritur) se si dhe kur ta përdorni.
Është e rëndësishme që njerëzit kryesorë – si familja, kujdestarët, kujdestarët e fëmijëve dhe shkolla e fëmijës suaj – të dinë se si dhe kur të përdorin autoinjektorin e adrenalinës së fëmijës suaj.
Merrni në konsideratë përdorimin e byzylykut mjekësor
Fëmija juaj mund të mbajë një byzylyk mjekësor që u bën të ditur njerëzve se ai/ajo ka alergji.
Sa zgjasin alergjitë ushqimore?
Shumicës së fëmijëve u largohen alergjitë e tyre ushqimore në moshën 5-10 vjeç, veçanërisht fëmijëve që janë alergjikë ndaj qumështit, vezës, sojës ose grurit.
Alergjitë ndaj kikirikëve, arrave të pemëve, peshkut dhe butakëve ka më shumë gjasa të jenë të përjetshme.
Si të zvogëloni rrezikun e alergjive ushqimore tek fëmija juaj
Ushqeni ata me gji
Qumështi i gjirit është më i miri, kështu që rekomandohet që ta ushqeni fëmijën ekskluzivisht me gji derisa ai/ajo të jetë gati të fillojë të hajë ushqime të ngurta rreth moshës gjashtë muajsh. Është më mirë të vazhdoni të ushqyerit me gji derisa fëmija juaj të jetë të paktën 12 muajsh.
Bisedoni me një mjek/e ose infermier/e për formulën për foshnjat
Nuk ka asnjë dëshmi që nëse i jepni foshnjave formulë të hidrolizuar për foshnjat ose formulë pjesërisht të hidrolizuar për foshnjat (e cila quhet edhe formulë hipoallergjike) në vend të formulës standarde të qumështit të lopës parandalon alergjitë.
Futni lëndë të ngurta alergjenike nga mosha rreth gjashtë muajsh
Futja e hershme e ushqimeve të ngurta alergjenike mund të zvogëlojë rrezikun që fëmija juaj të zhvillojë alergji ushqimore. Të gjithë foshnjat, duke përfshirë foshnjat me histori të alergjive në familje, duhet të kenë ushqime të ngurta që shkaktojnë alergji nga mosha rreth gjashtë muajsh.
Këto ushqime përfshijnë vezën e gatuar mirë, gjalpin e kikirikut, grurin (nga buka me bazë gruri, drithërat dhe pastat) dhe produktet e qumështit të lopës