Lëvizja dhe loja: foshnjat
Loja e foshnjave: pse është e rëndësishme për lëvizjen dhe zhvillimin fizik Për të gjitha fushat e zhvillimit të tij, sidomos për zhvillimin e tij fizik, është mirë që foshnja juaj të lëvizë përmes lojës. Loja e ndihmon fëmijën tënd:
Ti je “objekti i lojës” që i intereson më shumë fëmijës tënd. Loja dhe lëvizja me foshnjën tënde është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të. Çfarë të presim: foshnjat dhe lëvizja Në 3-6 muaj, fëmija juaj mund:
Nga 6-9 muaj, shumë foshnjave u pëlqen të shtrihen në bark e jo në shpinën e tyre. Kur foshnjat shtrihen në bark, ata mund t’i arrijnë lodrat dhe të lëvizin për qark në formë të rrethit. Kur janë gati, mund të përpiqen edhe të zvarriten. Gjërat tjera që foshnja juaj mund të bëjë në këtë moshë janë:
Nga 9-12 muaj, fëmija juaj mund të:
Momentet kyçe në zhvillimin e foshnjës zakonisht ndodhin në të njëjtën mënyrë, por koha kur ato ndodhin mund të ndryshojnë nga fëmija te fëmija. Ju mund të gjeni se çfarë të prisni çdo muaj në Gjurmuesin tonë të zhvillimit të foshnjës. Koha e qëndrimit në bark Koha e qëndrimit në bark është koha kur fëmija juaj rr në bar derisa është i zgjuar. Vënia e fëmijës në bark pak kohë pas lindjes e ndihmon foshnjën tuaj ta forcojë qafën, kokën dhe pjesët e sipërme të trupit për t’u zvarritur dhe tërhequr për të qëndruar në këmbë, kur do të bëhet pak më i madh. Në fillim, foshnja juaj mund të mos e pëlqejë kohën e qëndrimit në bark–fillimisht mund të provoni kohën e qëndrimit në bark, duke mbajtur foshnjën në gjoksin tuaj ose mbi prehrin tuaj. Ky pozicion gjithashtu i mundëson foshnjës suaj ta shohë fytyrën tuaj. Po ashtu mund të shtrihesh në dysheme me fëmijën tënd. Thuaji që je aty duke kënduar, duke folur, duke ia përkëdhelur shpinën ose duke ia gudulisur duart. Mund të filloni me 1-2 minuta, kohë të qëndrimit në bark, dhe të ndërtoni deri në 5-10 minuta disa herë në ditë, derisa foshnja juaj mësohet me të. Nëse bebes suaj thjesht nuk i pëlqen koha e qëndrimit në bark ose vazhdon të sëmuret nga shtrirja në barkun e saj, është një ide e mirë t vizitoni mjekun tuaj familjar për një kontroll. Ide loje për ta inkurajuar lëvizjen Nga 0-6, muaj, ju mund të provoni idetë e mëposhtme të lojës:
Me kalimin e muajve foshnjave të moshës 6-12 muajsh mund t’u pëlqejnë aktivitetet e mëposhtme, në varësi të pjesëve të trupit të saj që ajo po zhvillon:
Aktivitetet e qeta dhe të buta janë gjithashtu të rëndësishme, veçanërisht për zhvillimin e aftësive të buta motorike të foshnjës suaj. Për shembull, mbledhja e objekteve të vogla ose futja e shputës në një kovë është e mirë për t’i praktikuar lëvizjet e gishtave të vegjël. Dhe kur foshnja juaj kalon kohë vetëm duke parë gjëra si libra apo fotografi shumëngjyrëshe, kjo e ndihmon atë të bëhet më i mirë në lëvizjen e syve të tij. Udhëzimet e tanishme nacionale dhe ndërkombëtare rekomandojnë që fëmijët nën dy vjet të mos kalojnë kohë para ekranit përveç video-bisedave me njerëzit që i njohin, si gjyshërit. Foshnjat mësojnë se si funksionojnë gjërat dhe çfarë mund të bëjnë duke praktikuar dhe duke bërë gabime. Është normale që foshnjat ndonjëherë të pësojnë disa gunga dhe mavijosje të vogla kur luajnë. Kur e bëni shtëpinë vend të sigurt për fëmijën, ai mund të luajë pa u dëmtuar. Pajisje për bebe dhe lëvizje Pajisjet e bebeve si vendet e larta, karriget e makinave, karrocat dhe lodrat janë të gjitha të dobishme, por ato mund t’i kufizojnë disa nga lëvizjet e foshnjës suaj. Ndoshta duhet të mendosh t’i përdorësh vetëm kur ke vërtet nevojë për ta, andaj mundohu të mos e ulësh fëmijën për periudha të gjata. Dubakët për fëmijëve dhe pajisjet e kërcimit nuk rekomandohen. Ata mund të vonojnë ecjen, zvarritjen dhe të ulurin pa mbështetje. Ato mund të shkaktojnë edhe dëmtime nëse foshnjat lëvizin në zona të rrezikshme pa mbikëqyrje, si pranë furrës, tualetit, banjës dhe shkallëve.
|