Ndihmesa e vëllezërve dhe motrave me çrregullim të spektrit të autizimit

Të jesh vëlla i një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA) mund të jetë edhe një përvojë sfiduese dhe pasuruese. Këtu janë dhënë disa ide për t’u kujdesur për zhvillimin e vëllezërve dhe motrave me zhvillimi tipik të fëmijëve me ÇSA, duke siguruar që ata të kenë kohën dhe vëmendjen tuaj dhe duke i ndihmuar ata të kuptojnë më shumë rreth ÇSA-së.
Body

Prindërimi i vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit

Pasja e një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD) mund ta vështirësojë gjetjen e kohës për nevojat e fëmijëve tuaj të tjerë. Ndonjëherë mund të ndiheni fajtor ose të shqetësuar për mënyrën se si jeni duke vepruar.

Mirëpo mos u bëni shumë të ashpër ndaj vetes suaj — ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëni çdo ditë për t’u kujdesur për fëmijët tuaj të tjerë.

Si t’ua shpjegoni çrregullimin e spektrit të autizmit motrave dhe vëllezërve me zhvillim tipik

Është ide e mirë të filloni t’ua shpjegoni çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA) fëmijëve tuaj në zhvillim tipik sapo mendoni se mund ta kuptojnë, ose sapo të jenë të rritur që të vërejnë se vëllai ose motra e tyre po sillet ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo i ndihmon fëmijët të përshtaten me aftësinë e kufizuar të vëllezërve të tyre, dhe shmang idetë e gabuara rreth ÇSA-së.

Ashtu siç rriten fëmijët dhe bëhen më të aftë për të kuptuar, ju do ta vëreni se ata kanë nevojë për më shumë informacione dhe do të bëjnë pyetje më të komplikuara në lidhje me ÇSA-në.

Si ta shpjegoni ÇSA-në

  • Shihni se çfarë dinë veç më fëmijët tuaj. Jepni përgjigje të thjeshtë për secilën pyetje. Bëni pyetje në lidhje me ndjenjat e fëmijëve tuaj. Jini të gatshëm për t’i shpjeguar gjërat disa herë.
  • Përdorni gjuhën dhe idetë që i përshtaten moshave dhe niveleve të mirëkuptimit të fëmijëve tuaj. Përdorni terma bazë ose përshkrime të thjeshta të karakteristikave ÇSA-së.
  • Është në rregull t’u tregojmë fëmijëve shumë të vegjël se vëllezërit e tyre “nuk mund të bëjnë diçka” sepse vëllai i tyre nuk ka mësuar se si ose “nuk e kupton”.

Çfarë dinë fëmijët për ÇSA-në
Edhe kur fëmijët dinë pak për ÇSA-në në përgjithësi, ata shpesh nuk dinë shumë për mënyrën se si ÇSA-ja ndikon te vëllezërit dhe motrat e tyre në veçanti.   

Fëmijët e moshave të ndryshme e kuptojnë ÇSA-në në mënyra të ndryshme. Një pesëvjeçar mund ta shohë ÇSA-në si arsyen pse një vëlla nuk mund të shkruajë. Një 17-vjeçar ka më shumë gjasa ta shohë ÇSA-në si pengesë për një vëlla që ka një jetë normale.

Fëmijët ndonjëherë kanë ide të gabuara për ÇSA-në e vëllezërve/motrave të tyre. Ata mund të mendojnë se ÇSA-ja është diçka që ju mund ta “merrni” si një ftohje. Fëmijët më të vegjël mund të mendojnë se ua kanë shkaktuar ÇSA-në vëllezërve/motrave të tyre nëpërmjet sjelljeve të këqija apo mendimeve Ju mund t’i ndihmoni ata rreth këtyre mendimeve duke folur me ta dhe duke ua shpjeguar gjëra.

Efektet e çrregullimeve të spektrit të autizmit te vëllezërit/motrat

Në përgjithësi përshtaten mirë vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA). Shpesh, vëllezërit e motrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë më të kujdesshëm, të mëshirshëm, të pavarur dhe tolerantë.

Mirëpo fëmijët tuaj në zhvillim zakonisht mund të përjetojnë një sërë ndjenjash të vështira ose negative. Për shembull, në kohë të ndryshme ata mund të ndjehen:

  • xheloz për sasinë e kohës që ju jeni duke kaluar me vëllezërit e tyre
  • të dekurajuar sepse vëllai/motra e tyre nuk duket se dëshiron të luajnë me ta
  • të zemëruar nëse ata mendojnë se keni pritshmëri të ndryshme prej tyre dhe vëllezërit e tyre - për shembull, ata mund të ndjejnë se ju i lironi vëllezërit/motrat e tyre nga angazhimet e shtëpisë ose ua toleroni atyre sjelljen agresive
  • mbrojtës të vëllait/motrës së tyre dhe të zemëruar në qoftë se të tjerët i përqeshin
  • të zënë ngushtë nga njerëzit që i shikojnë, ose nga vëmendja e padëshiruar gjatë daljeve familjare
  • fajtor se kanë ndjenja negative, si siklet apo hidhërim, ndaj vëllezërve/motrave të tyre
  • të shqetësuar se stresi i shtuar po ndikon në mirëqenien tuaj dhe marrëdhëniet tuaja me partnerin tuaj - për shembull, disa fëmijë mund të shqetësohen që ju dhe partneri juaj mund të ndaheni ose të divorcoheni
  • të shqetësuar ose të pakënaqshëm për ndonjë rol të ardhshëm si kujdestarë për vëllezërit e tyre.

Ndihmesa e vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit

Ashtu si fëmija juaj me ÇSA, fëmijët tuaj të tjerë kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Këtu janë dhënë disa mënyra sesi fëmijëve tuaj me zhvillim tipik mund t’ua jepni ngrohtësinë e përditshme dhe vëmendjen pozitive, t'i ndihmoni ata të ndihen të veçantë dhe të inkurajojnë marrëdhënie pozitive midis të gjithë fëmijëve.

Ndarja e kohës së posaçme për vëllezërit dhe motrat
Vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me ÇSA shpeshherë nuk kërkojnë vëmendje ose nuk flasin për problemet e tyre. Për të kapërcyer këtë, ju mund të:

  • ndani periudha të rregullta të përditshme për fëmijët tuaj - kjo mund të jetë një tregim para se të shkojnë në shtrat, ose 10 minuta së bashku në fund të çdo dite, kur ju u tregoni fëmijëve tuaj tre gjëra pozitive që ata bënë gjatë ditës
  • ndani disa minuta kohë për të dëgjuar kur fëmijët tuaj duan t’ju tregojnë diçka - kjo mund të ndihmojë në qoftë se ju nuk mund të ndani kohë të rregullt për çdo ditë
  • ndani kohë për aktivitete të veçanta me fëmijët tuaj, pa vëllezërit e tyre me ÇSA - kjo mund të jetë dërgimi i fëmijës tuaj në pishinë ose në një film
  • angazhoni një kujdestar të besuar ose kujdestar afatgjatë për t’u kujdesur për fëmijën tuaj me ÇSA për një ditë ose një fundjavë — në këtë mënyrë ju mund të kaloni një periudhë më të gjatë me fëmijët tuaj të tjerë.

Ju mund të mendoni se është e padrejtë të kaloni më shumë kohë me fëmijën tuaj me ÇSA sesa fëmijët tuaj të tjerë. Por gjëja e rëndësishme është që fëmijët tuaj të tjerë të ndjehen të veçantë gjatë kohës së tyre me ju, edhe nëse është vetëm për disa minuta në ditë, si kur i merrni nga shkolla ose në kohën e gjumit.

Nëse fëmijët tuaj të tjerë mendojnë se ata janë gjithashtu të veçantë për ju, ata do t’ia dalin ta kuptojnë situatën gjithnjë e më shumë, ashtu  siç do të rriten. Ata do të kenë më pak gjasa të ndihen të pakënaqshëm ndaj vëllezërve të tyre.

Inkurajimi i marrëdhënieve më të afërta
Vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me ÇSA në përgjithësi ndjehen pozitive për vëllezërit ose motrat e tyre, por shpesh marrëdhëniet e tyre nuk janë aq të afërta. Kjo mund të jetë për shkak të vështirësive që shpesh fëmijët me ÇSA i kanë me komunikimin social.

Një mënyrë për t’i inkurajuar marrëdhëniet më të ngushta mes fëmijëve tuaj është të kërkoni mënyra që ata të gjithë të mund të luajnë, të argëtohen dhe të ndërveprojnë së bashku. Për shembull, shumë fëmijë të vegjël me ÇSA e duan shumë lojën me flluska dhe me trena - këto janë aktivitete që vëllezërit dhe motrat e tyre mund t’i gëzojnë gjithashtu.

Përpjekja për të qenë të drejtë. Është e rëndësishme për fëmijët tuaj të ndjehen se të gjithë janë trajtuar në mënyrë të drejtë:

  • Aty ku është e mundur, bëni rregullat e familjes që janë të drejta për të gjithë fëmijët tuaj.
  • Përdorni strategji për të inkurajuar sjellje të mirë për të gjithë fëmijët tuaj.
  • Mundohuni të mos pranoni sjellje agresive ose të dëmshme nga fëmija juaj me ÇSA, nëse nuk do ta pranoni atë nga fëmijët tuaj të tjerë.

Mund të jetë joshëse të injoroni sjellje si goditja apo hedhjen e gjërave nga fëmija juaj me ÇSA, ngaqë ky fëmijë “nuk kupton”, ose është “tepër i vështirë”. Mirëpo vëllezërit dhe motrat e fëmijës suaj mund ta shohin këtë si të padrejtë, dhe të ndjehen të pakënaqur ose të mërzitur.

Vendosja e roleve dhe përgjegjësive familjare
Të gjithë fëmijët tuaj mund të kontribuojnë në jetën tuaj familjare. Ndihma rreth shtëpisë tuaj bën që të gjithë të bëhen tok si familje dhe ua mëson të gjithë fëmijëve aftësitë e rëndësishme të pavarësimit. Është vetëm një çështje e përpunimit të roleve dhe përgjegjësive që janë të përshtatshme për moshat dhe aftësitë e ndryshme të fëmijëve tuaj.

Fëmijët tuaj me zhvillim tipik mund të kryejnë detyra shtëpiake dhe punët siç janë përgatitja e shtretërve të tyre, larja e enëve, palosja e rrobave e kështu me radhë. Fëmija juaj me ÇSA mund të marrë më shumë përgjegjësi ashtu siç rritet. Për shembull, ky fëmijë mund të jetë në gjendje ta merr dhe ta vendos mbulesën e tryezës për darkë.

Mund të jetë joshëse të mbështeteni te fëmijët tuaj të tjerë ose të prisni që ata të marrin përgjegjësi shtesë. Është e rëndësishme të jesh i drejtë, edhe pse, dhe të mbani mend se fëmijët tuaj të tjerë kanë nevojë për kohë vetëm për të qenë fëmijë.

Menaxhimi i ndjenjave negative
Derisa ata mësojnë dhe përshtaten me ÇSA-në e vëllezërve/motrave të tyre, fëmijët tuaj të tjerë mund të kenë ndjenja negative rreth asaj se si po trajtohen. Ata mund të ndihen të lënduar, të pakënaqshëm, të shqetësuar ose të mërzitur.

Këtu janë dhënë disa mënyra për t’i ndihmuar ata, kur përballen me këto ndjenja:

  • Jini të vetëdijshëm për ndjenjat e fëmijëve tuaj dhe i pranoni ato — për shembull, nëse fëmija juaj thotë, “Urrej të luaj me Siraxhin, ai i merr lodrat e mia”, mund të thoni “Kjo duhet të jetë vërtet frsutruese”.
  • Komunikoni me fëmijët tuaj për ndjenjat e tyre në mënyrë jo-gjykuese — për shembull, mund të thoni “Unë nuk jam i zemëruar me ty. A mund të më tregoni se çfarë ka ndodhur dhe si ju ka bërë të ndiheni?”
  • Punoni së bashku për të dalë me disa rrugëdalje pozitive për ndjenjat e fëmijëve tuaj. Për shembull, fëmijët tuaj mund të dëshirojnë të vizatojnë ose pikturojnë, në mënyrë që t’i shprehin ndjenjat e tyre.
  • Ndani me ta ndjenjat tuaja për t’iu ndihmuar fëmijëve tuaj me zhvillim tipik të kuptojnë se ndjenjat e tyre janë normale - për shembull, mund të thoni që ndonjëherë ndiheni të zënë ngushtë.
  • Bisedoni me një anëtar tjetër të familjes ose një mik për atë që po ndodh. Duke folur me një tjetër të rritur mund të lehtësojë mendjen tuaj dhe t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhje.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë në menaxhimin e vëllezërve dhe motrave ose ndjenjave të tyre, kërkoni ndihmë nga një profesionist, si mjeku juaj, psikologu i fëmijëve ose këshilltari.

Inkurajimi i një rrjeti mbështetës jashtë familjes suaj

Nganjëherë, fëmijët tuaj të tjerë mund të ndihen të tronditur nga jeta familjare, veçanërisht nëse kanë një vëlla me vështirësi të rënda në sjellje. Miqësitë jashtë familjes mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të mendojnë se janë më shumë se vetëm vëllezërit dhe motrat e një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA).

Bashkimi me një grup mbështetës të vëllezërve mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe të kuptojnë se ajo që ndiejnë është normale. Këshillimi mund të jetë gjithashtu një ide e mirë, nëse fëmijët kanë një kohë të vështirë përballimin.

Grupet mbështetëse
Bashkimi me një grup mbështetës familjar ÇSA është një mënyrë e shkëlqyer për t’u takuar dhe formuar miqësi me njerëz tjerë në situata të ngjashme me tuajat. Kjo gjithashtu mund t’i japë fëmijëve tuaj me zhvillim tipik një mundësi për t’i njohur vëllezërit dhe motrat e tjera me ÇSA.