Një foshnjë e re në familje: si t'i ndihmoni fëmijët e vegjël dhe ato në moshën parashkollore që të përshtaten

Kur një foshnjë e re bashkohet me familjen tuaj, fëmijët mund të ndihen të ngazëllyer - por edhe pak të lënë pas dore. Ofrimi i dashuriës dhe vëmendjes ndaj të gjithë fëmijëve ndihmon në krijimin e një marrëdhënie pozitive me vëllain ose motrën e tyre të re.
Body

Si t'i ndihmoni fëmijët e vegjël dhe ato në moshën parashkollore që të ndihen pozitivë për fëmijën e ri në familje!

Kur vjen një fëmijë i ri, fëmijët (veçanërisht ato më të vegjël) mund të ndiejnë se po i kushtoni gjithë vëmendjen dhe dashurinë tuaj foshnjës së re. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtyre ndjenjave, dëgjoni dhe tregoni shumë dashuri, kjo ju tregon fëmijëve tuaj të tjerë që jeni akoma aty për ta. Gjithashtu i ndihmon ata të ndihen të sigurt.

Edhe pse do jeni të zënë me foshnjën e re, përpiquni të kaloni kohë individuale me të gjithë fëmijët e tjerë. 

Ju gjithashtu mund të shikoni për raste kur ata mund të gëzojnë vëmendje shtesë nga prindi tjetër ose një anëtar i ngushtë i familjes, ndoshta duke lexuar një histori së bashku ose duke luajtur në oborr.

Shumica e fëmijëve do të jenë kuriozë për foshnjën e re, kështu që lërini të prekin butësisht vëllain ose motrën e tyre - por gjithmonë jini aty për të mbikëqyrur.

Ju mund t'i përfshini fëmijët tuaj edhe në kujdesin për foshnjën. Për shembull, kur të lani foshnjën ata mund të bëjnë gati disa gjëra për banjën, ose të ndihmojnë më pas në tharjen e tij/saj.

Nëse i shpjegoni edhe fëmijëve tuaj të tjerë se nuk është e nevojshmë që ata të angazhohen shumë, kjo ju ndihmon t'i mbani gjërat argëtuese dhe pozitive.

Për t’i inkurajuar fëmijët tuaj që të shoqërohen, kushtojini të gjithëve shumë vëmendje pozitive. Duke e bërë këtë, ju po u tregoni atyre se si dëshironi që ata të sillen me njëri -tjetrin - dhe ata do të sillen më pas si ju.

Ushqyerja me gji dhe fëmijët tuaj të tjerë

Nëse jeni duke ushqyer me gji, fëmijët tuaj të tjerë mund të jenë kuriozë për ushqyerjen me gji dhe ata mund të duan të shikojnë. Ata gjithashtu mund të qëndrojnë pranë jush, apo edhe të ngjiten në prehrin tuaj ndërsa ushqeni fëmijën me gji.

Madje, fëmijët mund të kërkojnë që të provojnë edhe ata në një moment ushqyerjen me gji. Si do reagoni varet nga ajo që është e përshtatshme për ju dhe kulturën tuaj.

Zakonisht, fëmijët që nuk ushqehen më me gji do e perceptojnë këtë eksperiencë të çuditshme nëse do e provonin për të dytën herë. Nëse preferoni që fëmija juaj më i madh të mos provojë ushqyerjen me gji, mund të shpjegoni se qumështi i gjirit është bërë veçanërisht për foshnjat, pastaj ofroni një pije tjetër të veçantë që foshnjat nuk mund ta kenë.

Ju mund ta bëni ushqyerjen me gji një kohë të veçantë për të gjithë fëmijët tuaj. Këtu janë disa ide:

  • Ndërsa po ushqeni foshnjën, jepni fëmijëve tuaj një lodër, aktivitet ose detyrë të preferuar.
  • Nëse fëmijët tuaj të tjerë po shikojnë, mund të shpjegoni se qumështi ndihmon foshnjën të rritet e fortë dhe e shëndetshme.
  • Nëse fëmijët tuaj të tjerë duan të jenë pranë, shfrytëzojeni këtë kohë për t'u treguar atyre një histori.
  • Provoni të luani muzikën e preferuar të fëmijëve tuaj ose disa tregime të regjistruara për fëmijë, dhe dëgjoni me fëmijët ndërsa jeni duke ushqyer me gji.

Sjellje sfiduese të fëmijëve të tjerë: si të reagoni ndaj tyre

Është e zakonshme që fëmijët e vegjël dhe ato në moshën parashkollore të kërkojnë vëmendje pasi në shtëpi vjen një fëmijë tjetër.

Ndryshimet në sjellje mund të përfshijnë:

  • duke qarë, bërtitur dhe madje duke kërkuar që fëmija të largohet.
  • duke bërë regres dhe duke u sjellë si një foshnjë - për shembull, të ketë nevojë për ndihmë kur ha apo vishet.
  • duke refuzuar që të flejë apo zgjohet gjatë natës.
  • duke u zemëruar për foshnjën e re.

Sjelljet sfiduese janë një mënyrë që fëmijët përdorin për të treguar se çfarë duan dhe çfarë po ju mungon nga vëmendja që kishin më përpara.

Këshilla se si të reagoni ndaj sjelljeve sfiduese
Ju mund t'i inkurajoni të gjithë të shoqërohen me njëri-tjetrin, si dhe t'i ndihmoni fëmijët tuaj duke:

  • lavdëruar sjelljen e mirë.
  • ju treguar fëmijëve tuaj se sa kanë mësuar dhe janë rritur që kur ishin foshnje.
  • përfshirë fëmijët në kujdesin për foshnjën e re.
  • reaguar ndaj sjelljeve të fëmijëve me durim dhe mirëkuptim.