Pse janë të rëndësishme marrëdhëniet familjare?
Marrëdhëniet e mira familjare janë të kënaqshme për hir të tyre – thjesht është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e një familjeje të ngrohtë dhe të dashur.
Mirëpo marrëdhëniet e mira familjare janë të rëndësishme edhe për shumë arsye të tjera. Ato:
- i bëjnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur, gjë që e ndihmon trurin e tyre të zhvillohet
- mund të ndihmojë në kapërcimin e vështirësive me ushqimin, gjumin, mësimin dhe sjelljen e fëmijëve
- t’ia bëjnë më të lehtë familjes suaj t’i zgjidhë problemet dhe ta zgjidhë konfliktin
- t'ju ndihmojë ju dhe fëmijët tuaj, t’i respektoni dallimet e opinioneve, derisa fëmijët tuaj zhvillojnë më shumë pavarësi
- t’ua japin fëmijëve aftësitë e nevojshme për t’i ndërtuar marrëdhënie e tyre të shëndetshme.
Ja përse ia vlen gjithmonë, t’i shqyrtoni marrëdhëniet që i ndan me fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dhe të mendosh se si mund t’i përmirësosh ato.
Si prind, ti po e bën më të mirën që mundesh për fëmijët e tu, ndoshta ndërkohë që je duke u marrë me punë, me miq, me administrimin e shtëpisë dhe më shumë. Por, edhe për prindërit më të ngarkuar, ka shumë gjëra të lehta që mund të bëni për të zhvilluar marrëdhënie të mira familjare.
Marrëdhëniet e mira familjare janë një pjesë e rëndësishme e familjeve të forta. Familjet e forta rriten nga dashuria, siguria, komunikimi, lidhja – si dhe disa rregulla dhe rutina.
Koha cilësore dhe marrëdhëniet familjare
Koha familjare cilësore mund të ndodhë kudo. Ka të bëjë me pjesën më të madhe të kohës që kalon së bashku. Ja disa mënyra se si mund të bëni që të ndodhë koha cilësore në familjen tuaj:
- Përdoreni kohën e përditshme së bashku për të folur dhe për të qeshur. Për shembull, vaktet familjare dhe udhëtimi me makinë mund të jenë kohë të mrekullueshme për ta përmbushur ditën.
- Bisedoni personalisht me çdo pjesëtar të familjes për t’i forcuar marrëdhëniet individuale. Mund të jetë vetëm pesë minuta para se çdo fëmijë të shkojë në shtrat.
- Ndani kohë me partnerin tuaj, nëse keni partner. Mund të jetë një ide e mirë t’u shpjegosh fëmijëve se koha cilësore e kaluar së bashku është e mirë për marrëdhënien tënde me partnerin.
- Bëni gjëra të rregullta dhe argëtuese së bashku si familje. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa një lojë futbolli familjare në parkun lokal në fundjavë, ose një natë lojë e përbashkët familjare për çdo javë.
- Merrni vendime së bashku se çfarë duhet të bëni për ngjarje të veçanta si ditëlindjet. Edhe fëmijët e vegjël mund të jenë pjesë e këtyre vendimeve.
Komunikim pozitiv dhe marrëdhëniet familjare
Komunikimi pozitiv ka të bëjë me ndarjen e kohës për ta dëgjuar njëri-tjetrin, për të dëgjuar pa gjykim dhe për t’i shprehur mendimet dhe ndjenjat e tua. Kur keni komunikim pozitiv në familje, kjo i ndihmon të gjithë të ndihen të kuptuar, të respektuar dhe të vlerësuar, dhe kjo i forcon marrëdhëniet tuaja.
Provo këto ide pozitive të komunikimit për t’i forcuar marrëdhëniet familjare:
- Kur fëmija ose partneri yt dëshiron të flasë, ndërprisni atë që jeni duke e bërë dhe dëgjojeni me vëmendje të plotë. Jepuni kohë njerëzve t’i shprehin pikëpamjen ose ndjenjat e tyre.
- Jini të hapur për të folur për gjëra të vështira – si pranimi i gabimeve – dhe të gjitha llojet e ndjenjave, duke përfshirë zemërimin, gëzimin, frustrimin, frikën dhe ankthin. Por mos harro se dallon të folurit për zemërimin nga të qenit i zemëruar.
- Bëhu gati për biseda spontane. Për shembull, fëmijëve më të vegjël shpesh u pëlqen të flasin përmes ndjenjave të tyre kur janë në banjë ose kur bien në shtrat.
- Inkurajoji fëmijët dhe shokët e tu me lavdërime. Për shembull, “Është një ndihmë e madhe kur i sjell shportat t’i kërkuar. Faleminderit!”.
- Trego çmueshmëri, dashuri dhe inkurajim nëpërmjet fjalëve dhe përzemërsisë. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sikur se t’iu thënë fëmijëve “të dua” për çdo natë kur shkojnë në shtrat.
Komunikim jo verbal pozitiv
Jo i gjithë komunikimi ndodh me fjalë, prandaj është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje ndjenjave që fëmijët dhe partneri juaj i shprehin pa fjalë (mënyrë jo-verbale). Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për mesazhet jo-verbale, që i dërgoni. Për shembull, përqafimet, puthjet dhe kontakti me sy dërgojnë mesazhin se dëshironi të jeni afër fëmijës. Por toni tersi i zërit ose mërrolja, kur po bëni diçka së bashku, mund të dërgojë mesazhin se nuk doni të jeni atje.
Puna në grup dhe marrëdhëniet familjare
Kur familja jote punon si skuadër, të gjithë ndihen të mbështetur dhe të aftë për të kontribuar. Është më e lehtë të punosh si ekip kur të gjithë e kuptojnë se ku qëndrojnë, kështu që ndihmon të kesh pritje të qarta, limite dhe kufij.
Mund ta inkurajoni punën në grup në disa nga këto mënyra:
- Ndaji punët e shtëpisë. Edhe fëmijët shumë të vegjël e pëlqejnë ndjenjën e përkatësisë që vjen nga bërja e një kontributi – të paktën ndonjëherë!
- Përfshi fëmijët në vendime për gjëra të tilla si aktivitetet familjare, rregullat dhe festat. Jepuni të gjithëve, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël – një shans për ta thënë fjalën e tyre. Mbledhjet familjare mund të jenë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë.
- Lërini fëmijët të marrin disa nga vendimet e tyre. Vendimet që i lejoni, do të varen nga aftësitë dhe pjekuria e fëmijëve dhe nga kufijtë që i keni vendosur. Për shembull, mund ta lësh fëmijën tënd 5-vjeçar të vendosë se çfarë do të donte të mbante në shkollë, por nuk do ta lejoje të shkonte vetë në shtëpi.
- Krijoni rregulla familjare që pohojnë qartë se si familja jote dëshiron të kujdeset dhe t'i trajtojë pjesëtarët e saj. Për shembull, 'në familjen tonë flasim me respekt me njëri-tjetrin'. Rregulla si kjo ndihmojnë që të gjithë të shkojnë më mirë dhe ta bëjnë jetën familjare më paqësore.
- Punoni së bashku për t’i zgjidhur problemet. Kjo përfshin dëgjimin dhe të menduarit me qetësi, shqyrtimin e opsione, respektimin e mendimeve të të tjerëve, gjetjen e zgjidhjeve konstruktive dhe punën drejt kompromiseve.
Vlerësimi për njëri-tjetrin dhe për marrëdhëniet familjare
Vlerësimi për njëri-tjetrin është në thelb të marrëdhënieve të mira familjare. Ja disa mënyra se si mund ta bëni këtë:
- Interesohuni për jetën e njëri-tjetrit. Për shembull, le të ndajmë kohë për të shkuar në aktivitete sportive, shfaqjet e dramës, shfaqjet artistike e kështu me radhë.
- Përfshini të gjithë në bisedë kur flisni për ngjarjet e ditës. Për shembull, “Cila ishte pika kryesore për ty sot, Selena?”.
- Ndajini historitë dhe kujtimet familjare. Këto mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i vlerësojnë gjërat që nuk janë të dukshme, ose që i kanë harruar – për shembull, arritjet sportive të nënës kur ka qenë më e vogël, ose mënyra se si motra e madhe ka ndihmuar në kujesin për fëmijën më të vogël pas lindjes së tij.
- Pranoni ndryshimet, talentet dhe aftësitë e njëri-tjetrit dhe përdorni pikat e forta të njëri-tjetrit.
|