Baraspesha mes punës dhe jetës: këshilla për familjen tuaj
Çfarë është ekuilibri mes punës dhe jetës? Ekuilibri mes punës dhe jetë është marrëdhënia midis punës suaj dhe gjërave tjera të rëndësishme në jetën tuaj, si familja, sporti dhe jeta shoqërore, punët e shtëpisë, angazhimet vullnetare e kështu me radhë. Nëse ndiheni sikur keni kohë të mjaftueshme për të gjitha këto gjëra në jetën tuaj, ndoshta keni një ekuilibër të mirë mes punës dhe jetës. Nuk ka formulë universale për ekuilibrin punë-jetë.Dallon për secilin, sepse çdo situatë familjare është e ndryshme dhe unike. Gjithashtu, ka të ngjarë të ndryshojë, meqenëse ndryshojnë puna, familja dhe përgjegjësitë tjera. Me pritje realiste dhe me disa sprova e gabime, ka të ngjarë që të gjesh një metodë që të ndihmon ty dhe familjen të arrini ekuilibrin mes jetës dhe punës për një kohë të gjatë. Baraspesha punë-jetë: pse është e mirë Baraspesha e mirë për ty
Gjithashtu, një jetë familjare e ekuilibruar mirë mund të ndihmojë në parandalimin e harxhimit të energjisë suaj edhe në punë. E mirë për fëmijët Mirë për marrëdhëniet tuaja Si mund të dalin nga baraspesha puna dhe jeta familjare Puna mund ta pengojë kalimin e kohës së mjaftueshme – dhe kohën e mjaftueshme cilësore – me fëmijën tuaj. Është e qartë se koha që kalon duke punuar është koha që nuk e kalon me fëmijët. Të punosh me orë të zgjatura mund të nënkuptojë që të kthehesh në shtëpi pasi fëmijët të flenë ose të largohesh para se të zgjohen. Nuk mund t’i shohësh gjatë javës. Dhe nëse sjell punë në shtëpi, kjo mund të ndikojë edhe te koha që e ke në dispozicion me fëmijët. Puna mund të ndikojë negativisht edhe në kohën që kalon me fëmijët. Ndoshta je në shtëpi, por mendja jote mund të jetë ende në punë. Për shembull, mund të mendosh për diçka që ka ndodhur gjatë ditës ose të përqendrohesh ende te një problem. Pse fëmijët kanë nevojë që çdo ditë të çkyçeni nga puna? Shpesh fëmijët kanë më shumë nevojë për vëmendjen tuaj në fund të ditës, pikërisht atëherë kur mund ta keni vërtet të vështirë t’ia kushtoni. Ata mund të duan t’ua tregojnë të gjitha lajmet e ditës ose ta kërkojnë ndihmën tuaj me diçka. Gjithashtu, edhe fëmijët mund të kenë ditë të këqija, ndoshta në kopsht ose në shkollë. Ata mund të kenë nevojë për simpatinë ose këshillën tuaj, ose ata thjesht duan që ju të dëgjoni derisa ata nxjerrin diçka “nga gjoksi i tyre”. Fëmijët më të vegjël shpesh janë të lodhur, të mërzitur ose të uritur kur jeni të gjithë në shtëpi. Ata mund të kenë nevojë vetëm për përqafime. Mund të jetë një marifet i vështirë, kur përgatit darkën dhe përgatiteni për të nesërmen. Por mund t’ia vlejë të ndani kohë për t’u ndalur, për të dëgjuar dhe për t’u lidhur me fëmijën tënd. Kjo qasje i siguron fëmijët se ata janë të dashur, të sigurt dhe të mbrojtur – dhe kjo mund t’ju ndihmojë të gjithë të qetësoheni dhe të ndjeheni më mirë. Kur je i zënë, i stresuar ose i shtrirë deri në fund, fare lehtë mund të mos mendosh se t’i kushtosh vëmendje fëmijës është vetëm një punë ose përgjegjësi tjetër. Përkundrazi, mund të na ndihmojë të mendojmë se sa e mrekullueshme është të kesh një fëmijë që të vijë në shtëpi dhe të ndajmë botën me të. Aranzhime të reja pune për një baraspeshë më të mirë mes punës dhe jetës Kur je prind që punon, mund të të pëlqejë t’i marrësh parasysh aranzhimet e punës që janë të favorshme për familjen. Përpiquni të zbuloni se çfarë politikash të tilla ka punëdhënësi juaj, duke parë marrëveshjen në vendin e punës ose duke folur me kolegët e punës. Pastaj bisedoni me shefin tuaj për këtë çështje. Mundësitë mund të përfshijnë:
Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë miqtë tuaj, apo çfarë mendojnë të tjerët se duhet të bëni – zgjidhni opsionin më të mire për familjen tuaj. Ndryshimi i zakoneve të punës Kur ke fëmijë, mund të të ndihmojë t’i rimendosh shprehitë e tua të punës që gjithçka të funksionojë. Ja disa ide:
Duke bërë kalimin e përditshëm nga puna në shtëpi Mund të ndiheni më të gatshëm të lidheni me fëmijët kur të kthehesh në shtëpi, nëse mund në kokën tuaj “e vendosni punën në pauzë” gjatë kohës mes punës dhe shtëpisë. Provo disa nga këto ide rrugës për në shtëpi:
Dhe rehatimi në mbrëmje mund të jetë më e lehtë me këto ide:
Prindërit në rrethana të veçanta – si prindërit e vetëm, apo prindërit e fëmijëve me paaftësi – mund të përballen me sfida që e bëjnë kalimin nga puna në shtëpi edhe më të vështirë.
|