Larja e dhëmbëve - lojë dhe argëtim

«Teknika e duhur e larjes dhe krijimi i zakonit për pastrimin e dhëmbëve rregullisht dhe siç duhet garantojnë shëndetin dhe vetëbesimin e fëmijës suaj.»  
Body

 Është e nevojshme të filloni pastrimin e dhëmbëve të foshnjës menjëherë pas daljes së dhëmbëve të parë. Në fillim mund t'i pastroni vetëm me garzë dhe tretësirë të kripur, dhe pasi që dhëmbët e parë të rriten plotësisht i pastroni me një furçë të vogël që e vendosni në gisht. Pastroni dhëmbët e foshnjës tuaj të paktën dy herë në ditë pa pastë dhëmbësh (në mënyrë optimale pas çdo vakti).

Pas vitit të parë, filloni të përdorni një sasi të vogël pastë të butë me fluor për fëmijë. Nuk është e dëmshme edhe nëse fëmija e gëlltit. Furça e dhëmbëve duhet të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës (e butë dhe e vogël, fije me gjatësi të barabartë, ngjyra interesante, që mund të lëshojë edhe muzikë).

Sa më interesante të jetë furça, aq më e suksesshme është larja, me këngë, lojë, shaka, spërkatje uji dhe shumë durim. Në fakt jeni ju që i lani dhëmbët fëmijës, ndërsa fëmija luan dhe mëson. Fëmija e zotëron këtë aftësi vetëm rreth moshës tre vjeçare edhe pse edhe atëherë ai/ajo i pastron dhëmbët me ndihmën tuaj.

Dhëmbët pastrohen një nga një nga mishrat e dhëmbëve deri te sipërfaqja e përtypjes, fillimisht pjesa anës gjuhësore e dhëmbit, pastaj pjesa anësore e faqes, më pas sipërfaqja përtypëse. Furça mbahet në një kënd të lehtë. Mësoje fëmijën të marrë ujë, të shpëlaj dhëmbët dhe të pështyjë lëngun. Mos harro se edhe gjuha duhet pastruar.

e dhëmbëve të

 

Planifikoni vizitën tuaj të parë te dentisti rreth muajit të gjashtë, dhe më së voni deri në ditëlindjen e parë. Më pas do të merrni udhëzime nga dentisti për mirëmbajtjen e duhur të higjienës dentare.

Fëmija do të njihet me dentistin e tij/saj dhe do praktikojë përmes lojës dhe argëtimit. Nëpërmjet vizitave të rregullta pa ndërhyrje të dhimbshme, fëmija do të mësojë se shkuarja te “Dentisti” nuk është shkak për frikë dhe lot. Prandaj, nëse ndodh që një dhëmb të prishet, fëmija nuk do të refuzojë të shkojë te dentisti. Do ta rregulloni dhëmbin lehtësisht, pa dhimbje dhe në kohë.

Higjiena e gojës dhe dentare është shumë e rëndësishme për dhëmbët e parë të qumështit, sepse vetëm me higjienë mund t'i mbajmë të shëndetshëm derisa të bien dhe të dalin dhëmbët e përhershëm.