Pas lindjes së foshnjës: çfarë të prisni në orët e para

Ajo çfarë ndodh pas lindjes varet nga përkushtimi juaj, si lind fëmija juaj dhe sa shpejt fëmija juaj përshtatet me jetën jashtë mitrës. Ju mund të lidheni me fëmijën tuaj sa më shpejt që ai/ajo të lindë, nëse merr frymë mirë dhe shëndeti juaj është i qëndrueshëm. Nëse fëmija juaj ka nevojë për ndihmë për të marrë frymë, mjekët dhe mamitë do t’i japin foshnjës tuaj oksigjen shtesë, një maskë speciale për frymëmarrje ose tub frymëmarrjeje.
Body

Minutat e para pas lindjes së foshnjës

Momenti kur fëmija juaj lind mund të jetë magjik dhe stresues. Çfarë do të ndodhë menjëherë pas lindjes do të varet nga puna juaj, nga mënyra se si lind fëmija juaj dhe sa shpejt fëmija juaj përshtatet me jetën jashtë mitrës.

Lindje e pakomplikuar vaginale
Shumica e foshnjave marrin frymë dhe qajnë brenda pak sekondash nga lindja.

Nëse është e qartë që fëmija juaj po merr frymë mirë, ai/ajo do të vendoset i/e zhveshur, mbi gjoksin ose barkun tuaj menjëherë pas lindjes. Kontakti lëkurë më lëkurë e mban foshnjën tuaj të ngrohtë, ndihmon në qëndrueshmërinë e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj, si dhe ju ndihmon të lidheni menjëherë fizikisht. Po ashtu kjo është një shkas për ushqyerjen me gji.

Mamia do të thajë fëmijën tuaj derisa është mbi ju, dhe do t’ju mbulojë të dyve me një batanije ose peshqirë të ngrohtë.

Pinca ose lindja me vakum
Shumica e foshnjave të lindura me ndihmën e pincës ose vakumit do të marrin frymë dhe do të qajnë që në lindje. Mirëpo disa foshnje mund të jenë paksa të habitura ose të ngadalta për të marrë frymë, veçanërisht nëse janë të shqetësuara gjatë lindjes. Nëse kjo ndodh, mamia, mjeku obstetër ose pediatri do ta çojnë fëmijën tuaj në një stacion special të ngrohjes. Ata do të thajnë fëmijën tuaj dhe do të sigurohen që ai/ajo të marrë frymë mirë.

Sapo fëmija juaj të marrë frymë siç duhet, ai/ajo do të thahet, do të mbështillet me peshqirë ose batanije të ngrohta dhe do t'ju kthehet ju. Atëherë ju mund ta mbani atë dhe do të keni kontakt lëkurë me lëkurën për t’u bashkuar, për t’i dhënë ngrohtësi dhe për ta ushqyer me gji.

Përzgjedhja për prerje cezariane
Shumica e foshnjave të lindura përmes prerjes cezariane marrin frymë dhe qajnë fuqishëm gjatë lindjes. Pasi fëmija juaj të lindë, mamia ose pediatri do ta çojnë fëmijën tuaj në një stacion special të ngrohjes për ta tharë, vlerësuar dhe kontrolluar, nëse ai/ajo merr frymë siç duhet.

Mamia ose obstetri do ta mbështjellin foshnjën tuaj në batanije ose peshqirë të ngrohtë dhe do t’ua japin për ta mbajtur derisa jeni në tryezën e operacionit (përveç nëse keni bërë një anestetik të përgjithshëm). Disa spitale sigurojnë kontakt lëkurë me lëkurë kur jeni në sallën e operacionit, andaj ju mund të pyesni nëse një gjë e tillë është e mundshme në rastin e lindjes së foshnjës suaj.

Prerja cezariane e pa planifikuar (emergjente)
Foshnjat e lindura përmes operacionit cezarian të paplanifikuar kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për ndihmë për të marrë frymë gjatë lindjes. Mamia ose pediatri do ta çojnë fëmijën tuaj në një stacion special të ngrohjes për ta tharë dhe për të vlerësuar se çfarë lloj ndihme ka nevojë për fëmijën tuaj.

Kur fëmija juaj merr frymë mirë dhe shëndeti juaj është i qëndrueshëm, mamia ose obstetri do ta mbështjellin foshnjën tuaj në batanije ose peshqirë të ngrohtë dhe do t’ua japin juve për ta mbajtur, derisa jeni në tryezën e operacionit (nëse nuk keni bërë një anestetik të përgjithshëm).

Prerja e kërthizës
Pas lindjes së fëmijës tuaj, kordoni i kërthizës duhet të shtrëngohet dhe të pritet. Kordoni është mjaft i vështirë për tu prerë, por prerja e tij nuk është e dhimbshme për ju ose foshnjën tuaj.

Nëse fëmija juaj ka nevojë për më shumë ndihmë për të marrë frymë gjatë lindjes, ose nuk duket së është mirë, atëherë ai/ajo mund të ketë nevojë të dërgohet direkt në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU). Përqafimi juaj i parë mund të duhet të presë derisa fëmija juaj të jetë mirë.

Si do të duket dhe do të sillet fëmija juaj pas lindjes

Disa ndryshime të rëndësishme ndodhin në trupin e foshnjës tuaj, derisa ai/ajo kalon nga një mjedis i mbrojtur, i qetë dhe i ngrohtë i barkut tuaj në botën e jashtme. 

Është normale që foshnja juaj të duket disi blu ose vjollcë në minutat e para pas lindjes. Nëse fëmija juaj merr frymë mirë, ngjyra e lëkurës së tij gradualisht do të bëhet rozë brenda 5-7 minutash pas lindjes. Duart dhe këmbët e foshnjës tuaj mund të qëndrojnë blu deri në 24 orë. Kjo sepse enët e gjakut në duart dhe këmbët e foshnjës tuaj janë shumë të vogla, dhe duhet kohë që gjaku të qarkullojë siç duhet atje dhe të marrin ngjyrën rozë.

Nëse gjithçka është në rregull, shumica e foshnjave qajnë menjëherë pas lindjes. Pastaj para se të flenë shumica në heshtje shikojnë me sy të mëdhenj të hapur për rreth. Është normale që foshnjat të bien në gjumë, por disa mund të qëndrojnë zgjuar dhe duan të ushqehen.

Nëse fëmija juaj duket i gatshëm, mund ta ushqeni me gji brenda disa minutave nga lindja. Mamia do t’u ndihmojë ta merrni beben në gji.

Rezultati Apgar

Rezultati Apgar është një vlerësim i rrahjeve të zemrës së fëmijës suaj, frymëmarrjes, tonit të muskujve, përgjigjes ndaj stimujve dhe ngjyrës së lëkurës. Për secilin nga këto pesë kritere jepet një rezultat prej 0, 1 ose 2, ndërsa totali është rezultati Apgar. Kryhet tek një foshnjë në 1 dhe 5 minuta pas lindjes.

Rezultati Apgar i foshnjës suaj e mat sesa mirë fëmija juaj e ka bërë kalimin nga jeta brenda mitrës në jetën jashtë. Rezultatet e Apgarit shënohen në regjistrin e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijës suaj.

Kontrollet dhe ilaçet në 24 orët e para

Brenda orës së parë të lindjes, mamia do të vendosë dy etiketa mbi emrin e fëmijës suaj.

Foshnja juaj gjithashtu do të peshohet brenda orëve të para dhe do t’i bëhet një kontroll fizik.

Foshnja juaj supozohet të ketë një ose dy injeksione në muskujt e saj të kofshës shpejt pas lindjes. Injeksionet janë:

  • vitamina K - kjo mund të ndihmojë në parandalimin e një çrregullimi të gjakderdhjes të shkaktuar nga një mungesë e vitaminës K
  • imunizimi i hepatitit B 

Brenda 48-72 orëve të para të jetës së foshnjës suaj, do t’i bëhet një depistim (ekzaminim) për të porsalindur, i cili e teston foshnjën juaj për shenja të gjendjeve të rralla. Foshnja juaj gjithashtu do të kontrollohet për displasinë e zhvillimit të ijeve (DDH) dhe në disa vende gjithashtu do të kontrollohet për dëmtim të dëgjimit.