Postimi i fotove dhe promovimi (blogimi) rreth fëmijës tuaj në internet
Përse prindërit postojnë foto dhe informacione rreth fëmijëve
Shumë familjarë shpërdajnë foto dhe informacione rreth fëmijëve të tyre në internet. Për shëmbull, ju mund të:
- shpërndani fotot e pushimeve familjare në rrjetet sociale
- shpërndani fotot e fëmijeve të porsalindur
- kontribuoni në grupet e Facebook - për shembull, nëse fëmija juaj luan në një skuadër lokale
- të kontribuoni në faqet e internetit që kanë si qëllim advokimin - për shembull, nëse fëmija juaj ka aftësi të kufizuara ose nevoja të tjera të veçanta.
Sidomos në kohën e pandemisë së koronavirusit, shumë familje u lidhën me njëri-tjetrin në mënyrë digjitale, nëpërmjet fotografive, videove dhe shkrimeve rreth aktiviteteve familjare. Këto janë mënyra të rëndësishme për të mbajtur familjen dhe miqtë të përditësuar me aktivitetet që bëjnë fëmijët dhe familja juaj. Megjithatë, ka gjëra që duhen menduar.
Postimet për fëmijën tuaj: gjërat për të cilat duhet të mendoni
Nëse shkruani ose postoni fotot e fëmijës tuaj në internet, mos harroni se ky informacion është i pamundur të fshihet plotësisht nga interneti .Njerëz te cilët ju nuk i njihni mund të kenë akses në informacionet që ju dëshironi t'i mbani në privatësi. Shfrytëzimi i fëmijëve është një shqetësim i vërtetë.
Për shumë arsye, kur fëmija juaj është më i rritur, është e rëndësishme të mësoni se si ndihet fëmija juaj rreth fotove dhe informacioneve që ju ndani rreth tij.
Bisedat me fëmijën tuaj rreth postimeve dhe promovimit (blogimi)
Si fillim, është gjithmonë një ide e mirë të pyesni fëmijën tuaj në qoftë se është dakord që ju të postoni foto ose video të tij. Fëmijët që nga mosha tre vjec mund të shprehin pëlqimin ndaj një fotoje të tyre. Nëse fëmija juaj është shumë i vogël për të dhënë një preferencë, ju mund ta gjykoni.
Edhe nëse fëmija juaj është aktualisht dakord me postimet rreth saj, ai mund t'ju kërkojë ti fshini ato në një të ardhme.Mos harroni edhe në rast se i fshini këto postime, nuk mund t'i hiqni tërësisht nga interneti nëse njerëz të tjerë i kanë shpëndarë ato.
Duke pyetur dhe respektuar preferencat e fëmijës tuaj, ju modeloni tek ai përdorimin me efektivitet të teknologjisë , e cila do ta ndihmojë atë të bëhet një qytetar i mirë dixhital në të ardhmen.
Këshilla për ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet privatësisë dhe shpëndarjes së postimeve për fëmijët
Nëse fëmija juaj është dakord për të shpërndarë informacione dhe foto të tij, është një ide e mirë që të përpiqeni të gjeni edhe një ekuilibër ndërmjet ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë së fëmijës suaj dhe shfaqjes së jetës tuaj familjare, veçanërisht në faqet publike.
Këtu janë disa këshilla:
- Mos përmendni emrin e fëmijës tuaj në rrjetet advokuese apo rrjete të tjera publike.
- Shmangni postimin e fotove që mund të identifikojnë vendbanimin ose shkollën e fëmijës tuaj.
- Shmangni postimin e informacionit personal që mund të identifikojë fëmijën tuaj, si data e lindjes ose adresa.
- Jini të vetëdijshëm se fotot që postoni mund të modifikohen dhe shpërndahen.
- Përdorni aplikacione si e-mail ose mesazhet për të dërguar fotografi tek familja dhe miqtë.
- Krijo 'albume virtuale' private për të shpërndarë me familjen dhe miqtë e ngushtë.
Një nga gjërat më të rëndësishme që ju mund të bëni është të siguroheni që imazhet dhe informacionet që ju postoni përcjellin një mesazh pozitiv për fëmijën tuaj. Për shembull, mund të mos postoni një video të fëmijës suaj duke qarë dhe të zgjidhni të postoni diçka pozitive.