Koha e kaluar para ekranit: listë e gjërave për përdorim të shëndetshëm

Për fëmijët mbi 3 vjeç, koha e kaluar para ekranit dhe përdorimi i ekranit mund të jenë pjesë e një jetese të shëndetshme. Sigurohuni që fëmijët parashkollorë ta balancojnë kohën e kaluar para ekranit me aktivitetet e tjera dhe të përdorni media digjitale cilësore. Merrni përgjigje për pyetjet tuaja në lidhje me kohën e kaluar para ekranit.
Body

Koha para ekranit dhe përdorimi i ekranit: pjesë e një jetese të shëndetshme

Koha para ekranit nuk këshillohet kurrë për fëmijët nën moshën dy vjeçare (përveç video -bisedave me familjen), dhe koha e kufizuar në vitet e hershme të fëmijërisë. Për fëmijët parashkollorë, është e mundur që koha e kaluar para ekranit dhe përdorimi i ekranit të jenë një pjesë normale e jetës. 

Bëhet fjalë për të siguruar dy gjëra:

  • Rutinat e fëmijëve të vegjël theksojnë shumë aktivitete të shëndetshme, argëtuese, përfshirë aktivitetin fizik, leximin, lojën krijuese dhe kohën shoqërore me familjen dhe miqtë.
  • Kur fëmijët i përdorin ekranet, ata shikojnë ose përdorin përmbajtje cilësore.

Dhe mos harroni gjumin! Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe e ekuilibruar për fëmijët përfshin gjumë të mjaftueshëm me cilësi të mirë.

Lista kontrolluese për një qasje të shëndetshme ndaj kohës para ekranit

Këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni nëse fëmija juaj i moshës parashkollore po përdor ekranet në mënyrë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

A është fëmija juaj:

  • fle mjaftueshëm?
  • fizikisht është i shëndetshëm?
  • i/e angazhuar me kujdesin për fëmijën apo shkollën?
  • duke u lidhur shoqërisht me familjen dhe miqtë, në internet dhe në jetën e përditshme?
  • duke shijuar një sërë interesash?
  • duke u argëtuar dhe mësuar gjatë përdorimit të ekraneve?
  • duke përdorë përmbajtje cilësore?

Nëse i përgjigjeni po shumicës ose të gjitha këtyre pyetjeve, fëmija juaj ndoshta është duke i përdor ekranet në mënyrë të ekuilibruar si pjesë e një jetese të shëndetshme.

Pyetje ose shqetësime në lidhje me kohën e kaluar para ekranit

Është e rëndësishme të keni pyetje ose shqetësime nëse familja juaj ka një qasje të shëndetshme dhe të ekuilibruar ndaj kohës së kaluar para ekranit. Disa artikuj në këtë aplikacion dhe burime të tjera, mund të ndihmojnë me këto shqetësime. Më e rëndësishmja është ta vini re zhvillimin, gjendjen emocionale dhe interesat e fëmijës suaj dhe të reagoni ndaj atyre në mënyrë kuptimplote.

Si mund t’i përdorim ekranet në mënyra të shëndetshme dhe të balancuara?

Çfarë është përmbajtja cilësore?

Cilat janë përfitimet e mundshme të kohës para ekranit?

Si mund t’i menaxhojmë problemet dhe rreziqet e kohës para ekranit?