Shpërqendrimi: mjet për menaxhimin e sjelljes

Shpërqendrimi është një mënyrë e thjeshtë për të menaxhuar sjelljen e fëmijëve. Shpërqendrimi mund t’ju ndihmojë të shmangni situatat që mund të rezultojnë në sjellje të vështira. Mos përdorni shpërqendrim nëse fëmija juaj është shumë i mërzitur ose ka lënduar dikë. Ndihmoni fëmijën tuaj t’i mësojë mënyra për ta shpërqendruar veten, derisa rritet
Body

Përdorimi i shpërqendrimit si një mjet i menaxhimit të sjelljes

Shpërqendrimi është një strategji e thjeshtë që është e mirë për situatat, kur sjellja mund të jetë problem. Për shembull, kjo mund të jetë kur fëmijët:

  • sillen si të çmendur
  • kanë qëndruar ulur për një kohë të gjatë
  • kanë probleme me ndarjen e gjërave ose pritjen e radhës me të tjerët.

Theksimi i diçkaje interesante, fillimi i një loje të thjeshtë, tërheqja e fytyrave qesharake - me siguri ia keni dalë me më shumë truke të këtilla, për të shpërqendruar fëmijën tuaj.

Shpërqendrimi zakonisht funksionon. Pra, është një mundësi e shkëlqyeshme për ta menaxhuar sjelljen e fëmijës tuaj në shumë situata.

Këshilla për shpërqendrimin

Këtu janë dhënë këshilla për shpërqendrimin, që zakonisht funksionojnë për fëmijët e të gjitha moshave:

  • Jepuni fëmijëve diçka tjetër për të bërë. Prezantoni një aktivitet të ri, lodër ose lojë, ose madje tregojuni fëmijëve diçka të re që mund të bëjnë me lodrën që ata tashmë kanë.
  • Ndryshoni skenën. Vendosini fëmijët aty ku mund të shohin gjëra të ndryshme, ose zhvendosini në një vend të ri brenda ose jashtë.
  • Mendo paraparakisht. Keni disa ide për aktivitete argëtuese. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të planifikoni ndonjë lojë jashtë kur të shihni se fëmijët po mërziten brenda.
  • Këndoni disa këngë ose vjersha së bashku. Kjo mund të jetë e dobishme kur nuk mund të ndaloni atë që po bëni, si kur jeni duke vozitur ose gatuar.
  • Nëse jeni jashtë, merrni disa lodra zbavitëse ose libra që mund t'i nxirrni kur keni nevojë për to.
  • Sidomos kur fëmijët rriten, ndihmojini ata të dalin me idetë e tyre për atë që mund t’i tërheqë ata:  “Ne nuk mund të largohemi për në park për një orë tjetër. Çfarë mund të bësh në shtëpi që do të ishte argëtuese, tani?”

Shpërqendrimi mund të funksionojë edhe për fëmijët më të mëdhenj. Këtu janë dhën disa ide:

  • Ndryshoni temën e bisedës.
  • Sugjeroni një lojë ose aktivitet të thjeshtë. Për shembull, sugjeroni fëmijët tuaj të provojnë një bashkim pjesësh figure ose një lojë Uno, nëse thonë se nuk kanë asgjë për të bërë.
  • Sugjeroni një pushim kur gjërat nuk shkojnë mirë. Për shembull, ju mund të thoni, “Duket sikur po ndiheni të frustruar me vizatimin tënd. Po në lidhje me ngasjen e skuterit?”

Nëse ndjeni se fëmija juaj është i mërzitur dhe ka nevojë për shpërqendrim, pse të mos e inkurajoni fëmijën tuaj t’i shpalosë idetë e veta? Shfrytëzimi maksimal i mërzisë mund të jetë i shkëlqyeshëm për krijimtarinë e tij/saj dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Kur nuk duhet ta përdorni teknikën e shpërqendrimit

Shpërqendrimi funksionon më mirë kur shihni se fëmija juaj mund të bëjë diçka të gabuar ose të mërzitet.

Shpërqendrimi nuk do të ndihmojë nëse fëmija juaj:

  • ka lënduar dikë
  • ka një inat
  • është shume i mërzitur

Në situata si këto, është më mirë të merreni drejtpërdrejt me sjelljen.

Për shembull, nëse fëmija juaj ka lënduar një fëmijë tjetër, mund të jetë joshëse të shpërqendroni të dy fëmijët me lodra ose aktivitete. Por kjo nuk e ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë se nuk është në rregull t’i lëndosh njerëzit e tjerë. Mund të jetë më mirë të përdorni time-out, për aq kohë sa fëmija juaj është mjaft i rritur për ta kuptuar këtë pasojë.

Gjithashtu, përpjekja për ta shpërqendruar fëmijën tuaj kur ai ka një zemërim mund të dërgojë mesazhin se ndjenjat e tij të forta nuk janë të rëndësishme. Është më mirë ta trajtosh zemërimin duke pranuar ndjenjat e fëmijës tënd.

Është e lehtë ta sugjerosh kohën para ekranit si një shpërqendrim. Nëse e bëni këtë, është mirë të jeni të qartë për atë që po e lini fëmijën tuaj të bëjë. Për shembull, jini specifikë me cilat aplikacione mund të luajë ose me çfarë shfaqje televizive mund të shikojë dhe për sa kohë.