Ju mund të lexoni me fëmijën që nga ditët më të hershme të jetës së tij/saj. Këtu janë dhënë disa udhëzime se si të lexoni me një fëmijë, pavarësisht nga mosha:
- libri, koha dhe vendi për lexim zgjidhen nga fëmija. Për këtë arsye, librat që janë në dispozicion të fëmijës në shtëpi duhet të jenë të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e fëmijës. Madhësia e tyre duhet të jetë e tillë që fëmija të mund t’i mbajë ato në duart e tij/saj, t’i kalojë ato nga dora në dorë, t’i kthejë, t’i mbajë ato etj. Ilustrimet duhet gjithashtu të jenë të përshtatshme për fëmijën. Për shembull, librat e foshnjave zakonisht janë të zezë dhe të bardhë ose në ngjyra të kundërta, me një formë të madhe në një sfond të bardhë;
- libri të jetë i pozicionuar përballë fëmijës, dhe të rriturit dhe fëmija të jenë të ulur ballë për ballë. Kjo i lejon fëmijës të eksplorojë librin dhe prindin - të vëzhgojë sjelljen e fëmijës, shprehjet e fytyrës, lëvizjet, vokalizimin (ose fjalimin) - iniciativat që tregojnë se si ai/ajo dëshiron të eksplorojë ose të marrë pjesë në lexim;
- leximi është një ftesë për të luajtur - me fjalë ose karaktere. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të qëndrojë i fokusuar duke ndryshuar shprehjen tuaj të fytyrës, ritmin e fjalës, tonin. Emërtoni atë që sheh fëmija, por sigurohuni që të bëni pyetje të gjera dhe të hapura - kush, çfarë, si, ku...
- leximi është një bisedë me fëmijën. Pra, jepni fëmijës tuaj një shans për të menduar për diçka për të thënë. Prisni që fëmija të përgjigjet kur bëni një pyetje. Ndërkohë, shikoni shprehjen e fytyrës së fëmijës, shikoni atë me interes. Kur fëmija përgjigjet dhe tregon se ai është i gatshëm të marrë pjesë më tej – jepni shenjë për miratim, që shprehet me një fytyrë të gëzuar, kuriozitet për të gjetur dhe zbuluar se çfarë mendon dhe thotë fëmija si dhe duke parashtruar pyetje;
- leximi është një mundësi për t’u lidhur me fëmijën. Pra, përpiquni të flisni me një zë të ngrohtë, të keni interesim autentik për eksplorimin së bashku me fëmijën. Buzëqeshni, kënaquni me fëmijën dhe tregoni atij/asaj se ai/ajo është i/e dashur, i/e pranuar dhe i/e rëndësishme.
Ju mund të lexoni me fëmijën tuaj në çdo kohë dhe kudo. Ju mund të lexoni për ndonjë gjë - mund të flisni për fotot, t’i lexoni recetat, analizoni fotot, t’i lexoni tregime etj. Pra mund të lexoni me fëmijën tuaj çdo ditë!
|