Urinimi i fëmijëve në shtrat

Lagia e shtratit në gjumë ose urinimi i pavullnetshëm është kur fëmijët e trajnuar për të shkuar në tualet urinojnë natën në shtrat pa arsye. Lagia e shtratit është më e zakonshme te fëmijët nën shtatë vjeç, por gjithashtu ndodh edhe tek fëmijët më të rritur. Ka disa gjëra që mund të bëni në lidhje me këtë. Është e domosdoshme ta vizitoni mjekun tuaj nëse fëmija juaj fillon përsëri me lagien e shtratit, pasi paraprakisht ka qenë i/e mësuar të mos urinojë në shtrat.
Body

Shkaqet e urinimit në shtrat

Urinimi i shtratit ndodh kur fëmijët nuk zgjohen gjatë natës kur duhet të urinojnë. Fëmijët nuk i lagin shtretërit e tyre me qëllim.

Ekzistojnë disa shkaqe të ndryshme të urinimit në shtrat te fëmijët.

Disa fëmijë urinojnë në shtrat sepse bëjnë gjumë shumë të thellë, disa prej tyre prodhojnë sasi më të mëdha të urinës gjatë natës sesa zakonisht, ndërsa disa fëmijë kanë fshikëza të vogla që do të thotë se ka më shumë të ngjarë ta lagin shtratin gjatë natës.

Urinimi në shtrat shpesh përsëritet në familje. Nëse ju keni urinuar në  shtrat si fëmijë, edhe vetë fëmijët tuaj mund të kenë më shumë të ngjarë ta lagin shtratin. Kjo nuk do të thotë që është faji juaj, nëse fëmija juaj e lag shtratin.

Ndonjëherë, urinimi në shtrat nga fëmija juaj mund të jetë zhgënjyes dhe shqetësues për ju, prandaj është mirë të dini se atje ka trajtime efektive të urinimit në shtrat, të cilat mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj.

Simptomat e urinimit në shtrat

Lagja e shtratit ndodh natën. Disa fëmijë e lagin shtratin çdo natë. Të tjerët vetëm disa herë në javë, një herë në javë ose një herë në muaj.

Urinimi në shtrat gjatë ditës është veprim i rastësishëm, që ndodh deria fëmija juaj është zgjuar. Kjo është shumë më pak e zakonshme se urinimi në shtrat. Urinimi i pavullnetshëm gjatë ditës shkaktohet më shpesh nga një gjendje mjekësore ose stresi. Flisni me mjekun tuaj nëse kjo ndodh edhe gjatë ditës.

Kur duhet të vizitoni mjekun tuaj në lidhje me urinimin në shtrat

Nëse shqetësoheni për lagien e shtratit të fëmijës suaj, ose nëse shkakton probleme për fëmijën dhe familjen tuaj, mund të lini një takim me mjekun tuaj për këshilla në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e rastit.

Për shembull, mund të jetë një ide e mirë që të vizitoni mjekun nëse fëmija juaj edhe në moshën shtatë vjeçare ende e lag shtratin rregullisht:

  • ju shqetësoheni se si fëmija juaj duhet të trajtojë urinimin e pavullnetshëm gjatë natës
  • lagia e shtratit ka filluar të shqetësojë fëmijën tuaj.

Është e dobishme që të vizitoni mjekun tuaj nëse fëmija fillon përsëri të urinojë në shtrat pasi e ka ndërprerë urinimin në shtrat gjatë natës, pasi këto mund të jenë simptomat e para të gjendjeve serioze të tilla si infeksioni ose diabeti, apo mund të ketë lidhje me stresin emocional si lindja e një vëllai ose motre të re.

Trajtimi i urinimit në shtrat

Ngritja dhe zgjimi:

Ngritja i referohet rasteve që zgjoni fëmijën tuaj nga shtrati ndërsa ai/ajo është akoma në gjumë dhe e çoni në tualet për të urinuar. Ju mund ta bëni këtë përpara se të flini vetë, ose në një kohë të caktuar gjatë natës.

Ngritja dhe zgjimi mund të ndihmojë në ndalimin e lagies së shtratit në një periudhë afatshkurtër. Nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Konsumimi i lëngjeve:

Është e rëndësishme që fëmija juaj të pijë ujë rregullisht gjatë gjithë ditës për të qëndruar i/e hidratuar, madje edhe nëse e lag shtratin.

Nëse fëmija juaj konsumon shumë ujë gjatë ditës, ai/ajo mund të jetë në gjendje ta shmangë pirjen e shumë lëngjeve para gjumit. Pirja e shumë lëngjeve para gjumit mund ta rrisë nevojën e fëmijës suaj për të derdhur ujë gjatë natës dhe ta shpijë në urinim në shtrat. Nëse fëmija juaj ka etje para gjumit, kjo mund të jetë një shenjë që atij/asaj nuk i ka mjaftuar ajo që e ka pirë gjatë ditës.

Më së miri për fëmijën tuaj është të shmangë çdo pije me kafeinë në mbrëmje - për shembull, kola, çaj, kafe ose çokollatë të nxehtë. Këto pije e rrisin sasinë e ujit në trupin e fëmijës suaj.

Alarmet për urinimin në shtrat:

Një alarm i lagies së shtratit është një pajisje, që bën një zhurmë dhe e zgjon fëmijën tuaj kur ai/ajo lag shtratin.

Alarmet e lagies së shtratit funksionojnë duke nxitur fëmijën tuaj që të zgjohet kur ai/ajo fillon ta lagë shtratin. Ato e ndihmojnë fëmijën tuaj të vërejë dhe kuptojë kur fshikëza e tij/saj është e mbushur, si dhe të mësojë ta mbajë ose të zgjohet dhe të shkojë në tualet. Ideja është që kur alarmi bie, fëmija juaj zgjohet para se të zbrazë plotësisht fshikëzën e tij/saj.

Nëse vendosni që të përdorni një alarm për lagien e shtratit, mund të jetë një ide e mirë të flini në dhomën e fëmijës tuaj gjatë javës së parë apo më shumë, në mënyrë që ta ndihmoni atë të ngrihet shpejt dhe të shkojë në tualet. Ju gjithashtu mund të keni nevojë ta ngushëlloni atë nëse është i/e dëshpëruar ose i/e hutuar nga tingulli i alarmit.

Mjeku juaj do të jetë në gjendje t'ju tregojë nëse alarmi i lagies së shtratit është opsioni i duhur për fëmijën dhe familjen tuaj.