Kontakti lëkurë me lëkurë menjëherë pas lindjes
Nëna është përsëri këtu!
Përmes lëkurës, i porsalinduri ndjen ngrohtësinë e trupit dhe prekjen tuaj; ka ndjenjën e përqafimit. Dëgjon zërin tuaj të njohur dhe rrahjet e zemrës, një tingull tashmë i njohur. Krijon kontakt me sy. Kontakti i parë me sy mes nënës dhe foshnjës është një moment, rëndësia dhe domethënia e të cilit nuk mund të theksohet sa duhet, është moment që nuk do ta harroni kurrë. Ky moment intensiv shpeshherë është vendimtar për vendimin e nënës për të ushqyer foshnjën me qumësht gjiri.
Kontakti trupor
Kontakti i foshnjës me trupin e nënës qetëson nënën dhe foshnjën, ndihmon në stabilizimin e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes së foshnjës, mban fëmijën e ngrohtë falë nxehtësisë së trupit të nënës, ndihmon në rregullimin metabolik të të porsalindurit dhe stabilizimin e sheqerit në gjak, parandalon të qarën e foshnjës, duke reduktuar stresin dhe konsumin e energjisë, mundëson kolonizimin e foshnjës nga bakteret e nënës, lehtëson lidhjen mes nënës dhe foshnjës, lejon foshnjën të gjejë gjoksin dhe të kapë me gojë thithkën.
Rekomandime:
- Kontakti duhet të bëhet menjëherë, madje edhe para prerjes së kordonit të kërthizës, ose sa më shpejt të jetë e mundur gjatë minutave të para.
- Kohëzgjatja e kontaktit duhet të jetë së paku një orë.
- Lindja me prerje cezariane- seksion cezarian nën anestezi spinale/epidurale gjithashtu lejon kontaktin lëkurë me lëkurë.
- Në rast të prerjes cezariane nën anestezi të përgjithshme, foshnja mund të kontaktojë me babin menjëherë pas lindjes, ndërsa me nënën pasi të zgjohet (në disa orë).
- Tek binjakët, binjaku i parë mund të ketë kontakt fizik me nënën derisa të fillojë lindja e të dytës.
Si të sigurohet kontakt lëkurë me lëkurë
- Foshnja nuk vihet në gjoksin e zhveshur dhe barkun e nënës.
- Foshnja mund të fshihet përpara kësaj për të stimuluar frymëmarrjen dhe të qarat. Pëllëmbët nuk fshihen, era e njohur e lëngut amniotik qetëson të porsalindurin.
- Foshnja pozicionohet në gjoksoin/abdomenin e nënës në bark, me krahë të hapur, këmbët pak të hapura dhe të përkulura.
- Foshnja duhet të ketë kapele dhe të mbulohet me peshqir ose kompresë.
- Hunda dhe goja nuk duhet të mbulohen, koka duhet kthyer anash, me qafën drejt pa u përkulur përpara, për të siguruar që rrugët e frymëmarrjes janë të hapura.
Nëse shqetësoheni se do të jeni e lodhur pas lindjes, duhet të dini se nuk ka asgjë që do t'ju relaksojë më shumë dhe do t'ju bëjë të lumtur sesa kontakti i ngushtë me foshnjën tuaj! Nëse shqetësoheni se foshnja është e përgjumur, duhet të dini se në orët e para pas lindjes i porsalinduri është zgjuar, shqisat e nuhatjes dhe shijes janë të mprehta është gati për tu ushqyer me qumësht gjiri. Jeni të shqetësuar nëse foshnja është mirë, duhet të dini se personeli mjekësor në dhomën e lindjes, monitoron me vigjilencë ju dhe foshnjën tuaj.