Si duket një foshnje e porsalindur!?

Pamja dhe sjellja e një porsalinduri menjëherë pas lindjes mund t'ju ngatërrojë ose t'ju shqetësojë. Më së shumti është frika juaj nëse gjithçka është në rregull me foshnjën dhe pritshmëritë e ndryshme që mund të keni pasur nga pamja që fëmija juaj do të ketë kur ai/ajo lind.
Body

Momenti i lindjes së fëmijës suaj është magjik dhe njëkohësisht stresues. Shpesh fëmija juaj duket ose sillet ndryshe nga mënyra si ju prisnit. Shpeshherë, këto janë probleme të përkohshme ose të padëmshme, ose nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar fare.

Lëkura

Ndryshime të rëndësishme ndodhin kur një fëmijë papritmas kalon nga një mjedis i mbrojtur, i qetë dhe i ngrohtë në botën e jashtme. Kjo është arsyeja pse është e zakonshme që një i porsalindur të jetë blu ose ngjyrë vjollcë në minutat e para pas lindjes; nëse ai/ajo merr frymë mirë, është i ngrohtë dhe i thatë, lëkura gradualisht do të kthehet në rozë në 7 deri në 10 minutat e ardhshme. Ngjyra blu e duarve dhe këmbëve mund të zgjasë deri në 24 orë. 

Para lindjes, lëkura e foshnjës është e mbuluar me substancë të bardhë, të yndyrshme të quajtur vernix caseosa ose vetëm verniks. Foshnjat e lindura para kohe zakonisht kanë një shtresë të trashë verniksi, veçanërisht në palosjet e lëkurës. Nuk rekomandohet heqja e verniksit pas lindjes, sepse ka një rol mbrojtës.

Fytyra e një të porsalinduri mund të jetë blu, ndonjëherë me qepallat e fryra. Kjo zakonisht ndodh nëse kordoni i kërthizës është mbështjellë rreth qafës, duke çuar në thyerjen e kapilarëve të vegjël në lëkurë; ngadalë do fillojë që të largohet në ditët në vijim por mund të shkaktojë verdhëz më intensive.

Lëkura e foshnjës së porsalindur mund të bie ose madje të zhvishet; kjo zakonisht ndodh tek foshnjat e lindura pas datës së pritshme dhe të paracaktuar. Lëkura dhe thonjtë mund të jenë ngjyrë të gjelbër, nëse lëngu amniotik ishte i gjelbër.

Forma e kokës

Fëmijët e porsalindur kanë një kokë proporcionalisht më të madhe në lidhje me trupin sesa fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Ky disproporcion është veçanërisht i theksuar te foshnjat e lindura parakohe.

Është normale që koka të zgjatet menjëherë pas lindjes; kockat e kafkës te fëmijët e porsalindur janë të buta, gjë që është e nevojshme për të kaluar përmes kanalit të lindjes sa më lehtë që të jetë e mundur. Caput succedaneum është shpesh i pranishëm, më shpesh në pjesën e prapme të kurorës së kokës, ndonjëherë më shumë në të majtë ose të djathtë. Ndonjëherë mund të jetë shumë i madh, si një kapele në kokën e një fëmije (sidomos nëse foshnja ka lindur me vakum) por zvogëlohet jashtëzakonisht shpejt, pas vetëm disa orësh. *Caput succedaneum përkufizohet si një ënjtje difuze e kokës së fetusit e shkaktuar nga presioni i kokës ndaj qafës së mitrës gjatë lindjes. Nga dita e dytë e jetës, te disa foshnje mund të vëreni një cefalematomë, një “nyjë” që ndodhet anash në kurorën e kokës, në njërën ose në të dy anët. Cefalematoma konsiderohet si një dëmtim i lindjes, por është gjithashtu një problem i padëmshëm dhe gradualisht largohet gjatë javëve të ardhshme, në varësi të madhësisë.

Forma e kokës në lindje mund të ndikohet nga faktorë të tjerë të shumtë, siç janë lindja e parakohshme, shtatzënia me binjakë ose e shumëfishtë, mungesa e lëngjeve amniotike. Foshnjat që ishin në pozicionin e legenit gjatë shtatzënisë kanë një formë specifike të kokës në lindje dhe të gjitha duken njësoj. Fytyra është e rrumbullakët, kurora e kokës është e rrafshuar dhe koka e zgjatur në drejtim të zverkut të qafës.

Sidoqoftë, forma e kokës do të ndryshojë në javët e para - do të bëhet më e rregullt dhe ngadalë do të marrë formën që është “vendosur” nga genet.

Mos harroni për një moment që foshnja juaj është unike dhe më e bukura në botë!!!