Çrregullime në të folur (tinguj)
Rreth të folurit dhe zhvillimit të të folurit
Të folurit është aftësia për t'i përdorur buzët, gjuhën dhe pjesë të tjera të gojës për të prodhuar tinguj (zë).
Për të folur, fëmijët duhet të kuptojnë tinguj të ndryshëm dhe rregullat për t'i bërë bashkë këta tinguj në gjuhën e tyre.
Shumica e fëmijëve i zotërojnë tingujt në vijim, në moshat në vijim:
- rreth 3 vjet: b, p, m, n, h, d, k, g, ng (duke ''kënduar''), t, w, f, y
- rreth 4-5 vjet: f, sh, zh, ch, j, s, dhe tingujt në grup tw, kw, gl, bl
- rreth 6 vjet: l, r, v, dhe tingujt në grup pl, kl, kr, fl, tr, st, dr, br, fr, gr, sn, sk, sw, sp, str, spl
- rreth 7-8 vjet: th, z, dhe tingujt në grup sm, sl, thr, skw, spr, skr.
Shumica e fëmijëve bëjnë gabime në të folur gjatë viteve të para të zhvillimit të të folurit. Por në rreth tre vjet, shumica e fëmijëve mund të kuptohen nga kujdestarët e tyre kryesorë, vëllezërit e motrat dhe bashkëmoshatarët.
Njohja e çrregullimeve të të folurit
Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj mund të ketë një çrregullim të të folurit, mendoni se sa shpesh njerëzit që nuk e njohin fëmijën tuaj kanë vështirësi të kuptojnë se çfarë thotë fëmija juaj.
Kur një fëmijë është dy vjeç, një person i panjohur duhet ta kuptojë rreth gjysmën deri në tre të katërtat e asaj që thotë fëmija.
Kur një fëmijë është tre vjeç e lart, një person i panjohur duhet ta kuptojë fëmijën shumicën e kohës, edhe pse fëmija ndoshta do të vazhdojë të thotë disa tinguj dhe fjalë ndryshe nga të rriturit.
Disa çrregullime në të folur ndodhin kur fëmija ka ndonjë problem fizik (si qiellza e çarë) që ia bën të vështirë fëmijës t'i krijojë tingujt e të folurit. Të tjerët kanë probleme për shkak të shurdhimit ose dëmtimit të dëgjimit. Por shumica e fëmijëve nuk kanë ndonjë arsye specifike për çrregullimin në të folur.
Çrregullimet në të folur dallojnë nga vonesa gjuhësore. Fëmijët me çrregullime në të folur mund t'i kuptojnë mirë fjalët dhe fjalitë, dhe t'i formulojnë fjalitë në mënyrë të saktë. Fëmijët me vonesë gjuhësore mund të përdorin shumë pak fjalë për moshën e tyre ose të mos kuptojnë atë që thoni.
Kur duhet të kërkoni ndihmë për çrregullimet në të folur
Nëse fëmija juaj ka ndonjë çrregullim në të folur, ndoshta do t'ju duhet ndihmë nga ndonjë profesionist.
Është më mirë ta konsideroni të kërkoni ndihmë nëse fëmija juaj:
- tingëllon shumë i/e papjekur për moshën e tij/saj - domethënë, ai/ajo përdor vetëm disa tinguj ose modele të të folurit
- nuk i shqipton fjalët ashtu siç do të prisnit për moshën e tij/saj
- frustrohet për shkak të të folurit - për shembull, mërzitet kur të tjerët nuk e kuptojnë dhe duhet t'i përsërisë tingujt ose ai/ajo belbëzon
- ka humbje të dëgjimit.
Ku të kërkoni ndihmë lidhur me të folurit e fëmijës tuaj
Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me zhvillimin e të folurit të fëmijës suaj, ide shumë e mirë është të flisni me mjekun, pediatrin ose infermieren ose mësuesin e fëmijës tuaj.
Këta profesionistë mund t'ju referojnë te ndonjë patolog i të folurit ose edhe vetë mund të vizitoni ndonjë patolog të të folurit privat. Gjithashtu mund t'ju referojnë te ndonjë audiolog nëse ekziston mundësia që problemet e të folurit të fëmijës suaj të shkaktohen nga ndonjë dëmtim të dëgjimit.
Ndihma për të zhvilluar të folurit e fëmijës tuaj
Është normale që fëmijët e vegjël t'i shqiptojnë fjalët ndryshe nga të rriturit. Nuk ka nevojë t'i korrigjoni sa herë që bëjnë ndonjë gabim - kjo mund të jetë zhgënjyese për të gjithë.
Nëse doni ta inkurajoni fëmijën, mund t'i përkujtoni fëmijës tuaj në mënyrë të sjellshme se si shqiptohen fjalët në mënyrë të saktë. Për shembull nëse fëmija juaj thotë: ''E pash maqen'', mund t'ia ktheni ''Ku ishte macja? Çfarë po bënte macja?'' Kjo gjë përfshinë përsëritjen e tingullit që fëmija nuk e ka thënë fare ose e ka thënë gabimisht - ''mace'' - me theks të shtuar.
Nëse të folurit e fëmijës tuaj është vështirë për t'u kuptuar, këtu i keni disa ide për ta ndihmuar fëmijën të komunikojë:
- Kërkojini fëmijës tuaj t'ju tregojë se për çfarë po flet - për shembull, kërkoni që ai/ajo të bëjë me gisht drejt asaj gjëje që dëshiron.
- Bëni pyetje të thjeshta për të marrë më shumë informata rreth asaj që fëmija juaj po përpiqet të thotë - për shembull, ''A po më tregon diçka që ka ndodhur sot? A ka ndodhur në çerdhe?'' Më pas lëreni fëmijën tuaj t'ju tregojë pjesën tjetër të storjes.
- Inkurajoni fëmijën tuaj të flasë ngadalë. Bëjani me dije fëmijës tuaj që po e dëgjoni dhe se e ka kohën e botës për t'ju treguar storjen.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni lidhur me zhvillimin e të folurit
Edhe pse fëmijët mund të jenë në gjendje t'i nxjerrin tingujt e duhur, ata/ato mund të mos i përdorin siç duhet brenda fjalëve në vitet e hershme. Dhe gjatë kohës sa mësojnë të flasin, fëmijët i thjeshtojnë fjalët e të rriturve për ta bërë më të lehtë t'i shprehin.
Kjo do të thotë që ju me gjasë nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse fëmija juaj i vogël:
- zëvendëson tingujt brenda fjalëve ('qem' në vend të 'qen')
- i heq disa tinguj në fund të fjalës ('kape' në vend të 'kapelë')
- thjeshton kombinimet e vështira të tingullit ("rëshite" në vend të "rrëshqitje")
- heq rrokje ('bon' në vend të 'ballon').
Është në rregull nëse fëmija juaj tre vjeçar është ende duke i bërë të gjitha këto gjëra, për sa kohë që ju mund të kuptoni se çfarë po thotë. Por nëse fëmija juaj po bën shumë gabime dhe ju nuk mund ta kuptoni se çfarë po thotë, është mirë të konsultoheni me ndonjë patolog të të folurit.