Çrregullimet dhe dëmtimet e komunikimit

Çrregullimet dhe dëmtimet e komunikimit përfshijnë çrregullime të të folurit, çrregullime gjuhësore, belbëzim dhe probleme me zërin. Disa fëmijë i tejkalojnë çrregullimet e komunikimit. Fëmijë të tjerë kanë dëmtime afatgjata. Logopedët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit mund t’i mbështesin fëmijët me çrregullime komunikimi
Body

Rreth çrregullimit dhe dëmtimeve në komunikim

Çrregullimet dhe dëmtimet më të zakonshme të komunikimit te fëmijët janë:

  • çrregullimet gjuhësore - këto janë probleme me të kuptuarit dhe/ose përdorimin e gjuhës së folur për të shkëmbyer ide.
  • çrregullime të të folurit - këto janë probleme me bërjen dhe kombinimin e tingujve me fjalë, në mënyrë që njerëzit t’i kuptojnë.
  • belbëzimi.
  • problemet e zërit si zhurma, frymëmarrja, ashpërsia ose zëri që është shumë i lartë/i ulët ose shumë i zhurmshëm/i dobët.
  • çrregullim të komunikimit social.

Mbështetja dhe trajtimi për fëmijët me çrregullime ose dëmtime të komunikimit

Disa fëmijë i tejkalojnë çrregullimet dhe dëmtimet në komunikim. Mirëpo të tjerët kanë sfida më të gjata.

Nëse fëmija juaj ka një çrregullim të komunikimit, mbështetja dhe trajtimi që i nevojitet atij/asaj, do të varet nga çrregullimi me të cilin përballet.

Duhet që fëmija juaj të punojë me një terapist të të folurit (logoped/e). Një terapist i tillë mund ta vlerësojë fëmijën tuaj për ta ndihmuar atë që të zhvillojë aftësitë e komunikimit.

Gjithashtu juve mund t’ju nevojitet njëkonsultim tjetër profesional si për shembull:

  • audiolog
  • mësues për edukim special
  • këshillues gjenetik

Shkaqet e çrregullimeve dhe dëmtimeve në komunikim

Ne nuk e dimë se çfarë i shkakton shumicën e çrregullimeve dhe dëmtimeve në komunikim.

Disa probleme të komunikimit mund të kenë lidhje gjenetike.

Ndonjëherë fëmijët kanë çrregullime të komunikimit dhe nuk kanë shqetësime të tjera zhvillimore.

Ndonjëherë fëmijët kanë çrregullime të komunikimit së bashku me kushte të tjera shëndetësore ose zhvillimore. Këto kushte përfshijnë:

  • çarje të buzës dhe/ose qiellzës
  • bllokim në tejzat vokale
  • paaftësi intelektuale
  • dëmtim ose goditje në tru
  • çrregullimi i spektrit të autizmit
  • Sindroma Dawn
  • paraliza cerebrale
  • dëmtime në dëgjim.