Emocionet dhe loja: foshnjat

Fëmija juaj shpesh shpreh dhe mëson për emocionet përmes lojës. Këtu janë dhënë disa ide për lojëra për ta ndihmuar fëmijën tuaj t’i shprehë ndjenjat e tij dhe ta eksplorojë botën përreth tij.
Body

Emocionet e foshnjës dhe loja

Foshnjat sapo kanë filluar të mësojnë për emocionet e tyre dhe si t’i shprehin ato. Loja është mënyra e natyrshme si foshnjat mësojnë dhe zhvillohen, madje loja u jep atyre një shans për të eksploruar dhe shprehur ndjenja si lumturia ose zhgënjimi.

Dhe këtu vjen në shprehje roli juaj. Përmes lojës me foshnjën tuaj, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë t’i komunikojë emocionet.

Loja me fëmijën tuaj ka të bëjë kryesisht me ndërveprimet para-prapa me ju - nuk ka të bëjë vetëm me lodrat. Thjesht të bësh fytyra me ty është një lojë për fëmijën tuaj. Në fakt edhe derisa e shikoni njëri-tjetrin në sy, ju gjithashtu ndërtoni marrëdhënien tuaj.

Foshnjat mund t'ju tregojnë shumë për atë që ndiejnë duke përdorur gjuhën e trupit. Videou udhëzuesi ynë Baby Cues (Sugjerime për foshnjat) i parqet sinjalet tuaja të zakonshme për foshnjat, me qëllim që t’u ndihmojë ta kuptoni se çfarë mund të thotë fëmija juaj.

Çfarë të presësh nga emocionet e foshnjës

Fëmija juaj ka të ngjarë të:

  • qesh me zë të lartë në 2-4 muaj
  • filloni të tërhiqet nga të huajt dhe të jetë më i shqetësuar me njerëz të rinj nga rreth tetë muaj - kjo quhet ankth nga të huajt
  • ju preferon juve në raport me të rrituri tjetër dhe vardiset pas rreth muajit të tetë
  • tregon shenja të ankthit të ndarjes prej rreth tetë muajsh, edhe kur sapo dilni nga dhomë në shtëpinë tuaj
  • jep përqafime të dashura nga muaji 10.

Ide loje për t’i nxitur emocionet e foshnjës

Këtu janë dhënë disa ide për lojëra për ta ndihmuar fëmijën tuaj të eksplorojë dhe të shprehë emocionet:

  • Bëni muzikë me fëmijën tuaj. Loja muzikore si këndimi ose bërja e tingujve me lodra ose instrumente të thjeshta mund t'i ndihmojë fëmijët t’i lënë emocionet e tyre jashtë.
  • Përdorni prekjen kur luani me fëmijën tuaj. Kjo mund ta ndihmojë fëmijën tuaj t’i shprehë emocionet. Mund të provoni vjersha si “Deshi lepuroshi të bëjë një mrekulli” dhe t’i gudulisni këmbët e foshnjës tuaj derisa këndoni.
  • Provoni të luani lirshëm me rërë, baltë, ngjyra dhe substanca të tjera të trasha. Kjo mund ta ndihmojë foshnjën tuaj më të madhe të mësohet me mënyrën se si e bëjnë atë të ndihet gjërat e ndryshme. Për shembull, foshnja juaj mund të godasë baltën me gëzim, ose të shpëlajë ujin me zemërim. Thjesht mbikëqyrni nga afër.
  • Përdorni kukulla ose lodra për të filluar të shpjegoni emocione të thjeshta. Për shembull, mund të përdorni kukulla ose lodra dhe të thoni gjëra të tilla si “Makina është e lumtur sepse autobusi po shkon për të udhëtuar me të” ose “Miu është i trishtuar kështu që macja do t’ia japë atij një përqafim”.

Edhe pse loja është e rëndësishme për mësimin dhe zhvillimin, kryesisht ajo ka të bëjë me argëtimin. Nëse nuk është argëtuese, nuk është lojë. Pra, është e rëndësishme të ndiqni shembullin e foshnjës tuaj kur vjen puna te loja. Gjuha e trupit të foshnjës suaj do t’ua bëjë të ditur, kur ajo është e interesuar të luajë dhe kur dëshiron të pushojë.

Kur të kërkoni ndihmë për emocionet e foshnjës

Fëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Në përgjithësi, momentet kryesore në zhvillim ndodhin në të njëjtin rend, por mosha kur ato ndodhin mund të ndryshojë për secilin fëmijë, madje edhe për fëmijët e së njëjtës familje.

Ju mund të dëshironi të flisni me ofruesin tuaj të shërbimeve shëndetësore, nëse:

  • foshnja juaj rregullisht e largon shikimin nga ju dhe nuk dëshiron të shikojë në sytë tuaj
  • fëmija juaj rrallë e përdor fytyrën e tij për t’i komunikuar ndjenjat - për shembull, ai nuk ju tregon kur është i lumtur ose i mërzitur.