Fjetja bashkë me fëmijën tuaj
Ambienti i gjumit: çfarë është më e sigurt për foshnjat?Është më e sigurt që foshnja juaj ta ndajë dhomë me ju, të flejë në një shtrat pranë shtratit tuaj, për vitin e parë të jetës ose të paktën për gjashtë muajt e parë. Fjetja e përbashkët: gjëra për të menduarFjetja e përbashkët është kur prindërit i sjellin foshnjat e tyre në shtrat me ta për të fjetur. Fjetja e përbashkët shoqërohet me një rrezik në rritje të vdekjes së papritur të papritur në foshnjëri (VPF/SUDI) duke përfshirë sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF/SIDS) dhe aksidentet fatale në gjumë në disa rrethana. Mirëpo prindërit zgjedhin t’i kenë foshnjat e tyre në shtrat me ta për disa arsye. Për shembull, disa prindër që flenë bashkë me foshnjat e tyre besojnë se kjo i ndihmon foshnjat e tyre të ndjehen të sigurt. Ata pëlqejnë kontaktin e ngushtë të trupit, mendojnë se është e dobishme dhe e kënaqshme, dhe besojnë se është mirë për marrëdhëniet e tyre me foshnjat e tyre. Gjithashtu, disa prindër flenë bashkë me foshnjat, sepse ata e gjejnë atë më praktike. Ushqyerja me gji dhe ndërrimi i veshjes gjatë natës mund të jetë më i lehtë. Disa prindër mendojnë se kjo u ndihmon në krijimin e shprehisë së dhënies së gjirit. Faktorët që rrisin rreziqet e fjetjes së përbashkëtFjetja e përbashkët gjithmonë e rrit rrezikun e VPF-së. Fjetja e përbashkët e rrit këtë rrezik edhe më shumë nëse:
Fjetja me një fëmijë në një shtrat ose karrige është gjithmonë e pasigurt. Vendoseni foshnjën tuaj në një ambient të sigurt për gjumë, nëse mendoni se mund t’ju zë gjumi në karrige ose në shtrat gjatë mbajtjes së foshnjës. Reduktimi i rrezikut të VPF-së, duke përfshirë SVPFdhe aksidentet fatale të gjumitJu lutemi shikoni udhëzuesin tonë për zvogëlimin e rrezikut të VPF-së duke përfshirë SVPF-në dhe aksidentet fatale të gjumit. Përsëri, ne rekomandojmë fuqimisht që fëmija juaj të ndajë një dhomë me ju, duke fjetur në një shtrat pranë shtratit tuaj. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye fëmija juaj fle bashkë me ju, këtu është përmbledhje e disa prej gjërave që mund të bëni për ta zvogëluar rrezikun e SVPF-së.
Zgjidhja dhe problemet e tjera që ndërlidhen me gjumin e përbashkëtPrindërit ndonjëherë e mbajnë foshnjën në shtrat sepse ai/ajo zgjohet ose nuk është rehat gjatë natës. Për disa familje, kjo funksionon mirë. Për të tjerët, mund të funksionojë në afat të shkurtër, por mund të shpijë në probleme me rregullimin e foshnjës më vonë. Gjithashtu, shtrati i prindërve nuk mund të vendoset në mënyrë të sigurt për fëmijën. Gjumi i përbashkët mund të jetë problem nëse nuk ka marrëveshjeje ose ka tension midis partnerëve në lidhje me gjumin e përbashkët. Në fund të fundit mund të shfaqet problem nëse prindërit duan që fëmija i tyre të fle në një shtrat të veçantë para se fëmija të dëshirojë të lëvizë. Shumë prindër që flenë me fëmijët e tyre raportojnë se fëmijët zakonisht i duan shtretërit e tyre deri në moshën 2-3 vjeçare. Ndonjëherë mund të zgjasë më shumë se kaq, madje prindërit mund të duan ta ndalojnë gjumin e përbashkët para se fëmija i tyre të dëshirojë. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto probleme, gjumi i përbashkët mund të mos jetë një mundësi e mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Ka mundësi të tjera për zgjidhjen e çështjes së gjumit të fëmijës suaj.
|