Gjumi i sigurt: 11 këshilla

Është e natyrshme që shpesh të  kontrolloni të porsalindurin në gjumë për t'u siguruar që gjithçka është në rregull. Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa të thjeshtë dhe efektivë të gjumit të sigurt për të minimizuar rrezikun e vdekjes së papritur tek  foshnjat  duke përfshirë Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjave si dhe aksidentet fatale të gjumit.
Body

Sindromi i Vdekjes së Papritur në foshnjëri  dhe aksidentet fatale të gjumit: faktorët e rrezikut

Kur një foshnjë vdes papritur dhe pa ndonjë arsye të dukshme, shpesh përshkruhet si vdekje e papritur  e foshnjës (SVPF). Ky sindrom është një term i gjerë që përfshin Sindromin e Vdekjes së Papritur në Foshnjëri si edhe aksidentet fatale të gjumit.

Sindromi i Vdekjes së Papritur në Foshnjëri dhe aksidentet fatale të gjumit janë ulur shumë në Australi, sepse prindërit janë informuar më shumë për praktikat e sigurta të gjumit për foshnjat e tyre  dhe i kanë zbatuar ato.  Këto praktika të sigurta të gjumit mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjës dhe aksidentet fatale të gjumit.

Hapat e sigurt të gjumit për të zvogëluar rrezikun e Vdekjes së Papritur gjatë Foshnjërisë

1. Vendosini foshnjat të flenë në shpinë
Ky është pozicioni më i sigurt për foshnjat e shëndetshme. Foshnjat kanë më shumë gjasa të vdesin nga Sindromi i Vdekjes së Papritur gjatë Foshnjërisë dhe aksidentet fatale të gjumit nëse flenë anash ose me bark.

Kur fëmija fillon të rrotullohet në shtrat (rreth moshës 4-6 muajsh), vazhdoni ta vini të flejë me shpinë, por lëreni të gjejë pozicionin e tij/saj të gjumit.

2. Sigurohuni që koka ose fytyra e foshnjës të mos  mbulohet gjatë gjumit

Vendoseni fëmijën në shtrat që këmbët e tij/saj të jenë pranë fundit të krevatit. Vendosni çarçafët në mënyrë të sigurt që të mos mbulojnë kokën e foshnjës. Ju mund të përdorni një veshje të sigurt për foshnje (çantë) në vend të batanijeve. Çantat e gjumit të hapura tek koka dhe krahët  (pa kapuç) janë më të sigurta.

3. Shmangni pirjen e duhanit
Ka evidenca të forta që  tregojnë  se ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive dëmton foshnjat dhe se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes rrit rrezikun për Vdekje të Papritur dhe aksidente fatale të gjumit. Lidhja midis Vdekjes së Papritur gjatë Foshnjërisë dhe pirjes së duhanit është e fortë edhe kur prindërit pinë duhan larg foshnjave të tyre.

4. Përdorni një krevat fëmijësh që plotëson standardet e sigurisë
Vetëm krevatët e ndërtuar sipas standardeve të rrepta të sigurisë janë mjaft të mirë për fëmijën tuaj. Krevatet që nuk i plotësojnë standardet kanë shumë rreziqe, duke përfshirë bojën e plumbit, hapësirat në të cilat mund të kapet një fëmijë i vogël dhe anët e krevatit që janë shumë të ulëta dhe që fëmija juaj mund të ngjitet dhe të rrëzohet. 

5. Mbaje foshnjën në të njëjtën dhomë gjumi
Për 6-12 muajt e parë mbajeni fëmijën në dhomën tuaj të gjumit por në krevatin e tij/saj. .

6. Ushqeni me gji foshnjën tuaj nëse mundeni
Ushqyerja me gji zvogëlon me më shumë se gjysmën e rrezikut për Vdekje të Papritur dhe  aksidente fatale të gjumit. Dhe pavarësisht nëse fëmija juaj ushqehet me gji apo me ushqyerje artificiale (me biberon), është ende shumë e rëndësishme të ndiqni praktikat e sigurta të gjumit.

7. Shmangni jastëkët anësorë dhe lodrat e buta në krevat
Foshnjat janë mbytur duke u rrokullisur ose duke u mbuluar nga këto objekte të buta. Eshtë më e sigurt për t'i mbajtur ato jashtë krevatit të foshnjës tuaj.

8. Përdorni një dyshek të fortë dhe të përshtatshëm
Sigurohuni që të mos ketë boshllëqe midis dyshekut dhe buzës së krevatit, ku mund të futet dhe të ngecë koka e foshnjës.  Nëse përdorni krevat portativ, përdorni vetëm dyshek të fortë, të hollë dhe të përshtatshëm që është pjesë e tij. Mos shtoni një dyshek të dytë.

9. Shmangni fjetjen e foshnjës në kolltuk ose shtretër të improvizuar
Fjetja në një kolltuk, me ose pa dikë tjetër, është shumë e rrezikshme për foshnjat. Gjithashtu kujdesuni për shtratin e improvizuar. Disa situata ku fëmija juaj mund të jetë në rrezik përfshijnë lidhjen midis dyshekut dhe murit, ngecjen midis jastëkëve , ose rrëshqitjen poshtë derisa koka e bebit të mbulohet nga batanije.

10. Visheni fëmijën  me veshje të ngrohta, por jo të nxehta
Mbinxehja është një faktor rreziku për Vdekjen e Papritur të Foshnjave  përfshirë  dhe aksidentet fatale të gjumit. Pyesni veten se çfarë do të vishni në shtrat dhe përdorni atë si udhëzues. Mbajeni kokën e foshnjës  të pambuluar  - kjo lejon që fëmija të qëndojë në mjedis të freskët dhe të mos mbinxehet. Mos u shqetësoni nëse duart dhe këmbët e foshnjës tuaj ndjehen të ftohta - kjo është normale.

11. Sigurohuni që kujdestarët e foshnjës tuaj të dinë se si të mbrohen nga Sindromi i Vdekjes së Papritur të Foshnjës
Eshtë më mirë të mos supozoni që njerëzit e tjerë dinë për praktikat e sigurta të gjumit, madje edhe kujdestarët profesionistë të fëmijëve. Hidhini një sy përgatitjeve të planifikuara për gjumë dhe sigurohuni që foshnja juaj do të pozicionohet e sigurt. Për shembull, nuk rekomandohet të lini një fëmijë të flejë në një karrocë pa mbikëqyrje.