Gjumi i bebes: 2-12 muajsh

Shumica e foshnjave nën gjashtë muaj kanë ende nevojë për ushqim dhe ndihmë për t’u rehatuar gjatë natës. Derisa rriten, foshnjat kanë nevojë për më pak gjumë. Gjumi i tyre ndodh më shumë natën. Zhvillime të tjera, si zvarritja dhe ankthi i ndarjes mund të ndikojnë në vendosjen në gjumë te foshnjat gjatë gjashtë muajve.
Body

Si ndryshon gjumi i foshnjës nga 2 në 12 muaj

Përderisa rriten, foshnjat:

  • flenë më pak gjatë ditës
  • janë zgjuar për më gjatë mes dy fjetjeve
  • flenë më gjatë dhe zgjohen më pak gjatë natës  
  • kanë nevojë për më pak gjumë në përgjithësi.

2-3 muaj: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Në këtë moshë, foshnjat flenë gjatë ditës dhe natës. Ata flenë për rreth  16 orë në çdo 24 orë.

Foshnjat flenë në cikle që zgjasin rreth 40 minuta. Foshnjat lëvizin përreth dhe murmurisin gjatë gjumit aktiv dhe flenë thellë gjatë gjumit të qetë.

Rreth 2-3 muaj, foshnjat fillojnë t’i zhvillojnë modelet e gjumit natën dhe ditën. Kjo do të thotë se ata kanë tendencë të flenë më shumë gjatë natës.

Rreth 3 muaj: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Rreth tre muaj, gjumi i foshnjave ndryshon në cikle më të gjata të gjumit të lehtë, gjumit të thellë dhe gjumit me ëndrra. Këto ndryshime mund të nënkuptojnë më pak zgjim dhe nevojë për rregullim gjatë gjumit.

Në këtë moshë, foshnjat mund të kenë rregullisht gjumë më të gjatë natën – për shembull, rreth 4-5 orë.

Foshnjave u duhen ende rreth 16 orë gjumë në çdo 24 orë.

3-6 muaj: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Në këtë moshë, foshnjat kanë nevojë për 14-16 orë gjumë çdo 24 orë.

Foshnjat mund të fillojnë të lëvizin drejt një modeli prej 2-3 fjetje gjatë ditës deri në dy orë për çdo fjetje.

Gjumi i natës është më i gjatë në këtë moshë. Për shembull, foshnjat mund të kenë gjumë të gjatë për gjashtë orë natën, kur janë gjashtë muajshe.

Por mund të presësh që foshnja jote të zgjohet të paktën një herë çdo natë.

6-12 muaj: çfarë duhet të prisni nga gjumi i bebes

Foshnjat flenë më pak kur rriten. Në kohën kur foshnja juaj është një vjeç/e, ndoshta do të ketë nevojë për 12-16 orë gjumë çdo 24 orë.

Gjumi gjatë natës
Në periudhën gjashtë muajshe, shumica e foshnjave flenë më gjatë natën.

Shumica e bebeve janë gati për shtrat midis orës 18:00 dhe 20:00. Atyre zakonisht iu duhen më pak se 30 minuta për të fjetur, ndonëse rreth 1 në 10 foshnja iu duhet më shumë kohë për t’i zënë gjumi.

Në këtë moshë, ciklet e gjumit të bebes janë më afër atyre të gjumit të rritur – që do të thotë se janë më pak të zgjuar gjatë natës. Kështu, foshnja mund të mos të zgjohet gjatë natës ose mund të zgjohet më rrallë.

Deri në muajin e tetë, shumica e foshnjave mund të kthehen në gjumë pa ndihmën e prindit. Të tjerë vazhdojnë të zgjohen nëse kanë nevojë për ndihmë për ta vazhduar gjumin, ose nëse ende ushqehen me gji ose me shishe gjatë natës.

Gjumi gjatë ditës
Në këtë moshë, shumica e foshnjave ende flenë 1-2 herë gjatë ditës. Këto dremitje zakonisht zgjasin 1-2 orë. Disa foshnja flenë më gjatë, por deri në një të katërtën e foshnjave flenë për më pak se një orë.

Si ndikojnë modelet e gjumit të të rriturve te foshnjat

Shumica e prindërve të foshnjave nën gjashtë muaj çohen edhe më tej natën për t’i ushqyer dhe për t’i sistemuar foshnjat e tyre. Për shumë prej tyre, kjo dukuri vazhdon pas gjashtë muajsh.

Disa prindër e shohin se kjo është në rregull për sa kohë që kanë mbështetje të mjaftueshme dhe mund të flenë herë të tjera. Për të tjerët, të çohesh natën gjatë një kohe të gjatë ka një ndikim serioz mbi ta dhe mbi jetën e tyre familjare.

Cilësia e gjumit mund të ndikojë në shëndetin dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Të jesh i/e rraskapitur mund ta bëjë të vështirë t’i kushtosh vëmendje pozitive foshnjës gjatë ditës. Marrëdhënia juaj me foshnjën tuaj dhe koha dhe vëmendja që ia kushtoni gjatë ditës mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit të foshnjës.

Është një cikël që nuk është i mirë për ju ose foshnjën tuaj – kështu që ia vlen të bëni diçka për të.

Nëse jeni të shqetësuar për gjumin e foshnjës tuaj, ka strategji që mund t'i përdorni për t’i ndryshuar modelet e gjumit të foshnjës tuaj. Nëse i keni provuar këto strategji dhe gjërat nuk janë përmirësuar, ose vështirësitë kanë filluar t'ju shqetësojnë kërkoni ndihmë profesionale për gjumin e bebeve. Ka mënyra për t'u siguruar që të gjithë të flenë.