Lindja e parakohshme: përgatitja mendore dhe emocionale
Përgatitja mendore dhe emocionale për lindje të parakohshme Nëse e dini se mund të keni lindje të parakohshme dhe një fëmijë, që do të duhet të qëndrojë në spital, është normale që ju dhe partneri juaj të ndjeni një sërë emocionesh. Për shembull, mund të ndjeni gëzim, dashuri, pafuqisë, mërzitje, faj, frikë ose shqetësim. Mund t’u ndihmojë nëse lexoni për lindjet e parakohshme dhe foshnjat me lindje të parakohshme. Gjithashtu është mirë të bisedoni me mjekun ose infermieren tuaj dhe të bëni pyetje rreth dhimbjeve dhe lindjes së parakohshme. Biseda me prindërit e tjerë që kanë pasur fëmijë me lindje të parakohshme, ndoshta do të ndihmojnë gjithashtu. Nëse është e mundur, provoni dhe merrni pjesë në orë në periudhën para lindjes (antenatale) në spitalin tuaj. Orët para lindjes nuk kanë të bëjnë vetëm me lindjen — ata gjithashtu ju mësojnë për kujdesin për të porsalindurin tuaj. Qëndrimi i qetë para lindjes së parakohshme Ju mund të ndiheni të hutuar ose të mbingarkuar në procesin drejt lindjes. Këtu janë dhënë disa strategji që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të qetë:
Njohja me Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal (NjKIN) Foshnja juaj mund të dërgohet pas lindjes në NjKIN. Foshnjat në NjKIN zakonisht kanë shumë paratë makina dhe teknologji rreth tyre, gjë që mund të jetë e rënde, madje e frikshme në fillim. Ndonjëherë është e vështirë të imagjinohet NjKIN si një inkubator. Nëse vizitoni NjKIN para lindjes, ajo do t’u duhet më e njohur, kur ta vizitoni fëmijën tuaj atje. Mjeku ose mamia juaj mund ta rregullojnë këtë për ju. Përgatitja e vëllezërve dhe motrave për një lindje dhe fëmijë me lindje të parakohshme Është ide e mirë të flisni me fëmijët tuaj më të rritur para se të shkoni në spital. Biseda me fëmijët tuaj për atë që po ndodh mund t'i ndihmojë ata të ndihen më pak të shqetësuar dhe të hutuar për ndryshimin e planeve. Ata mund të shqetësohen se e kanë shkaktuar foshnjën të vijë herët, ose se edhe ata do të sëmuren si foshnja. Ju mund t’ua bëni të ditur se ata nuk kanë bërë asgjë dhe ata nuk mund të preken nga sëmundja e foshnjës. Jepini fëmijëve tuaj një ide të përafërt se sa kohë ju dhe vëllai ose motra e tyre e re do të jetë në spital - për shembull, sa ditë apo javë. Ju mund të bëni një kalendar, të cilin fëmijët tuaj më të rritur mund ta vizatojnë. Kalendari mund të tregojë kur e kanë vizituar, dhe mund ta përdorin edhe për t’i kaluar ditët derisa foshnja e vogël të vijë në shtëpi. Është ide e mirë të shpjegosh se do të kalosh shumë kohë duke vizituar spitalin. Kjo mund të ndihmojë fëmijët nëse ata e dinë se kush do të kujdeset për ta gjatë kohës që jeni në spital ose e vizitoni foshnjën tuaj në NjKIN. Ju gjithashtu mund të bisedoni me ta për vizitën e foshnjës. Nëse ju tregoni atyre fotografi të foshnjave të parakohshme, ata do të jenë më të përgatitur për atë se si do të duket foshnja kur ta vizitojnë. Ata mund të bëjnë një vizatim për t’ia dhënë fëmijës, kështu që ata do të ndihen më afër vëllait/motrës së tyre të re. Përgatitja e vetes mendërisht dhe emocionalisht për lindjen e parakohshme është gjë e rëndësishme. Ka edhe shumë gjëra praktike që mund të bëni para lindjes së parakohshme për t’i bërë gjërat më të lehta për veten dhe familjen tuaj.
|