Rritja e fëmijëve në një mjedis dy a më shumëgjuhësh. Rekomandime dhe mundësi

Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë fjalë në gjuhë të ndryshme nga "gjuha e shumicës" është përdorimi i vazhdueshëm me ta, sidomos në vitet e para të fëmijërisë të "gjuhës së shtëpisë" ose "gjuhës së origjinës". Megjithatë, disa familje përdorin dy gjuhë në shtëpi. Sido që të jetë, ju mund të mbështesni zhvillimin dy a më shumëgjuhësh të fëmijës tuaj nëpërmjet lojërave, aktiviteteve në komunitetin që flet gjuhën tuaj të origjinës dhe aktiviteteve të përditshme në shtëpi.
Body

Rritja e fëmijëve në një mjedis dy a më shumëgjuhësh

Nëse ju dhe partneri juaj flisni gjuhë të ndryshme nga gjuha e vendit ku po jetoni, ju mund të dëshironi që fëmijët tuaj të rriten duke i mësuar këto gjuhë. Rritja e fëmijëve në një mjedis dy a më shumë gjuhës ka shumë përfitime për ta. Për shembull, mund të përmirësojë komunikimin dhe lidhjet e familjes suaj me familjen e madhe.

Mënyra më e mirë për t'i ndihmuar fëmijët tuaj të pasurojnë fjalorin e gjuhës shqipe me fjalë nga gjuhë të tjera është përdorimi i këtyre gjuhëve që në vitet e tyre të para të jetës.

Gjuha e origjinës, gjuha që flitet në shtëpi me fëmijën tuaj

Në pjesën më të madhe të rasteve, ju dhe partneri juaj flisni të njëjtën gjuhë "gjuhë të trashëguar ose gjuhë e origjinës". Nëse është kështu, për fëmijët e vegjël hidhet një themel i fortë që në vitet e mëvonshme mund të transferohet lehtë në gjuhën e përdorur nga pjesa më e madhe e popullsisë së vendit. Me shumë mundësi, të afërmit e familjes suaj, si: tezet, hallat, dajat, xhaxhallarët, gjyshërit e kushërinjtë përdorin po këtë gjuhë, duke krijuar një komunitet të gjerë që flet gjuhën e origjinës.

Kur fëmijët hyjnë në shkollë, më shpesh ata do të përdorin gjuhën e folur nga pjesa më e madhe e vendit (gjuhën e mësimit).  Ata mund të jenë më pak të gatshëm për t'ju folur në gjuhën tuaj të origjinës. Sidoqoftë, do të ishte mirë që të vazhdoni ta përdorni atë gjuhë sa më shumë që të jetë e mundur.

Rritja e fëmijëve në një vend ku përdoren dy a më shumë gjuhë: këshilla

Në vijim jepen disa këshilla praktike për të mbështetur zhvillimin dy a më shumëgjuhësor të fëmijës suaj.

Lojërat

  • Lexoni dhe tregoni histori në gjuhën tuaj të origjinës dhe nxiteni fëmijën tuaj t'ju bashkohet. Përdorni veshjet e duhura dhe bëhuni krijues!
  • Luani lojëra në gjuhën tuaj të origjinës, veçanërisht lojëra që përqendrohen në zhvillimin gjuhësor, si 'Unë mendoj se...' ose lojëra të thjeshta me letra.
  • Këndoni këngë, kërceni dhe luani muzikë në gjuhën tuaj të origjinës. Fëmijët e duan muzikën dhe melodia është një mënyrë e shkëlqyer për t'i ndihmuar të mbajnë mend fjalët.

Aktivitetet e komunitetit

  • Kërkoni shkolla, qendra për kujdesin e fëmijëve ose programe dy ose shumëgjuhëshe që mbështesin përdorimin e gjuhës së folur në shtëpi nga fëmija juaj.
  • Organizoni kohë për fëmijën tuaj që të luajë me fëmijët e tjerë që flasin të njëjtën gjuhë të origjinës.
  • Organizoni vizita tek ose nga folës të gjuhës suaj-anëtarë të familjes së madhe, anëtarë të të njëjtit komunitet etj.
  • Nëse është e mundur, shkoni në bibliotekë dhe huazoni CD, DVD, libra me figura, në gjuhën tuaj.
  • Merrni pjesë në aktivitetet kulturore që ju dhe fëmija juaj mund të bëni së bashku për të kuptuar trashëgiminë dhe identitetin kulturor të familjes tuaj.

Aktivitete të tjera në shtëpi

  • Dëgjoni programe radiofonike ose televizive në gjuhën tuaj, përfshirë edhe programet e njohura muzikore.
  • Nëse keni familje dhe miq që jetojnë në vendin tuaj të origjinës, nëse është e mundur mund t'i nxisni fëmijët tuaj të lidhen me ta, duke përdorur aplikacionet që përdoren për mesazhe me video ose në internet.
  • Provoni t'i shprehni në gjuhën tuaj interesat e fëmijës. Për shembull, nëse fëmija do ushqime të ndryshme, mund të gjeni recetën e tij/saj të preferuar ose një recetë tipike nga komuniteti juaj dhe ta gatuani së bashku, duke përdorur vetëm gjuhën tuaj.