Sjellja e fëmijëve të moshës parashkollore: Çfarë të presësh?
Sjellja e fëmijëve të moshës parashkolloreFëmijët e moshës parashkollore janë të magjepsur nga bota përreth tyre, kështu që ju mund të prisni shumë pyetje “kush”, “çfarë” dhe “pse”. Ju mund të keni nevojë të ndani më shumë kohë, kur jeni duke bërë gjëra me fëmijën tuaj të moshës parashkollore - për shembull, në mënyrë që ai/ajo të ndalet dhe ta shikojë një kërmilli në shtegun për këmbësorë. Derisa përpiqen të kuptojnë botën, fëmijët e moshës parashkollore ndonjëherë mund të shpërqendrohen. Mund të duket sikur parashkollori juaj nuk po ju dëgjon - por ai ende mund të përpiqet të kuptojë diçka që keni thënë pesë minuta më parë. Pavarësia është e rëndësishme për fëmijët parashkollorë, të cilët janë shumë të prirë për të bërë gjëra për veten e tyre. Mirëpo fëmija juaj ka nevojë për mbështetjen tuaj për ta ndërtuar besimin dhe vetëvlerësimin. Në këtë drejtim do të ndihmojë rritja e vëmendjes pozitive, lavdërimet dhe mundësitë për të praktikuar aftësi të reja. Fëmijët e moshës parashkollorë përmirësohen për sa i përket vetë-rregullimit, gjë që është e shkëlqyeshme për t’u shoqëruar me të tjerët në entin parashkollor (kopsht) ose në fushën e lojërave. Sidoqoftë fëmija juaj ka ende nevojë për ndihmën tuaj, për t’i shprehur ndjenjat e forta në mënyrë të përshtatshme dhe për ta menaxhuar sjelljen, veçanërisht në situata sfiduese. Shkuarja në entin parashkollor: pse është e mirë për fëmijëtFëmijët mund të përfitojnë nga shkuarja në entin parashkollor në këtë moshë. Disa fëmijë mund t’u merr pak kohë për t’u mësuar me moshën parashkollore ose kanë frikë nga fillimi i shkuarjes në entin parashkollor (kopsht). Megjithatë ia vlen t’i përmbaheni kësaj sepse enti parashkollor i jep fëmijës tuaj mundësinë për të bërë miq dhe për të praktikuar aftësi si ndarja e gjërave dhe pritja e radhës. Në moshën parashkollore, fëmijët mund të fillojnë të mësojnë për respektimin e rregullave të njerëzve të tjerë dhe të shoqërohen me fëmijët e tjerë. Shqetësimet lidhur me sjelljen e fëmijëve në vitet parashkolloreAnkthi Ngacmimi (bulizmi) Zënkat Shprehitë Gënjeshtra Ndrojtja Zemërimi Mos u shqetësoni nëse parashkollori juaj ka një mik imagjinar. Miqtë imagjinar burojnë nga imagjinata e shëndetshme dhe aktive. Ata u japin fëmijëve një mënyrë të shkëlqyeshme për t’i shprehur ndjenjat dhe praktikuar aftësitë shoqërore. Ndihma e fëmijëve të moshës parashkollore për t’u sjellë mirë: këshillaPërdorni përkujtues Ndani ndjenjat Ndryshoni mjedisin Disiplina e fëmijës së moshës parashkollore dhe udhëheqja e sjelljes së fëmijësDisiplina e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se si të sillet - si dhe si të mos sillet. Disiplina funksionon më mirë kur keni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të dashur me fëmijën tuaj dhe inkurajoni sjellje të mirë - për shembull, duke përdorur rutinat, udhëzimet e qarta dhe shumë lavdërime për sjelljen e mirë. Rregullat e familjes janë një aspekt kyç i disiplinës për fëmijët e të gjitha moshave. Ata e drejtojnë sjelljen e fëmijëve në mënyra pozitive duke deklaruar saktësisht se çfarë sjelljeje prisni. Por fëmijët parashkollorë ka t’i ngjarë të harrojnë ose të injorojnë rregullat, kështu që ata do të kenë nevojë për mbështetje dhe përkujtime për t’i ndjekur ato. Pasojat janë një mënyrë e dobishme për ta drejtuar sjelljen e fëmijëve sepse ato ua bëjnë të qartë fëmijëve se çfarë nuk duhet të bëjnë. Ju mund t’i përshtatni pasojat në situata të ndryshme, por pasojat janë gjithmonë më të mirat kur kombinohen me një fokus në sjelljen pozitive të fëmijës suaj. Ndëshkimi fizik si përplasja nuk i mëson fëmijët se si të sillen dhe mund t’i dëmtojë fëmijët. Gjithashtu mund t’i bëjë fëmijët të kenë frikë nga ju, gjë që e bën më të vështirë t’i mësoni ata se si të sillen mirë. Sjellja dhe ndjenjat tuaja të fëmijëve parashkollorëKur sjellja e fëmijës suaj është sfiduese, ju mund të ndiheni të zemëruar ose të stresuar. Kujdesi për veten duke ngrënë mirë, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke bërë disa aktivitete fizike mund të ndihmojë. Mund të ndihmojë gjithashtu të flisni për ndjenjat tuaja me dikë që i besoni, si partneri juaj, një mik apo doktori juaj. Kontaktoni një profesionist të shëndetit të fëmijëve nëse keni shqetësime për sjelljen e fëmijës tuaj ose thjesht nuk dini çfarë të bëni në lidhje me të.
|