Të qenit të vëmendshëm
Të qenit të vëmendshëm: parimet themelore Mendjet tona janë vazhdimisht aktive. Ju mund të jeni duke parë televizor - por edhe duke menduar për të kaluarën, ose të shqetësoheni për diçka, ose të pyesni se çfarë do të keni për darkë. Të qenit të vëmendshëm ka të bëjë me qetësimin e mendjes tuaj aktive. Ajo është përcaktuar në disa mënyra, duke përfshirë:
Ka të bëjë me të qenit më të vetëdijshëm derisa e jetoni dhe përjetoni çdo moment – ashtu siç ndodh momenti. Mund të jetë një mënyrë e dobishme për ta qetësuar veten, duke u fokusuar dhe përqendruar në atë që po bëni. Ju mund të jeni të ndërgjegjshëm për botën tuaj të brendshme - për shembull, ndjesitë, frymëmarrjen dhe emocionet. Ose mund të përqendroheni në atë që është përreth jush - për shembull, pamjet, tingujt dhe aromat. Mund të jeni të kujdesshëm kudo dhe me çdo gjë. Për shembull, mund të jeni të kujdesshëm derisa jeni duke ngrënë, duke ecur, duke dëgjuar muzikë ose ulur. Të qenit të vëmendshëm në përditshmëri Ju mund t’i përdorni momentet e përditshme për ta ndërtuar dhe praktikuar ndërgjegjen. Sa më shumë të praktikoni, aq më shumë përfitime do të keni. Ju gjithashtu mund ta inkurajoni fëmijën tuaj të krijojë ndërgjegjësim. Në shumë mënyra, kjo ka të bëjë vetëm me nxitjen e fëmijës tuaj për të bërë atë që ajo bën natyrshëm. Fëmijët e vegjël janë natyrisht të ndërgjegjshëm sepse çdo përvojë e re është e freskët dhe emocionuese për ta. Inkurajimi i fëmijës tuaj të jetë këtu dhe tani mund t’i japë atij aftësi gjatë rritjes të merret me stresin e studimit, punës dhe lojës. Ka shumë mënyra për të ndihmuar fëmijën tuaj ta ndërtojë dhe praktikojë aftësinë e të qenit të vëmendshëm. Për shembull:
Meditim i vëmendshëm Meditimi i vëmendshë është një lloj ndërgjegjësimi shumë i fokusuar. Ai ekombinon meditimin, teknikat e frymëmarrjes dhe vëmendjen ndaj momentit aktual për t’ju ndihmuar ta vini re mënyrën se si mendoni, ndiheni dhe veproni. Ju mund ta bëni meditim të vëmëndshëm me një instruktor, ose mund të përdorni një aplikacion ose CD për meditimit të vëmendshëm. Nëse ju ose fëmija juaj jeni të interesuar për meditimin e vëmendshëm, është e rëndësishme të mos përqendroheni në mendimet negative ose shqetësuese, derisa e bëni atë. Nëse mendoni se kjo mund të jetë një çështje për ju, një këshilltar me përvojë mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si mendoni dhe t’ju ndihmojë të përqendroheni në mendimet pozitive. Të qenit të vëmendshëm: dëshmia Ka dëshmi të qarta se praktikimi i qëndrimit të vëmendshëm mund të ketë përfitime shëndetësore për të rriturit. Për shembull, studimet sugjerojnë që reduktimi i stresit i bazuar në ndërgjegjësim (MBSR) mund të zvogëlojë stresin dhe të përmirësojë çështje të tjera të shëndetit mendor. Terapia njohëse e bazuar në mendje (MBCT) mund t’i ndihmojë njerëzit me depresion të jenë mirë dhe t’i mbrojë ata që të mos bien përsëri në depresion. Mund të funksionojë po aq mirë sa një antidepresant. Të qenit “i pranishëm” dhe më pak i shqetësuar mund t’i rrisë aftësitë shoqërore dhe suksesin në mësime. Mund t’i ndihmojë gjithashtu njerëzit t’i menaxhojnë emocionet. Ende nuk ka aq shumë kërkime për ndërgjegjësimin me fëmijët dhe adoleshentët, kështu që ne nuk e dimë sa mirë funksionon me ta. Por ka dëshmi në rritje se ndërgjegjja ndihmon në mësimin, vendimmarrjen, inteligjencën emocionale, vetëbesimin dhe lidhjen me të tjerët.
|