Zhvillimi i funksionit të duarve nga muaji i katërt deri në muajin e gjashtë
Tremujori i dytë karakterizohet nga koordinimi më i mirë mes syve dhe duarve, kapja e lodrave, futja e duarve dhe lodrave në gojë, eksplorimi i botës që e rrethon fëmijën përmes "përpunimit laboratorik" duke i përdorur të gjitha shqisat.
Body
Zhvillimi motorik
Koha e duhur për ta vendosur fëmijën në një sipërfaqe të fortë të sheshtë (dysheme e butë me kocka (ang. “floor puzzle”, qilim) kur ai/ajo është zgjuar dhe ka dëshirë të luajë.
I/e shtrirë në shpinë, fëmija:
- fut duart në gojë
- ngre duart për ta kapur lodrën dhe për ta futur atë në gojë
- ngre këmbët drejt barkut, fërkon këmbët njëra me tjetrën (këmbët përdoren për kapje, njësoj sikurse duart)
- rrotullohet anash
Kthehet nga shpina në bark:
- i/e shtrirë në bark, ai/ajo mbështetet fillimisht në parakrahë, e më vonë edhe në krahë të zgjatur.
Zhvillimi i kapjes dhe manipulimit të objekteve
- ai/ajo i hap duart e tij/saj kur i ofrohet një lodër, duke i ngritur të dyja duart në mënyrë simetrike drejt lodrës
- kur ai/ajo kap lodrën, ka lëvizje të dukshme të kyçit të dorës në të gjitha drejtimet: përpara dhe mbrapa, anash
- nga muaji i gjashtë, kalon lodrën nga njëra dorë në tjetrën
- ai/ajo mund ta mbajë nga një lodër në të dy duart
Lodrat
- topa të butë
- rraketake të buta
- lodra me teksturë, ngjyra të ndryshme, pa tinguj të lartë, të sigurta për t'u futur në gojë
- lodra me madhësi të përshtatshme për madhësinë e dorës dhe për kapje
Zhvillimi i fëmijës është proces i ndërlikuar dhe të gjitha fushat e zhvillimit janë të ndërthurura. Dora është një "instrument" për kapje dhe më vonë ajo bëhet e rëndësishme për mbështetje dhe mbrojtje, pra, mbrojtje nga rënia me kokë