Stimulimi i zhvillimit socio-emocional: 18 - 24 muajsh

"Fëmija juaj është gjithnjë e më i vetëdijshëm për veten dhe nevojat e tij. Ankthi i ndarjes nga ju lehtësohet. Fëmija kënaqet me lojëra të ndryshme së bashku me ju. Ai shpesh mund të shprehë mospajtim ose të imponojë vullnetin e tij. Reagimet ndaj mospërmbushjes së dëshirave dhe kufizimeve mund të jenë më të forta se më parë. Duhet kohë dhe durim që një fëmijë të gjejë një mënyrë për t’i shtyrë nevojat e tij dhe t’i pranojë kufizimet."
Body

Ndjenjat shoqërore

  • Përvojat që ndodhin në aktivitete me të tjerët krijojnë ndjenja të ndryshme. Ato ndonjëherë janë të forta dhe të vështira për t’u kontrolluar.
  • Përveç gëzimit ose zemërimit, shfaqja e shqetësimit me dështimin, turpit ose zilisë mund të hutojë fëmijën. Reagimet, miratimet ose kritikat tuaja formojnë ndjenjat e fëmijës.
  • Ndihmoni fëmijën tuaj të njohë ndjenjat e tij. Në atë mënyrë, ai do të ndihet më mirë, ndjenjat e forta do të kontrollohen më mirë. Fëmija atëherë do të jetë në gjendje t’i njohë dhe respektojë më lehtë ndjenjat e të tjerëve.
  • Bëni kujdes kur kritikoni, përmendni atë që ju shihni se fëmija po ndjen dhe jepni një shpjegim të shkurtër, lidheni atë me ngjarjen.

Protestimi dhe mungesa e bashkëpunimit

  • Mund të prisni që fëmija juaj gjithnjë e më shpesh të mos pajtohet me kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë ai tregon pavarësinë e tij, këmbënguljen në realizimin e qëllimeve të tij, por edhe vështirësitë e pranimit të kufizimeve dhe disa rregullave.
  • Disa nga këto reagime mund të karakterizohen nga protestime më të dhunshme në formën e shpërthimeve të zemërimit. Rrini i qetë. Mos reagoni me dhunë dhe zemërim. Sjellja juaj synon të ndihmojë fëmijën që t’i përballojë momentet e tilla më lehtë.
  • Sigurohuni që kërkesat dhe reagimet tuaja janë të qarta dhe të qëndrueshme. Jepni një shpjegim për veprimet tuaja. Vini në dukje përfitimet e bashkëpunimit.
  • Ndonjëherë duhet të rishikoni rregullat. Kërkesat e tepërta mund të shkaktojnë rezistencë tek fëmija dhe të përkeqësojnë problemet e sjelljes.