Vështirësitë e hershme në shkrim dhe lexim

Vështirësitë e hershme në shkrim-lexim përfshijnë probleme me të folurit dhe dëgjimin, njohjen e shkronjave dhe artikulimin e fjalëve. Foshnjat dhe fëmijët i zhvillojnë aftësitë gjuhësore me ritme të ndryshme, kështu që jo të gjitha problemet e hershme me gjuhën janë shenja të vështirësive në shkrim-lexim. Konsideroni të merrni këshilla profesionale nëse fëmija juaj është 3-4 vjeç dhe jeni të shqetësuar për mënyrën se si ai/ajo flet, dëgjon dhe njeh shkronjat.
Body

Rreth vështirësive të hershme në shkrim dhe lexim

Disa fëmijë me vështirësi të hershme në shkrim-lexim arrijnë të kenë zhvillim të njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre. Por disa fëmijë që kanë zhvillim të hershëm më të ngadalshëm kanë nevojë për ndihmë shtesë. Nëse ata përjetojnë vështirësi në vitet parashkollore dhe në fillim të shkollës, ata mund të përjetojnë vonesa në zhvillim dhe për aftësitë në shkrim-lexim në periudhë afatgjatë.

Pra, është një ide e mirë që të kërkoni këshilla profesionale nëse fëmija juaj është 3-4 vjeç dhe jeni i/e shqetësuar për:

  • mënyrën sesi fëmija juaj flet dhe dëgjon.
  • aftësinë e fëmijës suaj për të njohur shkronjat e alfabetit.
  • mënyrën sesi fëmija juaj vendos tingujt së bashku për të krijuar fjalë.

Nëse keni një histori familjare të vështirësive në shkrim-lexim, është gjithashtu mirë të kërkoni këshilla.

Nëse keni nevojë për ndihmë ose këshilla, mund të filloni duke biseduar me mësuesin/en apo stafin e shkollës së fëmijës suaj, infermieren e kujdesit shëndetësor të fëmijës dhe familjes, mjekun ose pediatrin, dhe një logoped/e. Këta profesionistë gjithashtu duhet të jenë në gjendje t'ju drejtojnë në shërbime dhe mbështetje të tjera.

Shenjat e vështirësive në shkrim-lexim 3-4 vjeç

Foshnjat dhe fëmijët i zhvillojnë aftësitë gjuhësore me ritme të ndryshme. Për shembull, shumë fëmijë që fillojnë të flasin me vonesë, i superojnë këto vështirësi në moshën 3-4 vjeç. Kjo do të thotë se nuk mund të themi që vështirësitë e hershme me fjalët dhe gjuhën janë shenja të problematikave në shkrim-lexim.

Por, për fëmijët në moshën 3-4 vjeç, disa probleme me fjalët dhe gjuhën mund të jenë shenja të vështirësive në shkrim-lexim.

Nëse fëmija juaj është 3-4 vjeç, ai/ajo mund të ketë vështirësi të hershme në shkrim-lexim nëse ai/ajo:

  • ka filluar të flasë me vonesë dhe ka vështirësi të mësojë dhe të kujtojë fjalë të reja.
  • lë jashtë fjalët që atij/asaj i duhen për të formuar një fjali të plotë - për shembull, 'Unë shkoj kopshti' në vend të 'Unë jam duke shkuar në kopësht”
  • nuk njeh asnjë shkronjë alfabeti
  • ka vështirësi të shkruajë simbole që ngajnë me shkronjat e alfabetit.
  • nuk krijon vargje me fjalë të ngjashme që rimojnë së bashku si për shembull, 'mace, kapel'
  • nuk mund të përsërisë asnjë pjesë të vjershave që mëson.

Me leximin, kërkoni ndihmë ose këshilla nëse fëmija juaj:

  • nuk mund t'ju tregojë se çfarë veprimi po ndodh në një libër me fotografi - për shembull, vrapimi, lehja, ngrënia.
  • nuk mund të dallojë ndryshimin midis pjesës së përparme dhe të pasme të librit ose nuk di si të mbajë librin në mënyrën e duhur që të lexohet.
  • nuk mund të emërojë objekte të thjeshta të ilustruara në libër.
  • harron se cilët libra ai/ajo ka parë/lexuar më parë, edhe kur i tregoni kopertinën e librit.
  • nuk i pëlqen të dëgjojë një të rritur që i lexon rregullisht atij/asaj.

Vështirësitë në lexim: 5 vjeç e lart

gjuhën e folur, fëmija juaj mund të ketë vështirësi në shkrim-lexim nëse ai/ajo ka probleme:

  • me kuptimin e udhëzimeve të thjeshta - për shembull, 'Të lutem vish xhupin tënd'
  • me përfshirjen e fjalëve të reja ndërsa flet.
  • me përdorimin e fjalive dukshëm më të gjata — për shembull, fjali me më shumë se pesë fjalë.
  • me njohjen dhe përdorimin e fjalëve që fillojnë në të njëjtën mënyrë si 'makinë, mace, makinë', dhe tingujt që rimojnë.
  • me ndarjen e fjalëve të thjeshta në pjesë (rrokje ose tinguj të vetëm) si 'ba-na-ne', ose vendosja e tingujve së bashku për të formuar një fjalë.
  • përdorimin e një gramatike më të saktë - për shembull, ai/ajo thotë 'Ajo thau syzet' në vend të 'Ajo theu syzet'.
  • me përdorimin e fjalëve krahauese si 'më të rënda', 'më të forta' ose 'më të shkurtër'. Për shembull, nëse thoni, 'Një makinë është e madhe, por një autobus është...? ' , fëmija juaj duhet të përgjigjet, 'Më e madhe'
  • me tregimin apo ri-tregimin e historive në mënyrë të saktë.

lexim, fëmija juaj mund të ketë vështirësi në shkrim-lexim nëse ai/ajo:

  • nuk tregon interes për librat dhe leximin.
  • ngatërron sekuencën e ngjarjeve në tregime.
  • nuk mund të lidhë atë që ndodh në libra me gjërat në jetën e saj/tij.
  • shpërqendrohen kur librat lexohen me zë të lartë dhe nuk marrin kuptim dhe kënaqësi nga ky aktivitet.

kuptimin e koncepteve të shkruara, fëmija juaj mund të ketë vështirësi shkrim-leximi nëse ai/ajo:

  • nuk e di që fjalët e shkruara janë të ndryshme nga fotografitë, dhe janë aty për t'u lexuar.
  • nuk e di që çdo shkronjë në alfabet ka një emër dhe një tingull.
  • nuk mund të emërojë të paktën tetë shkronja.
  • nuk shkarravit emrin e tij/saj, mesazhet dhe kështu me radhë - nuk ka rëndësi nëse mund ta lexoni atë që ai/ajo bën.

Si ti ndihmoni fëmijët me vështirësi në shkrim-lexim!

Nëse fëmija juaj ka vështirësi në shkrim-lexim, është e rëndësishme ti krijoni sa më shumë mundësi për të përjetuar gjuhën e folur dhe atë të shkruar. Kjo do të ndihmojë edhe në përgatitjen e fëmijës tuaj për realizimin e detyrave në shkollë.

Këtu janë disa gjëra që mund të bëni:

  • Inkurajoni fëmijën tuaj për të lexuar, shkruar dhe vizatuar, edhe nëse ai/ajo vazhdon të bëjë gabime. Për shembull, inkurajoni fëmijën tuaj për të lexuar duke i dhënë atij/asaj sa më shumë libra, revista, broshura dhe materiale të tjera të shtypura. Ai/ajo ka më shumë gjasa të lexojë diçka nëse ka interes për të.
  • Pasi fëmija juaj fillon të lexojë, krijoni kohë për të lexuar së bashku. Ndonjëherë ai/ajo mund të lexojë për ju, dhe herë të tjera ju mund t'i lexoni atij/asaj. Nëse ai/ajo po përjeton vështirësi, kjo do ta ndihmojë që të shmangë frustrimin.
  • Përdorni mundësitë e përditshme për lexim dhe shkrim. Për shembull, lexoni shenjat e rrugëve dhe dyqaneve, menutë, çmimet dhe etiketat në supermarket. Ju gjithashtu mund të shkruani një email, letër ose një mesazh me tekst për një mik. Kjo i tregon fëmijës tuaj sesa të dobishme janë leximi dhe shkrimi.
  • Shikoni të shkruarin si një aktivitet argëtues. Për shembull, kur fëmija juaj fillon të shkruajë, mund ta inkurajoni atë që të bëjë kartat e ditëlindjes ose të shkruajë listat e blerjeve. Ju mund të shkruani shënime për fëmijën tuaj dhe t'i lini ato në një vend të veçantë, si kutia e tij/saj e drekës. Pse të mos kërkoni nga ai/ajo që t'ju shkruajë edhe juve?
  • Vizitoni bibliotekën tuaj lokale - është falas të bashkoheni dhe të merrni librat që dëshironi.
  • Nëse fëmija juaj është në shkollë, sigurohuni që fëmija juaj të jetë i gatshëm të mësojë duke u organizuar në mëngjes. Kjo do të ndihmojë atë që të krijojë rutinë me kohë të qetë për të lexuar.

Pasi fëmija juaj fillon shkollën, mund të kontrolloni edhe me mësuesin progresin e fëmijës suaj. Ju mund të keni nevojë të punoni me mësuesin/en për një plan mbështetjeje për fëmijën tuaj. Sa më herët që ju dhe mësuesi/ja ndërveproni për të ndihmuar fëmijën tuaj, aq më shumë përparimi i tij/saj do të jetë afat-gjatë.

Për më shumë ide, shikoni artikujt tanë në lidhje me leximin dhe aktivitetet për vështirësitë në shkrim-lexim që mund të bëni së bashku.