Lindja e parakohshme: pyetje për të parashtruar

Para lindjes së parakohshme, është normale të shqetësoheni për foshnjën tuaj dhe veten tuaj. Mund t’u ndihmojë nëse merrni informacione për lindjen e parakohshme nga mjeku ose infermierja juaj. Ju mund të pyesni se ku do të lindë fëmija juaj dhe çfarë ndodh gjatë dhe pas lindjes së parakohshme.
Body

Pse është mirë të parashtroni pyetje në lidhje me lindjen e parakohshme

Është plotësisht e kuptueshme nëse ndiheni të shqetësuar për veten ose foshnjën tuaj para lindjes së parakohshme. Mund të ndjeni se gjithçka është jashtë kontrollit tuaj.

Një mënyrë për t’u ndjerë pak më shumë nën kontroll është të merrni informacion duke përpunuar atë që ju nevojitet dhe doni të dini dhe duke bërë disa pyetje.

Ku lindin foshnjat e parakohshme?

Një pyetje e madhe mund të jetë - ku do të lind fëmijën tim me lindje të parakohshme?

Me shumë gjasa do të keni nevojë të lindni në një qendër standarde të maternitetit në një spital.

Nëse foshnja juaj ose foshnjat tuaja me lindje të parakohshme do të lindin shumë herët - 32 javë ose më herët - ju mund të keni nevojë të lindni në një spital që ka një njësi të kujdesit intensiv neonatal (NjKIN), në vend të spitalit ku jeni të evidnetuar.

Spitalet me NjKIN janë zakonisht në qytetet më të mëdha. Nëse jetoni në një zonë rajonale, rurale ose të largët, mund t’ju duhet që para lindjes, të shkoni në një spital të qytetit.

Nëse fëmija juaj ka lindur në një spital pa NjKIN dhe duhet të dërgohet në një spital të tillë, spitali do të duhet të përdorë një ambulancë të specializuar për ta transferuar fëmijën në një spital me një NjKIN. Nëse spitali me NjKIN gjithashtu ka një njësi të lindjes, mund të jeni në gjendje të transferoheni atje pas lindjes, sapo të mund të udhëtoni. Bisedoni me mjekun ose infermierin tuaj për të kuptuar se si do të ndodhë e gjithë kjo.

Çfarë do të ndodhë gjatë dhe pas lindjes së parakohshme?

Të dish se çfarë të presësh gjatë një lindjeje të parakohshme mund të të ndihmojë në disa nga shqetësimet e tua. Mund të ndihmojë të flisni me mjekun ose infermieren tuaj për të mësuar më shumë rreth lindjes, çfarë do të ndodhë më pas dhe si do t’ju mbështesë stafi mjekësor. Mjeku ose infermierja juaj mund të jetë në gjendje të organizojnë, që ju të flisni me ekipin mjekësor i cili do të kujdeset për ju dhe foshnjën tuaj.

Këtu janë dhënë disa pyetje që mund t’ia parashtroni mjekut ose mamisë suaj në lidhje me dhimbjet para lindjes dhe lindjen dhe si do t'ju mbështesin ata.

Dhimbjet para lindjes dhe lindja e parakohshme

  • Unë jam vërtet i mërzitur për të gjithë këtë. Nuk është ajo që prisja, dhe jam vërtet e shqetësuar për fëmijën tim. Çfarë mund të bëni për të më ndihmuar?
  • A do t'i shpjegoni gjërat thjesht në mënyrë që unë t’u kuptoj?
  • A e dini pse kanë filluar ose do të fillojnë, kaq herët dhimbjet e mia?
  • A mund të kem ende preferencën time të lindjes - për shembull, një lindje vaginale, cezariane, pa qetësim për dhimbjeje? Nëse jo, pse jo?
  • Unë nuk kam pasur një shans për të shkuar në ndonjë orë konsultative rreth lindjes. A do të më ndihmoni të marr frymë përmes kontraktimeve dhe t’i menaxhoni dhimbjet e mia të lindjes?
  • A do të kem mundësi të marr medikamente kundër dhimbjeve dhe dhimbje të lindjes?
  • A do të kem nevojë për ndonjë ilaç? Pse? Çfarë do të bëjnë ilaçet?
  • A do të më thoni si po rrjedh puna me dhimbjet e mia të lindjes dhe si është fëmija im?
  • A mund të qëndrojë partneri im me mua deri pas lindjes së foshnjës?

Foshnja ime me lindje të parakohshme

  • A mund ta shoh dhe prek fëmijën tim menjëherë pas lindjes?
  • Si do të duket fëmija im, sa i madh do të jetë ai dhe për çfarë mbështetje do të ketë nevojë pas lindjes?
  • A do të ketë nevojë fëmija im të shkojë në NjKIN? Sa shpejt pas lindjes?
  • A do të mund të shkoj unë ose partneri im në NjKIN me fëmijën tonë?
  • Kur do të jem në gjendje ta mbaj fëmijën tim?
  • A do të ketë nevojë fëmija im për ilaçe? Pse? Çfarë do të bëjnë ilaçet?
  • A do të ketë nevojë fëmija im për ndonjë pajisje? Pse?
  • A do të jetojë fëmija im?

Gjithçka më dhimbte, kur infermieret në spital i lidhën dy monitorë që tregonin se kishin filluar dhimbjet e lindjes. Kontraktimet e mia ishin në interval dy minutash. Mjeku mbërriti dhe ishte i mrekullueshëm - na informoi për secilin hap, për çdo pasojë, dhe për rezultatet e mundshme. Nuk ka kohë. Një anestezi e përgjithshme. U tremba - jo për mua, por për fëmijën tonë.
-Nënë e një fëmije me lindje të parakohshëm prej 33 javësh