Rritja tipike e fëmijëve 13 - 24 muajsh

Rritja e një fëmije në vitin e dytë të jetës ngadalësohet gradualisht dhe pastaj vazhdon në mënyrë të qëndrueshme deri para pubertetit.
Body
  • Fëmija rritet mirë dhe zhvillohet me ndihmën e: ushqimit të përshtatshmëm, shëndetit të mirë, mjedisit të sigurt për lojë dhe mësim, si dhe prindërve që plotësojnë nevojat e tij/saj në një mënyrë të përshtatshme.
  • Monitorimi i rritjes së një fëmije përfshin përcaktimin e parametrave të rritjes; pesha dhe gjatësia trupore, dy herë në vit dhe monitorimi i progresit të tyre me kalimin e kohës dhe grafikët e rritjes.
  • Viti i dytë: Në vitin e dytë, shkalla e rritjes ngadalësohet dhe gradualisht stabilizohet. Deri në moshën dy vjeç, shumica e fëmijëve shtojnë edhe 2 deri 2.5 kg të tjerë, rriten 12-12.5 cm, mesatarisht 1 cm në muaj, dhe arrijnë gati gjysmën e gjatësisë së tyre përfundimtare.
  • Në këtë periudhë, koka rritet mesatarisht 2-2.5 cm dhe arrin pothuajse 90% të rritjes së saj totale.

Çrregullimi i rritjes
Rritja është një proces kompleks, që i nënshtrohet ndikimit të faktorëve të shumtë, disa prej të cilëve mund të ndërhyjnë dhe të prishin modelin e vendosur të rritjes, siç janë: ushqimi joadekuat, sëmundjet kronike, ilaçet, problemet familjare, etj. Prandaj, monitorimi i rregullt i rritjes së fëmijëve është mundësi për të zbuluar në kohë çrregullimin dhe për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme.

 

Prindër!

Rritja e fëmijës në vitin e dytë është pak më e ngadaltë krahasuar me rritjen e vitit paraprak, por gjithsesi mjaft e shpejtë sa që mund të çrregullohet lehtësisht. Prandaj, është e rëndësishme t'i siguroni fëmijës kushte për përparim të mirë dhe të monitoroni rregullisht rritjen e tij/saj.