Stresi dhe menaxhimi i tij: të rriturit
Stresi: çfarë duhet të dini Stresi është pjesë normale e jetës, diçka që të gjithë e përjetojnë. Një përmasë e vogël e stresit mund të jetë e dobishme, duke ju dhënë motivim dhe fokus për t’i përballuar sfidat dhe për t’i përfunduar gjërat. Por stresi i tepërt mund të jetë dërrmues, duke e bërë të vështirë përballimin e detyrave të përditshme. Nëse keni shumë stres, mund të përfundoni të sëmurë ose të mos jeni në gjendje të kujdeseni për fëmijët tuaj dhe ta shijoni jetën e përditshme familjare. Çka e shkakton stresin? Ndryshimet në jetën tuaj, madje edhe ato pozitive, mund të jenë stresuese, veçanërisht nëse mendoni se nuk mund t’i përballoni. Për shembull, ardhja e një fëmije në familje është një ngjarje që ndryshon jetën – por edhe stresuese - për shumë njerëz. Të ndiheni të pasigurt, të mos keni kontroll mbi mjedisin tuaj dhe të keni shumë për të bërë dhe kohë të pamjaftueshme për ta arritur atë, janë gjithashtu ndër shkaqet e mëdha të stresit. Është e lehtë të shihet se si një foshnjë e re mund ta krijojë këtë lloj stresi në jetën tuaj, ose një fëmijë i vogël që manifeston inatin. Pastaj ka çështje të përditshme - për shembull, dalja juaj edhe fëmijëve tuaj nga shtëpia për ta dërguar atë në shkollë dhe për të arritur me kohë punë. Shenjat që tregojnë se mund të jeni të stresuar Nëse jeni të stresuar, trupi juaj ndoshta do t’ju jep shenjë. Në një moment stresues, rrahjet e zemrës suaj mund të rriten, frymëmarrja juaj mund të bëhet më e shpejtë dhe muskujt tuaj mund të tensionohen. Ndonjëherë këto reagime afatshkurtra të stresit mund t’ju ndihmojnë të përballeni me situata stresuese. Për shembull, ata mund t’ju japin nxitim të adrenalinës, që ju nevojitet për ta arritur në autobus në kohë. Por nëse vazhdoni me këtë shpejtësi, trupi juaj do të lodhet. Mund të përfundoni me dhimbje koke, probleme me gjumin, probleme me tretjen ose ndjenjën se thjesht nuk mund t’i përballoni gjërat. Kjo padyshim nuk është e mirë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Pra, është e rëndësishme të keni kujdes për shenjat e stresit. Mund të jeni të stresuar, nëse:
Këshilla të thjeshta për menaxhimin e stresit Njihuni me atë që ju bën të stresuar Për shembull, kur fëmija juaj qan për një kohë të gjatë mund të jetë shumë stresues për ju. Nëse është e rëndësishme për ju që të jeni në kohë, mund t’ju duket stresuese kur shihni se ora po troket, por fëmijët tuaj po lëvizin ngadalë. Nëse e doni një shtëpi të pastër dhe të rregullt, por nuk e keni më, kjo mund të jetë stresuese. Mendim pozitiv dhe të folur për veten Por ju mund ta ndryshoni mendimin e padobishëm në të menduarit realist të dobishëm dhe të folurit pozitiv për veten, të cilat janë mënyra të mira për t’u përballë me stresin. Këto mënyra i shtojnë ndjenjat tuaja pozitive dhe rrjedhimisht edhe aftësinë tuaj për t’u përballë me situata stresuese. Për të vënë në veprim të menduarit dhe të folurit realist me veten, provoni me sa vijon:
Sa më shumë që praktikoni pohime pozitive për veten, aq më automatike do të bëhen ato në jetën tuaj. Filloni të praktikoni në një situatë që ju shkakton stres, dhe pastaj kaloni në një tjetër. Përqendrohuni në atë që është thelbësore Bërja e një plani dhe të pasurit disa rutina familjare mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë në krye të gjërave dhe ta ulni stresin tuaj për një ose nivele. Dhe nëse keni disa detyra të mëdha për t’u marrë me to, ato mund të jenë më të menaxhueshme nëse i ndani në pjesë më të vogla. Ju gjithashtu mund të mendoni të kërkoni ndihmë nga familja ose miqtë. Qëndroni të lidhur me të tjerët Kalimi i kohës me miqtë mund të jetë gjithashtu një ndihmë e vërtetë. Edhe takimi për një kafe të shpejtë mund të jetë i mjaftueshëm, sepse ndarja e shqetësimeve mund t’ju ndihmojë të ndiheni të mbështetur dhe në gjendje më të mirë të përballoni stresin. Nëse keni kohë të kufizuar, lidhja me prindërit e tjerë përmes mediave sociale apo edhe dërgimi i postave elektronike (e-mail) miqve mund t’ju ndihmojë të qëndroni në kontakt me njerëzit me të cilët i ndani mendimet e njëjta. Jepni përparësi shëndetit fizik dhe emocional Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik duke ngrënë mirë, duke bërë stërvitje dhe duke ndarë kohë për pushim. Ndonjëherë një shëtitje e shpejtë rreth bllokut ose një gjumë i shpejtë mund të ndryshojë disponimin tuaj. Nëse e keni të vështirë të flini, mos shikoni televizor, mos kontrolloni emailet tuaja ose mos i përdorni mediat sociale para se të shkoni në shtrat. Nëse jeni shtrirë zgjuar gjatë natës, dilni nga shtrati dhe lexoni diçka jo stimuluese derisa të ndiheni të përgjumur. Ju gjithashtu mund të provoni të bëni një meditim të udhëzuar për t’ju ndihmuar të relaksoheni. Nëse stresi ose shqetësimi për një problem po ju mban të zgjuar, mund të jetë e dobishme t’i shkruani shqetësimet tuaja dhe t’i shikoni ato ditën tjetër. Nëse jeni duke punuar me orë të gjata, mendoni nëse ka mënyra që mund të shkurtoni ose ta bëni punën më fleksibile. Mund të jetë e lehtë ta harrosh kohën për veten tuaj. Bëni një listë të gjërave që ju pëlqejnë, qoftë leximi i revistave, shikimi i televizorit, kopshtarisë, blerjeve etj. Mundohuni çdo ditë ta bëni një gjë në listë, ose çdo dy ditë, dhe veçanërisht në fundjavë. Argëtimi me partnerin dhe familjen tuaj gjithashtu mund të jetë në listën tuaj. Pjesë e të ndarjes kohë për veten mund të përfshijnë të mësuarit të thoni jo. Nëse ju duket e vështirë, mund ta ndiqni një kurs mbi qëndrimin pohues me vetëbesim. Kurset e tilla mund t’ju ndihmojnë me teknikat për të vendosur kufij dhe për të thënë jo, pa u ndjerë në faj. Kërkoni në internet për të gjetur kurse lokale ose në platformën e internetit. Humori bën mrekulli për ta liruar stresin. Duke parë anën qesharake të gjërave do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Buzëqeshja dhe të qeshurit është një nga teknikat më të mira të relaksimit, ndërsa kënaqja e vetes mund të ndihmojë vërtet në zbutjen e niveleve të stresit tuaj. Provoni të flisni me një mik që ju bën të qeshni, ose shikoni një shfaqje televizive qesharake. A e dini se nuk mund të ndiheni në ankth derisa jeni duke përjetuar gëzim? Nëse stresi vazhdon Nëse ende ndiheni shumë të stresuar çdo ditë, mund të jetë e dobishme të flisni me një profesionist shëndetësor, siç është mjeku juaj. Stresi është shpesh rezultat i telasheve me menaxhimin e kohës ose probleme të tjera. Shqyrtimi i problemeve me një profesionist dhe shtjellimi i zgjidhjeve mund të jetë një ndihmë e madhe.
|