Lindi foshnja – porsalinduri/a dhe mënyra për t'i dhënë fund lindjes
Pas lindjes të pakomplikuar vaginale, shumica e foshnjave do të qajnë disa sekonda. Nëse foshnja përshtatet mirë me kushtet jashtë mitrës, mamia do ta vendosë atë në gjoks dhe në bark. Kontakti lëkurë-në-lëkurë ndihmon foshnjën të ruajë nxehtësinë, të stabilizojë frymëmarrjen, ritmin e zemrës, si dhe është fillimi më i mirë në krijimin e lidhjeve fizike dhe emocionale në mes nënës dhe foshnjës. Gjithashtu hapi i radhës i rëndësishëm është të filluarit e ushqyerjes me qumësht gjiri.
Pas lindjes me vakum ose pincë/ forseps, shumica e foshnjave qajnë menjëherë pas lindjes. Nëse nevojitet ndihmë dhe mbështetje për fillimin e frymëmarrjes, mamia do ta çojë atë në një tavolinë të ngrohur, ku foshnjës do t'i jepet ndihma. Kur foshnja fillon të merr frymë mirë, bëhet aktive dhe lëkura i bëhet rozë, i kthehet nënës për të vendosur kontaktin lëkurë-në-lëkurë.
Foshnjat e lindur me ekstraktim vakumi shpesh kanë succedaneum të madh kaput dhe shenjë nga kupa e vakumit. Pas aplikimit të pincës, në fytyrë mund të ketë shenjë ose hematoma e shkaktuar nga tehet e pincës. Të gjitha këto gjëra tërhiqen shpejt dhe nuk ndikojnë në shëndetin e foshnjës.
Foshnjën e lindur me lindje/ seksioni cezarian të planifikuar, e merrë mamia në sallën e operacionit, vlerëson frymëmarrjen në tavolinë të ngrohur, fshin dhe kujdeset për trungun e kordonit të kërthizës. Anestezia spinale/kurrizore ose epidurale ju mundëson të mos humbisni momentin magjik, të shihni të porsalindurin dhe të dëgjoni qarjen e parë. Rekomandohet të pyesni personelin mjekësorë për mundësinë e kontaktit lëkurë-në-lëkurë në sallën e operacionit menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Të porsalindurit e lindur me prerje cezariane urgjente kanë më shumë gjasa të kenë probleme me adaptimin. Mamija vendos foshnjën në tavolinë të ngrohur, ndërsa pediatri vlerëson vitalitetin e foshnjës dhe i jep ndihmën e nevojshme. Nëse operacioni realizohet me anestezi të përgjithshme, foshnjën do ta shihni pas zgjimit. Nëse foshnja ka nevojë për inkubator ose përkujdesje tjetër shtesë, të gjitha informacionet i merrni nga pediatri.
Në lindjet me prerje cezariane, veçanërisht në rastet urgjente, mund të ndodhë një prerje në pjesën prezantuese të foshnjës kryesisht në kokë ose në të pasme/mollaqe. Shumicën e rasteve këto prerje janë sipërfaqësore, shërohen brenda pak ditësh dhe nuk lënë shenja. Zakonisht është e mjaftueshme të përdorni shirit ngjitës në prerje, rrallëherë është e nevojshme dëmtimi të qepet. Këto prerje janë sterile, andaj nuk ekziston rreziku i infektimit ose nevoja për mbrojtje kundër tetanosit.