Nënat dhe baballarët e rinj: zgjedhje të shëndetshme të jetesës
Konsumi i ushqimit dhe lëngjeve të shëndetshme në ditët e para Kujdesi për foshnjen e porsalindur kërkon shumë kohë dhe energji. Kjo do të thotë që ju me shumë mundësi do të keni më pak kohë për të bërë pazar dhe për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve dhe vakteve. Ushqimi i mirë ju ndihmon për të mbajtur lart nivelin tuaj të energjisë. Për të qenë të shëndetshëm, ju duhet të konsumoni çdo ditë një shumëllojshmëri ushqimesh nga pesë grupet kryesore të ushqimit:
Gjithashtu është e rëndësishme të pini shumë ujë - sasia e rekomanduar është tetë gota në ditë. Ndonjëherë është mirë, të pini lëngje, lëngje të ëmbla ose një pije joalkoolike, por ato përmbajnë shumë sheqer, kështu që uji është zgjedhja më e shëndetshme. Nëse jeni duke ushqyer me gji, trupi juaj ka nevojë për lëndë ushqyese shtesë, të cilat mund t’i merrni nga një dietë e shëndetshme për ushqyerjen me gji. Këshilla për ushqyerjen e shëndetshëm për prindërit e rinj Këtu janë dhënë disa këshilla dhe opsione për të pasur ushqim të shpejtë, të lehtë dhe të shëndetshëm:
Aktiviteti fizik për prindërit e rinj Edhe pse mund të ndiheni të lodhur dhe të dëshironi të pushoni sa herë të keni mundësi, ushtrimet në fakt mund t’i rrisin nivelet tuaja të energjisë dhe t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Lëvizja është shumë me rëndësi - 30 minuta ose më shumë në ditë. Mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për ta përshtatur këtë, por mund të përpiqesh ta bësh atë pjesë të aktiviteteve të përditshme. Për shembull, shtyrja e karrocës së fëmijës suaj në dyqane për të marrë disa gjëra për darkë ju largon nga shtëpia dhe ju mban gjithashtu aktiv. Nuk keni nevojë të shkoni në një palestër për të ushtruar. Mësoni disa ushtrime që mund t’i bëni nga shtëpia ose bëni një shëtitje ose vrap. Atëherë nuk do të ju duhet të shqetësoheni për kohën e të shkuarit në palestër. Nënat e reja mund të shqetësohen për humbjen e peshës që kanë fituar gjatë shtatzënisë. Është e rëndësishme t’i jepni trupit tuaj kohë për t’u rikuperuar pasi lindjes. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e lehta do ta ndihmojnë këtë. Alkooli, pirja e duhanit dhe medikamentet Kujdesuni për foshnjeën tuaj në mënyrë të sigurt Tani që jeni duke u kujdesur për një të porsalindur, do t’ju duhet të planifikoni se kush do të kujdeset për foshnjen nëse jeni duke pirë alkool ose duke marrë ilaçe që mund t’ju bëjnë të përgjumur ose të ndikojnë në ekuilibrin tuaj. Alkooli dhe pirja e duhanit Pirja e duhanit e vë foshnjen tuaj në rrezik të lartë të vdekjes së papritur në foshnjëri (SUDI) duke përfshirë Sindromin e Vdekjes së Papritur Foshnjore (SIDS) dhe aksidentet fatale të gjumit. Më së miri është që ju dhe foshnja juaj të jeni në një mjedis pa tym. Kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, kështu që përpiquni të mos e konsumoni atë shumë vonë. Ushqimi që konsumoni, pijet dhe duhani kalojnë përmes qumështit të gjirit tek foshnja juaj dhe mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të tij/saj. Pra, nëse jeni duke ushqyer me gji është më mirë të mos pini alkool, duhan ose të përdorni barna.
|