Udhëzues: Sinjalet e foshnjave dhe gjuha e trupit!

Gjuha e trupit të foshnjës suaj mund t'ju tregojë se si ndihet dhe çfarë i duhet. Kërkoni te foshnjat sa më shumë sinjale për lodhje, kënaqësi, vigjilencë, uri, parehati . Shikoni videot më poshtë për të parë sinjalet e foshnjës në veprim.
Body
Rreth sinjaleve të foshnjave dhe gjuhës së trupit

Gjuha e trupit të foshnjës suaj mund t’ju tregojë se si ndihet dhe çfarë kërkon nga ju.

Gjuha e trupit të foshnjës suaj ju jep sinjale të rëndësishme nëse është:

  • i/e lodhur,
  • i/e uritur,
  • zgjuar dhe gati për të luajtur,
  • ka nevojë për pushim.
Pse është e rëndësishme t’u përgjigjemi sinjaleve të bebeve?

Kur vështron gjuhën e trupit të foshnjes dhe reagon ndaj saj, foshnja ndihet i\e sigurt dhe e mbrojtur. Kjo ju ndihmon të krijoni një marrëdhënie të fortë me të. Gjithashtu, për foshnjën, një marrëdhënie e fortë me ju dhe me kujdestarë të tjerë kryesorë është jetësore për zhvillimin e saj.

Njohja e sinjaleve të foshnjave

Të gjitha foshnjat japin sinjale si ndihen dhe çfarë u nevojitet prej jush. Mirëpo çdo foshnjë zhvillon kombinimin e vet të shenjave për të treguar se çfarë dëshiron. Me kalimin e kohës ju do t'i njihni sinjalet individuale të foshnjës tuaj dhe çfarë shprehin ato për ndjenjat e tij/saj.

Dhe ndërsa ju dhe foshnja juaj njiheni, do të jeni në gjendje të kuptoni mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur sinjaleve individuale të foshnjës. Për shembull, foshnja juaj e shqetësuar mund të qetësohet kur i buzëqeshni, ose mund t’i pëlqejë më shumë kur i këndoni dhe flisni me të. Kjo ju ndihmon të dini si t’i përgjigjeni herën tjetër kur të qajë.

Sinjale të foshnjës që thotë “Jam i/e lodhur!”

Sinjalet që foshnja bën për të treguar se është i/e lodhur janë:

  • vështron në distancë,
  • lëviz vrullshëm,
  • gogësin,
  • bën naze,
  • thith gishtat,
  • humbet interesin për njerëzit ose lodrat.

Kur i njihni shenjat e lodhjes te foshnja juaj, është mirë të filloni ta bëni gati për gjumë.

Sinjalet e foshnjës që thotë “Jam i/e uritur!”

Të porsalindurit duhet të ushqehen çdo 2-3 orë. Kur është i/e uritur, foshnja juaj mund:

  • të bëjë zhurmë thithëse,
  • të lëviz drejt gjirit të nënës.

Mund të filloni t’i kërkoni këto sinjale çdo 1-2 orë tek të porsalindurit ose çdo 3-4 orë për një foshnjat më të mëdha.

Kur i njeh shenjat e urisë te foshnja juaj, është një ide e mirë t’i jepni ushqim. Kërkimi i shenjave të urisë te foshnja është një mënyrë më efektive, sesa të prisni për një numër të caktuar orësh.  

Sinjalet e foshnjës që thotë “Dua të luaj!”

Zakonisht foshnjat më të rritura ndjekin një rutinë “ushqim-lojë-gjumë”.

Sinjalet që tregon se foshnja juaj është gati të luajë me ju përfshin:

  • sy të hapur dhe të shndritshëm,
  • kontakt me sy ,
  • buzëqeshje,
  • lëvizje të lehta,
  • duar që zgjaten drejt jush.

Kur i dalloni shenjat “gati për të luajtur” tek foshnja juaj, është koha e duhur për të buzëqeshur dhe për të folur me foshnjën tuaj. Loja e foshnjës është e thjeshtë: lodra më e mirë për foshnjën tuaj jeni ju, dhe loja më e mirë e saj është duke luajtur me ju.

Foshnja thotë “Më duhet një pushim!”

Foshnjat që janë katër muajshe e sipër mund të mos jenë gjithmonë gati për dremitje pas kohës së lojës. Në vend të kësaj, ndonjëherë ato mund të duan një ndryshim të ritmit ose të aktivitetit. Po, si duken këto sinjale të foshnjave?

Nëse fëmija do një pushim nga ajo që po bën tani, ai/ajo mund:

  • ta largojë kokën nga ti,
  • të përpëlitet ose të shkelmojë.

Kur i njihni sinjalet “gati për pushim” të foshnjës suaj, është ide e mirë t’i jepni pak kohë të qetë ose një aktivitet tjetër. Për shembull, nëse fëmija e largon kokën nga rrake-takja që po i tregoni, mund ta shtrish atë në shpinë dhe ta lejoni që të shfaqë një tjetër interes.