Si ta bëni fëmijën tuaj të hajë mëngjesin!

Mëngjesi i jep fëmijës tuaj energji për lojë, mësim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve. Një mëngjes i shëndetshëm ka një ekuilibër të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Opsionet e shëndetshme të mëngjesit përfshijnë qull, tërshërë, muesli, drithëra me përmbajtje të ulët të sheqerit, vezë të ziera, omëleta, drithëra, tost, fruta dhe kos.
Body

Pse një mëngjes i shëndetshëm është i rëndësishëm!?

Mëngjesi u jep fëmijëve energjinë e nevojshme për të përballuar ditët e tyre të ngarkuara. Fëmijët që hanë një mëngjes të shëndetshëm kalojnë më gjatë pa u ndjerë të uritur. Kjo do të thotë se ata mund të përqëndrohen në lojë, mësim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve.

Një mëngjes i shëndetshëm mund t’i ndihmojë fëmijët të performojnë më mirë në shkollë.

Fëmijët që hanë mëngjes gjithashtu priren të:

  • kenë frekuentim më të mirë në shkollë sesa ata që e anashkalojnë rregullisht mëngjesin.
  • janë emocionalisht më të shëndetshëm sesa ata që nuk hanë mëngjes.
  • qëndrojnë në një peshë të shëndetshme, sepse ata kanë më pak gjasa të hanë ushqime me sheqer ose yndyrë.

Si duhet të jetë një mëngjes i shëndetshëm?

Një mëngjes i shëndetshëm duhet të ketë një ekuilibër të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave për të mbajtur nivelet e energjisë të qëndrueshme gjatë gjithë mëngjesit.

Fëmija juaj mund të dëshirojë të zgjedhë nga opsionet si qull, tërshëra, muesli, drithëra integrale me sheqer të ulët, vezë të ziera, omëleta, tost me bukë integrale, fruta dhe kos.

Drithërat integrale si buka me shumë fara, tërshëra dhe qulli janë zgjedhje të mira për mëngjes. Trupi i fëmijës suaj i tret dhe i thith më ngadalë se sa drithërat e përpunuara dhe me sheqer. Ato i japin fëmijës tuaj energji dhe plotësi më të gjatë gjatë gjithë ditës.

Idetë e shëndetshme të mëngjesit për të nxitur fëmijën tuaj!

Ju jeni një model i rëndësishëm kur vjen puna për të ngrënë. Tregojuni fëmijëve tuaj se mëngjesi është i shijshëm dhe një pjesë e rëndësishme e ditës tuaj, kjo është një mënyrë e mirë për t'i inkurajuar ata që ta hanë atë. Ju gjithashtu mund të flisni me ta mbi përfitimet nga ngrënia e mëngjesit.

Këtu janë më shumë ide për të inkurajuar zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm në mëngjes :

  • Bëni mëngjesin një kohë për t'u ulur dhe ngrënë me fëmijët tuaj. Të qenit një shembull i mirë është një mënyrë e fuqishme për të ndikuar në zakonet e fëmijëve tuaj.
  • Nëse fëmija juaj thotë se nuk është i/e uritur në mëngjes, provoni të bëni një smoothie të shëndetshme, me qumësht, kos dhe një frutë si një banane, në vend të një “vakti” më tradicional të mëngjesit.
  • Një opsion tjetër është që fëmija juaj të hajë një vakt të vogël në shtëpi, si një tas i vogël me tërshërë ose një copë fruti. Pastaj jepini fëmijës tuaj një ushqim të lehtë të shëndetshëm për të ngrënë para fillimit të shkollës - për shembull, një sanduiç ose pak kos me fruta.
  • Nëse një orar i ngjeshur i mëngjesit ju pengon ngrënien e mëngjesit, provoni të vendosni alarmin e fëmijës tuaj 10 minuta më parë, apo edhe të bëni mëngjesin gati një natë më parë. Për shembull, vendosni drithërat në tas gjatë natës dhe lërini mbi tavolinë, kështu që fëmija juaj duhet të shtojë vetëm qumështin në mëngjes.
  • Nëse fëmija juaj ndjehet i/e ngopur në mëngjes, mendoni për mënyrat për ta bërë mëngjesin më interesant. Për shembull, mund të provoni diçka si një fetë buke integrale me rikota me yndyrë të ulët, me banane të prera dhe mjaltë të spërkatur sipër.
  • Nëse fëmija juaj më i madh refuzon të hajë mëngjes, përpiquni të mos e bëni të madhe. Fëmija juaj mund ta bëjë këtë si një mënyrë për të treguar pavarësinë. Ju mund të sugjeroni që fëmija juaj të marrë një copë fruti ose një smoothie të shëndetshme të bërë me qumësht, kos dhe fruta dhe pak mjaltë, që ta marrë rrugës për në shkollë. Ose inkurajoni fëmijën tuaj të zgjedhë opsionet e tij/saj të shëndetshme të mëngjesit, kur jeni jashtë për të bërë pazar.

Përfitimet ushqimore të mëngjesit!

Trupat e njeriut prodhojnë energji nga karbohidratet, duke i ndarë ato në një sheqer të quajtur glukozë. Pas një nate pa ushqim, trupi juaj e ka përdorur glukozën e tij. Fillon të përdorë rezervat e energjisë nga muskujt tuaj, si glikogjeni dhe acidet yndyrore. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një ri-fitim të energjisë para se të merremi me aktivitetet e ditës.

Ngrënia e mëngjesit do t'i japë fëmijës suaj energji dhe do të fillojë metabolizmin e tij/saj. Kjo do ta ndihmojë trupin e tij/saj të përdorë ushqimin që ha në mënyrë më efikase gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, fëmijët që humbasin mëngjesin nuk i 'kapin' më ato lëndë ushqyese të humbura gjatë pjesës tjetër të ditës.