Loja me foshnjat e lindura para kohe në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal
Loja me foshnjat e lindur para koheNëse foshnja juaj është e lindur para kohe, ai/ajo ndoshta do të kalojë kohë shtesë në një pjesë të veçantë të spitalit, siç është Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal (NjKIN). Do të duhet të bisedoni me stafin për të mësuar se kur janë kohët më të mira dhe mënyrat më të mira për të luajtur me foshnjën tuaj gjatë kësaj periudhe. Është e rëndësishme të luani me foshnjën tënde me lindje të parakohshme! Ajo ndihmon:
Në fillim foshnja juaj me lindje të parakohshme do të jetë në gjendje të luajë vetëm për disa minuta brenda një intervali. Ai/ajo mund të jetë i/e lodhur lehtë nga çdo gjë që ndodh përreth dhe brenda tj/saj. Përderisa foshnja juaj rritet dhe bëhet më e fortë, ai/ajo do të jetë në gjendje të luajë për më gjatë. Kur filloni për herë të parë të luani me foshnjën tuaj, është një ide e mirë t’i stimuloni vetëm nga një shqisë për secilën herë – për shembull, vetëm shikimin ose vetëm dëgjimin. Në fakt duhet ta ndërprisni lojën, nëse gjuha e trupit të foshnjës tënde të sinjalizon se mjafton. Ai mund ta tregojë këtë duke shikuar larg, duke i mbyllur sytë ose duke u ndjerë jo rehat. Mos u shqetëso nëse loja nuk shkon mirë secilën herë. Disa ditë foshnja mund të jetë e trazuar ose e stimuluar së tepërmi, ose thjesht të mos përgjigjet. Ide për lojë për NjKIN: gjërat që duhet shikuarBebes suaj mund t’i pëlqejë të ketë diçka për të parë, veçanërisht nëse është fytyra juaj. Në fakt, foshnjat shumë të reja me lindje të parakohshme mund të mos duan të shohin asgjë tjetër përveç fytyrave. Pas ca kohësh, foshnja mund të dojë të të shohë duke tundur lehtë gishtat ose duke lëvizur kokën ngadalë nga njëra anë në tjetrën. Përderisa fëmija yt bëhet më i fortë, atij/asaj mund t’i pëlqejë të ketë gjëra të reja për të parë. Disa NjKIN kanë karroca speciale për fëmijë, të cilat mund t’i përdorni për t’i marrë foshnjat për shëtitje për të parë gjëra të reja. Ide për lojë për NjKIN: prekje dhe masazhPrekja e foshnjës është një mënyrë tjetër për ta filluar lojën së bashku. Kur fëmija juaj është pak më i madh dhe mjeku juaj thotë se është në rregull, ju mund t’i bëni masazh atij. Masazhi është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me foshnjën tuaj dhe gjithashtu mund ta ndihmojë foshnjën të fitojë peshë. Është ide e mirë të shmangësh përdorimin e gishtave për të prekur foshnjën tënde me lindje të parakohshme. Kjo mund të jetë tepër nxitëse dhe madje pak e dhimbshme për të. Ide për lojë për NjKIN: këngë, tregime dhe libraFëmija juaj me lindje të parakohshme mund të kënaqet kur dëgjon zërin dhe dashurinë me të cilin i flisni, i lexoni dhe i këndoni. Mund ta bëni këtë qysh herët me foshnjën tuaj. Provoni të këndoni ose të flisni me zë të ulët për ta mbajtur poshtë nivelin e zhurmës në NjKIN. Mund t’i pëshpëritni foshnjës ose ta këndosh vazhdimisht të njëjtën këngë. Ose mund të sajoni një këngë, duke përdorur emrin e fëmijës tënd ose atë që po ndodh rreth teje. Nëse doni të bëni muzikë për fëmijën tuaj me lindje të parakohshëm në spital, kontrolloni fillimisht me personelin mjekësor. Foshnjat mësojnë shpejt t’i njohin këngët dhe meloditë dhe gjithashtu mësojnë se mund të nënkuptojnë disa gjëra. Për shembull, disa këngë nënkuptojnë se është koha për të fjetur, disa mund të thonë se është koha e ndërrimit të plenave, e kështu me radhë. Kur këndimi përputhet me ndjenjat e foshnjës, ai/ajo mund t’i përmirësojë rrahjet e zemrës, gjumin, konsumimin e kalorive dhe thithjen. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa këndimi më i butë dhe më i ngadalshëm, kur foshnja nuk është e qetë. Këndimi është i mirë edhe për ty. Të ndihmon të marrësh frymë thellë dhe mund të të ndihmojë të ndihesh më i/e qetë në këtë kohë të rëndësishme në jetën tënde dhe atë të foshnjës. |