Krijimi i hapësirës suaj NICU
1. Mundësoni që hapësira përreth foshnjës të jetë më personale
Ju mund të sillni gjëra nga shtëpia, t’i përdorni dhuratat e njerëzve, ose të vendosni fotografi tuaja dhe të vëllezërve dhe motrave të foshnjës tuaj për ta bërë hapësirën rreth foshnjës tuaj më ndryshe nga ajo e foshnjave tjera. Mirëpo keni parasysh që shumë probleme mund ta bëjnë të vështirë kujdesin ndaj foshnjës suaj.
2. Krijoni një hapësirë private
Të ulur në NICU, zakonisht jeni të kthyer me fytyrë jashtë. Kjo do të thotë që të gjithë ata që kalojnë mund të të shohin. Nëse do pak kohë private, por edhe dëshiron të qëndrosh pranë foshnjës, ktheje karrigen në mënyrë që të jeni të kthyer më fytyrë për nga brenda.
3. Festoni rastet e veçanta
Festimi i një dite të veçantë mund t’ju heqë mendjen nga shqetësimet për foshnjën tuaj.
Vizitoni foshnjën tuaj në NICU
4. Bëj pyetje dhe jini të informuar
NICU mund të jetë dërrmuese. Nëse nuk jeni të sigurt për ndonjë gjë, është në rregull t’i kërkoni stafit të spitalit t’u shpjegojë me fjalë që i kuptoni. Mund të mbani shënime, që do t’u ndihmojnë të kujtoni hollësitë e rëndësishme.
Ndërtimi i marrëdhënieve me personelin mjekësor mund t’ua lehtësojë parashtrimin e pyetjeve dhe të përditësoheni. Mund të zgjedhni që të flisni rregullisht me dy ose tre nga personeli mjekësor sesi po zhvillohet foshnja juaj. Turnet e repartit mund të jenë një kohë e mirë për ta bërë këtë.
5. Përfshihuni në rutinën e foshnjës tuaj
Nëse mundeni, planifikoni të jeni në NICU kur stafi të bëjë “kujdesin” ndaj foshnjës tuaj. Në fillim mund të mësoni e pastaj të merrni përsipër pak nga pak kujdesin e foshnjës. Për shembull, mund të ndihmoni që të lani fytyrën e foshnjës, t’i ndërroni pelenat ose ta ri-poziciononi foshnjën.
Duke e bërë këtë, ti bëhesh pjesë e jetës së foshnjës suaj. Ai/ajo do të mësojë t’ju njohë, dhe ju do të mësoni sesi ta trajtoni foshnjën tuaj në mënyrat që i pëlqejnë më shumë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar siguri duke u kujdesur për të.
6. Bëni një vizitë me miqtë dhe familjen për t’ju mbështetur
Disa, por jo të gjithë, NICU lejojnë miqtë dhe familjen e zgjeruar për të vizituar. Mbi të gjitha, këta vizitorë janë përkrahja juaj, ndërsa jeni duke mbështetur fëmijën tuaj.
Është ide e mirë të keni vetëm një ose dy vizitorë në një kohë, sepse shumë njerëz mund të jenë dërrmues për ty dhe foshnjën tuaj.
7. Mbaj një regjistër të zhvillimit të foshnjës tënde
Ka të ngjarë që ju do të harroni shumë gjëra për këtë kohë në jetën e foshnjës tuaj – edhe pse kjo mund të duket e paharrueshme tani. Mund të bëni foto ose video apo të mbani një ditar që të të ndihmojë të kujtoni.
Relaksim dhe shplodhje brenda dhe jashtë NJIKN-së
8. Dilni nga spitali për pushime të shkurtra.
Të kalosh orë të gjata në NICU mund të jetë e mërzitshme dhe e lodhshme. Ndaje kujdesin me partnerin dhe merr radhën të dalësh nga spitali për një pushim.
9. Gjeni një vend të qetë për t’u shplodhur
10. Mendoni për të shkruar një ditar
Shkrimi i ditarit mund t’u jep mundësinë t’i shprehni ndjenjat, të meditoni për atë që po ndodh. Ditari mund të jetë vetëm për ju, ose mund të planifikoni ta ndani me të tjerët në ndonjë fazë më vonë.
11. Merrni një libër për ta lexuar
12. Bëni ushtrime shlodhjeje
13. Ndani kohë për vetveten.
Të dilni jashtë me partnerin, qoftë vetëm ose me miqtë është mirë për të gjithë.
Krijoni kohë për veten ndërsa fëmija juaj është në NICU
14. Merrini gjërat shtruar në raport me veten
Është në rregull të thuash që nuk mund të dalësh në festën e ditëlindjes së një miku këtë vit, nëse nuk e ndjeni që të shkoni. Nëse kujdeseni për veten, do të jeni më të aftë që të kujdeseni më mirë për foshnjën tuaj.
15. Pranoni ndihmën e familjes dhe të miqve
Ndihma praktike nga miqtë dhe familja mund t'ju lirojë për këto prioritete.
16. Flisni me dikë
Të kesh një fëmijë në NICU mund të jetë e vështirë dhe është normale të ndjesh emocione të forta si faji, zemërimi, turpi dhe mungesë shprese. Është mirë t’i pranoni emocionet e tua dhe të flisni me dikë që keni besim.
17. Hani mirë
Ushqimi nutritiv do t’ua rritë nivelin e energjisë. Përdorni urinë dhe etjen për t’u orientuar në atë që hani dhe pini.
18. Pranoni se do të ketë të ngritje dhe rënie.
Vetëdija dhe pranimi se do të ketë ditë të mira dhe ditë të këqija do t’ju ndihmojë të mos ndiheni aq të tronditur dhe të shqetësuar kur ngjajnë ditë të këqija.
|