Lindja e parakohshme: pyetje për të parashtruar
Përse është mirë të bëni pyetje në lidhje me lindjen e parakohshmeËshtë plotësisht e kuptueshme nëse ndiheni të shqetësuar për veten ose foshnjën tuaj përpara një procesi të lindjes së parakohshme. Mund të ndjeni se gjithçka është jashtë kontrollit tuaj. Një mënyrë për t’u ndjerë pak më shumë nën kontroll është të merrni informacionin që ju nevojitet dhe doni të dini dhe duke bërë disa pyetje. Ku lindin foshnjat e parakohshme?Një nga pyetjet më të shpeshta mund të jetë - ku do të lind foshnja ime e parakohshme? Me shumë mundësi do të keni nevojë të lindni në një spital standard materniteti. Nëse foshnja juaj ose foshnjat tuaja me lindje të parakohshme do të lindin shumë herët - 32 javë ose më herët - mund të jetë e nevojshme të lindni në një spital që ka Njësi të Kujdesit Intensiv Neonatal (NjKIN), në vend të spitalit ku jeni planifikuar për të lindur. Spitalet me NjKIN janë zakonisht në qytetet e mëdha. Nëse jetoni në një zonë rajonale, rurale ose të largët, ndoshta do t’ju duhet që përpara lindjes, të shkoni në një spital në qytet. Nëse foshnja juaj ka lindur në një spital pa NjKIN dhe duhet të dërgohet në të, spitali duhet të përdorë një ambulancë të specializuar për ta transferuar foshnjen atje. Nëse spitali me NjKIN gjithashtu ka një departament të lindjes, ju mund të transferoheni atje pas lindjes, sapo të jeni në gjendje për të udhëtuar. Bisedoni me mjekun ose infermieren tuaj për të kuptuar se si do të ndodhë e gjithë kjo. Çfarë do të ndodhë gjatë dhe pas lindjes së parakohshme?Të dish se çfarë të presësh gjatë një lindjeje të parakohshme mund t`ju ndihmojë t`i jepni përgjigje disa nga pikëpyetjeve tuaja. Mund të ndihmojë nëse flisni me mjekun ose infermieren tuaj për të mësuar më shumë rreth lindjes, çfarë do të ndodhë pas saj dhe si do t’ju mbështesë stafi mjekësor. Gjithashtu, mjeku ose infermierja juaj mund t'ju kontaktojnë me ekipin mjekësor i cili do të kujdeset për ju dhe foshnjen tuaj. Më poshtë janë paraqitur disa pyetje të cilat mund t’ia parashtroni mjekut ose mamisë suaj në lidhje me dhimbjet përpara lindjes dhe procesin e lindjes dhe si do t'ju mbështesin ata. Dhimbjet para lindjes dhe lindja e parakohshme
Foshnja ime e lindur para kohe
'Gjithçka më dhimbte kur infermieret në spital lidhën dy monitorë që tregonin se kishin filluar dhimbjet e lindjes. Në çdo dy minuta ndjeja kontraktime. Mjeku mbërriti dhe ishte i mrekullueshëm - na informoi për secilin hap, për çdo pasojë, dhe për rezultatet e mundshme. Nuk ka kohë. Një anestezi e përgjithshme. U tremba - jo për veten, por për foshnjen tonë.'
|