Lindja e parakohshme: përgatitja mendore dhe emocionale
Përgatitja mendore dhe emocionale për një lindje të mundshme të parakohshme! Nëse jeni në dijeni se mund të keni lindje të parakohshme dhe një foshnje që do i duhet të qëndrojë në spital, është normale që ju dhe partneri juaj të ndjeni një sërë emocionesh. Për shembull, mund të ndjeni gëzim, dashuri, pafuqi, trishtim, faj, frikë ose shqetësim. Mund t’ju ndihmojë nëse lexoni për lindjet e parakohshme dhe foshnjat që lindin parakohe. Do t'ju bëjë mirë të bisedoni me mjekun ose infermieren tuaj dhe të bëni pyetje rreth dhimbjeve dhe lindjes së parakohshme. Bisedat me prindër të tjerë që kanë fëmijë të cilët kanë lindur parakohe, do t'ju ndihmojnë gjithashtu. Nëse është e mundur, provoni dhe merrni pjesë edhe në klasa dhe kurse për kujdesin përgjatë shtatzanisë. Këto klasa/kurse nuk kanë të bëjnë vetëm me lindjen - ato gjithashtu ju mësojnë si të kujdeseni për foshnjen tuaj. Qëndroni të qetë përpara lindjes së parakohshme Ju mund të ndiheni të hutuar ose të mbingarkuar në procesin drejt lindjes. Në vijim disa strategji që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të qetë:
Njohja me Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal (NjKIN) Foshnja juaj mund të dërgohet pas lindjes në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Foshnjat në NjKIN zakonisht kanë rreth tyre më shumë pajisje/aparatura dhe teknologji, gjë që mund të jetë e rëndë, madje e frikshme në fillim. Ndonjëherë është e vështirë të imagjinohet NjKIN si një dhomë fëmijësh/inkubator. Nëse e vizitoni NjKIN përpara lindjes, do t’iu duket më e njohur, kur të vizitoni më pas aty foshnjën tuaj. Mjeku juaj ose mamia mund t'ju ndihmojnë për këtë. Përgatitja e vëllezërve dhe motrave për foshnjen dhe lindjen e parakohshme Është ide e mirë të flisni me fëmijët tuaj më të rritur para se të shkoni në spital. Biseda me fëmijët tuaj për atë që po ndodh do t'i ndihmojë ata të ndihen më pak të shqetësuar dhe të hutuar për ndryshimin e planeve. Ata mund të shqetësohen se janë bërë shkak për lindjen e parakohshme të foshnjes ose se dhe ata do të sëmuren si ai/ajo. Ju mund t'i bëni me dije se ata nuk kanë bërë asgjë dhe se nuk mund të preken nga sëmundja e foshnjes. Jepini fëmijëve tuaj një ide të përafërt rreth kohës që ju dhe vëllai ose motra e tyre e re do të qëndroni në spital - për shembull, sa ditë apo javë. Ju mund të bëni një kalendar, në të cilin fëmijët tuaj më të rritur mund të vizatojnë. Kalendari mund të tregojë kur e kanë vizituar, dhe mund ta përdorin për të zbritur ditët derisa foshnja e porsalindur të vijë në shtëpi. Një tjetër ide e mirë është t'iu shpjegoni se ju do të kaloni shumë kohë duke vizituar spitalin. Kjo gjë do t'i ndihmojë fëmijët nëse e dinë se kush do të kujdeset për ta gjatë kohës që ju jeni në spital ose duke vizituar foshnjen tuaj në NjKIN. Po kështu, ju mund të bisedoni me ta rreth vizitës tek i/e porsalinduri/a. Nëse i'u tregoni atyre fotografi të foshnjave të parakohshme, ata do të jenë më të përgatitur se si do të duket i/e porsalinduri/a kur t'a vizitojnë. Ata mund të bëjnë një vizatim për të, dhe në këtë mënyrë do të ndihen më afër vëllait/motrës së tyre të re. Përgatitja e vetes mendërisht dhe emocionalisht për lindjen e parakohshme është e rëndësishme. Ka edhe shumë gjëra të tjera praktike që mund të bëni para lindjes së parakohshme për t’i bërë gjërat më të lehta për veten dhe familjen tuaj.
|